Të drejtat e njeriut dhe mbikqyrja : a mundet të sigurojë BE-ja përdorimin demokratik të teknologjive të saj?

Të drejtat e njeriut dhe mbikqyrja : a mundet të sigurojë BE-ja përdorimin demokratik të teknologjive të saj?


Përmes sigurimit të qasjes më të mirë në njohuri, teknologjia ka ndihmuar në fuqizimin e qytetarëve dhe një ndikimin pozitiv në arsim dhe media. Në një konferencë publike të kryesuar nga Elena Valenciano dhe Bernd Lange, kryetarët e Nënkomisionit të Drejtave të Njeriut dhe të Komitetit të Tregtisë Ndërkombëtare, Marietje Schaake, u shpreh se BE-ja duhet të njohë rreziqet që i kanosen të drejtave të njeriut në mungesën e politikave të duhura.

"Ne kemi marrë shumë mësime të vlefshme nga ngjarjet e viteve të fundit, të tilla si kryengritja arabe apo shpalljet e NSA që kanë treguar se teknologjitë e mbikqyrjes kanë dëmtuar interesat e njerëzve, sigurinë e tyre dhe të drejtat e tyre njerëzore", paralajmëroi Schaake e cila theksoi nevojën për të rinovuar kontrollet e eksportit të teknologjive të reja.

Pjesa e parë e dëgjesës publike u fokusua në problemin e kontrollit të eksportit të teknologjive europiane në vendet e treta, ku ato mund të përdoren në vëzhgimin e protestave, individëve dhe partive opozitare. Nga ana tjetër, ekspertët paralajmëruan se duke zgjeruar kontrollin e eksportit kjo mund të ketë një ndikim negativ tek punësimi dhe industria, dhe në disa mënyra mund të jetë një veprim sipërfaqësor për shkak të disponueshmërisë së teknologjisë. Paneli i dytë u përqëndrua në ndikimin e teknologjive tek të drejtat e njeriut në vendet e treta.

Si pasojë e sulmit Charlie Hebdo ka patur thirrje për më shumë siguri. Ish-raportuesi i posaçëm i OKB-së Frank La Rue theksoi se shtetet kanë detyrim të mbrojnë qytetarët dhe të forcojnë sigurinë. Ai shpjegoi se mbikqyrja mund të përdoret sipas rregullave, por problemi është se ka një humbje të kapacitetit në monitorimin e procedurave. Megjithatë "mbikqyrja në masë është natyrisht një shkelje e privatësisë", tha ai
                                                                                                                Parlamenti Europian, janar 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk