Para referendumit: Skocezët të sigurtë për mbajtjen e anëtarësimit në BE

Para referendumit: Skocezët të sigurtë për mbajtjen e anëtarësimit në BE


Pretendimi se Skocia do të duhet të ri-aplikojë zyrtarisht që t’i bashkohet BE-së, duke u përballur me një proces të gjatë dhe të pasigurtë anëtarësimi, ka qenë një nga argumentet kryesore të përdorura nga fushata kundër pavarësisë. Gjithashtu, sipas këtyre zërave, Skocia do të humbasë pjesën e saj të fondeve që Mbretëria e Bashkuar merr nga buxheti i BE-së.

Sipas deklaratave të lëshuara nga fushata Pro pavarësisë, rezultatet ICM demonstrojnë se skocezët e shohin kërkesën për ri-anëtarësim thjesht si "një tjetër histori të frikshme dhe qesharake”. Nga ana e saj, fushata“Pro-Bashkimit për të mirën e përbashkët” vuri në dukje se "ekspertët, drejtuesit e Komisionit Europian dhe kryeministri i Spanjës, të gjithë kanë thënë se “Skocia do të duhet të riaplikojë për t'u bashkuar me BE në qoftë se ne do e lëmë Mbretërinë e Bashkuar".

Partia qeverisëse Konservatore dhe gjithashtu Partia Laburistenë opozitë kanë mbajtur qëndrim duke thënë se ata nuk do të lejojnë një Skoci të  pavarur të përdorë monedhën e tyre, ndërsa Salmond ka thënë se Skocia do ta përdori atë me apo pa pëlqimin e Westminster. Edhe nëse qeveria nacionaliste Salmond nuk do arrijë të sigurojë një përgjigje Po, ata do të përdorin edhe një rezultat të ngushtë si një mundësi për të kërkuar më shumë autonomi.

Më 25 gusht udhëheqësit e fushatave anti dhe pro-pavarësisë të Skocisë u përballën në një debat të dytë televiziv në Glasgow. Alistair Darling, ish-kancelari  laburists,  u duk se fitoi debatin e parë televiziv, kështu që Bookies-duke e ditur se sa shumë shtypit dhe publikut u pëlqen një përballje e dytë, kishte thirrur Alex Salmond, liderin nacionalist të Skocisë për të fituar debatin e dytë. Në veçanti, ai lëmoi në reagimin e tij ndaj akuzave se nacionalistët nuk kanë një "Plan B" në rastin kur një Skoci e pavarur nuk do mund të përdorë stërlinën. Ai ofroi "tre Plane B” me çmimin e një plani: nxjerrjen në qarkullim të një monedhe fleksibël; të një monedhe fikse; ose një sterlinë kopje të asaj britanike. Ministri i parë i kujtoi skocezëve se ata nuk kishin votuar për qeveritë e kaluara dhe të tashme Konservatore, e se ulja e përfitimeve kishte goditur personat me aftësi të kufizuara, që varfëria e fëmijëve është në rritje dhe se Partia Laburiste  e z. Darling  së fundmi kishte denoncuar  "privatizimin" e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor nga qeveria liberale demokrate. Sipas tij vendi po shpenzon para për armët bërthamore, kur ai duhet të investojë në vende të reja pune.

Kampi pro-pavarësisë duket se po investon më shumë në këtë fushatë sesa unionistët, duke arritur më shumë votues gjatë fushatës . Kjo ka rëndësi për dy arsye. Së pari, 10-15% e skocezëve (sipas sondazheve të fundit YouGov) janë të pavendosur në këtë periudhë më pak se një mujore për të shkuar deri në votim më 18 shtator. Nëse mbështetësit e "po" janë vërtetë energjikë, kjo gjë mund t’i  japë atyre një avantazh mbi fushatën "Jo”, për të fituar këta votues në këtë periudhë të shkurtër kohe të mbetur. Së dyti, pjesëmarrja në ditën e referendumit do të jetë e një rëndësie  vendimtare.

 

Referendumi skocez me objekt shpërbërjen ose jo të një bashkimi të vjetër 307-vjeçar do të jetë një moment kyç për të gjitha rajonet e tjera separatiste në BE.

 

                                                                                                                      The Economist, gusht 2014

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk