Parlamenti Europian për luftën e trafikut të qënieve njerëzore

Parlamenti Europian për luftën e trafikut të qënieve njerëzore

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Gjatë seancës dëgjimore do të diskutohej në lidhje me identifikimin e kategorive të ndryshme të trafikut njerëzor, kush përfiton prej tij dhe çfarë mund të bëjë Bashkimi Europian.

Drejtuesja e Komitetit Elena Valenciano, citoi se Parlamenti Europian ka një rol kyç në monitorimin e aktiviteteve të BE-së edhe jashtë kufijve të Unionit dhe se sigurimi i respektimit të të drejtave të njeriut është pjesë thelbësore e politikave të BE. Ajo theksoi se duhet forcuar puna në drejtim të zotimeve , qëllimeve të mira dhe zbatimit efektivisht në realitet të të drejtave të njeriut. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, gjysma e viktimave të trafikut janë gra dhe rreth një e treta janë fëmijë. Pjesa më e madhe e viktimave janë subjekte të shfrytëzimit seksual. Forma të tjera të shfrytëzimit si puna e detyruar po marrin gjithnjë e më shumë drejtim.

“Skllavëri e kohërave tona”

 “Trafiku i qenieve njerëzore është skllavëria e ditëve tona” u shpreh Valenciano. Ajo vijoi duke shtuar se sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës janë 20 milion njerëz në të gjithë botën të cilët janë cënuar nga trafikimi, ku më të prekurat janë femrat të cilat janë shndërruar në viktimat më të mëdha të shfrytëzimit seksual. “Nuk është vetëm një dhunim serioz i të drejtave të njeriut por burim financiar që ushqen rrjete të krimit të organizuar. Është e nevojshme bashkëpunimi në të gjitha nivelet dhe BE-ja duhet të tregojë fuqinë e saj në këtë drejtim ” shtoi Valenciano.

Çfarë ka bërë BE deri tani?

Direktiva për trafikun e qenieve njerëzore është adoptuar më 21 Mars 2011. Ajo fokusohet në parandalimin, mbrojtjen e viktimave të trafikut dhe ndjekjen e kriminelëve. Adoptuar më 2012, Strategjia Europiane drejt çrrënjosjes së trafikimit të qenieve njërëzore, parashikon një sërë prioritetesh dhe masash konkrete në parandalimin e trafikut të njerëzve; asistimit të ndihmës për viktimat dhe rritjen e ritmit të përndjekjes së trafikuesve. Trafikut njerëzor adresohet po ashtu nga disa instrumenta të jashtëm, siç janë progres raportet vjetore të vendeve që aspirojnë t’i bashkohen BE-së ashtu si dhe bisedimet e shumta me vende jashtë Unionit.

                                                                                                                      Parlamenti Europian, prill 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk