Zgjedhjet në Rusi: 5 pikat kyçe e fitores së Vladimir Putin

Zgjedhjet në Rusi: 5 pikat kyçe e fitores së Vladimir Putin

Duke folur para njerëzve në Moskë, Putin, i cili e mban detyrën e numrit 1 të Rusisë prej 3 mandatesh, me një thyerje në mes të një mandati si kryeministër, përmendi edhe kohën kur ai mund të largohet nga udhëheqja. “Nuk do rri në detyrë kur të jem 100 vjeç”, u dha Putin, “lajmin e mirë” rusëve që shpresojnë për instalimin e një demokracie funksionale në vendin e tyre, por edhe vendeve si SHBA etj. Ndërsa rezultati i zgjedhjeve presidenciale të Rusisë mund të duket i mbyllur, ende ka shumë për të diskutuar për të mbajtur vëzhguesit të intriguar. Këtu janë pesë pika kyçe për votimin që u mbajt të dielën në Rusi:

Pjesëmarrja është çelësi

Vetëm pak persona mund të dyshojnë se Vladimir Putin nuk do të marrë një mandat të katërt me shumicë të madhe. Por, fokusi është tek pjesëmarrja. Sondazhet zyrtare njoftojnë se mbështetja për presidentin është rreth 70%. Kremlini duket se po përpiqet të ndryshojë perceptimin që kanë votuesit, se fituesi pritet, pasi duhet të rritet legjitimiteti i rezultatit, veçanërisht për jashtë vendit. Në të kundërt, kritiku më i njohur i Kremlinit, Aleksei Navalny, ka bërë thirrje për një ‘grevë votimi’. Numri i madh i kandidatëve, tetë, nga tre që ishin në vitin 2012, është parë si pjesë e përpjekjeve për rritjen e pjesëmarrjes në votime. Rusët po bombardohen me reklama, që nga çantat e supermarketeve në restorante, transport publik dhe kinema, për të votuar. Ka pasur raportime se votuesve i dërgohen mesazhe, aktivistët shkojnë derë më derë, si dhe ka fushata nga korporatat e mëdha shtetërore që të dërgojnë punonjësit e tyre për të votuar.

“Cirku”

Shumë vëzhgues dyshojnë se shtatë kandidatët me të cilët po përballet Putini nuk ofrojnë asnjë sfidë të vërtetë për Presidentin. Qëllimi i Kremlinit mendohet të jetë krijimi i një shfaqjeje, ku duket se gara është e gjallë mes kandidatëve, për të rritur pjesëmarrjen e votuesve, por pa asnjë kërcënim për fuqinë e Putinit. Liberalja Ksenia Sobchak ka të ngjarë të ketë vënë në lëvizje elektoratin me kundërshtimin e saj të hapur për aneksimin e Krimesë. Mendohet se kjo qasje ndryshon imazhin e saj, të parë edhe si të rrezikuar, falë gjinisë së saj në një vend konservator si Rusia. Kandidati i Partisë Komuniste, Pavel Grudinin ka shmangur kritikat ndaj Putinit, ndërsa është përballur me sulme të pamëshirshme nga mediat shtetërore lidhur me marrëdhëniet e tij me bizneset. Politikani veteran, Vladimir Zhirinovsky, i njohur për retorikën e tij agresive nacionaliste, është parë nga shumë njerëz si një figurë argëtimi. Debatet zgjedhore shpesh kanë degraduar, ndërsa Putin ka qëndruar larg trazirave, dhe nuk është përfshirë në debate. Në një debat, Zhirinovsky fyeu ashpër liberalen Sobchak, ndërsa kjo e fundit i hodhi një gotë me ujë.

Mos harroni Krimenë

Imazhi që përfaqëson këto zgjedhje është ai i Presidentit Putin, si shpëtimtar dhe bashkues i Rusisë. Ai është njeriu që mbron vendin nga një rrethim armiqësor i Perëndimit. Një pjesë e rëndësishme e kësaj është aneksimi i Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, e cila që atëherë është përdorur nga Kremlini si pjesë e përpjekjeve për të mobilizuar rusët, duke përdorur më pas nacionalizmin. Një film i shkurtër mbi kapjen e gadishullit u shfaq në prag të zgjedhjeve për publikun, dhe ligji u ndryshua për të zhvendosur datën e zgjedhjeve në 18 mars, përvjetorin e katërt të aneksimit të Krimesë. Një raportim i favorshëm për Vladimir Putinin ka dominuar programet e lajmeve në televizionin shtetëror të kontrolluar nga shteti, burim i madh i informacionit për rusët, pavarësisht rregullave elektorale që kërkojnë paanësi strikte midis kandidatëve. Zyrtarët e televizionit shtetëror këmbëngulin se ata po mbulojnë vetëm aktivitetet e Putin si President, por përshtypja e përgjithshme është ajo e një heroi kombëtar që i zhduk kandidatët e tjerë dhe grindjet e tyre.

Kush nuk merr pjesë

Figura kryesore e opozitës ruse, Aleksei Navalny, është ndaluar të kandidojë për shkak të një dënimi për mashtrim, për të cilin ai pretendon se është i motivuar politiksht. Tema e tij e preferuar, korrupsioni i nivelit të lartë, i prek rusët, dhe stili i tij i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë i ngre lehtë njerëzit në masë në protesta, në një mënyrë që opozita liberale e Rusisë nuk mundet. Vitin e kaluar, hetimi që ai bëri ndaj kryeministrit rus dhe besnikut të Putinit, Dimitri Medvedev, u pa nga miliona njerëz në internet, dhe nxiti protestat e para masive anti-qeveritare të Rusisë në vite. Navalny është përballur me sulme nga pro-qeveritarët e njohur. Kujtojmë këtu se ai u sulmua me bojë të gjelbër toksike që gati i kushtoi atij shikimin në syrin e djathtë. Televizioni shtetëror nuk mbulon aktivitetet e Aleksei Navalnyt, ndërsa Vladimir Putin refuzon t’a përmendë atë me emër. Putin e cilëson Navalnyn si një front të ngritur dhe financuar nga Perëndimi për të destabilizuar dhe dobësuar Rusinë.

Të rinjtë të parët

Kremlini i ka kushtuar votuesve të rinj më shumë vëmendje këtë vit, pasi është frikësuar se shumica e votuesve nga 18 deri 30 vjeç janë të pakënaqur me sistemin politik dhe perspektivat e dobëta ekonomike. Është raportuar se një pjesë e madhe e njerëzve që u shfaqën në protestat e Navalnyt vitin e kaluar kundër korrupsionit, janë nxënës dhe studentë. Në prag të votimit, Putin mori pjesë në disa tubime zgjedhore me të rinjtë, duke theksuar se Rusia ofron prespektivë në karrierë, veçanërisht në shkencë dhe industri. Votuesit e rinj gjithashtu janë në vënë në fokus të fushatave të ndryshme të mediave sociale, duke përfshirë një në të cilën yjet e famshëm shoqërojnë postimet e tyre në Instagram me hashtagun #ElectionIsWhereYouAre. Origjina e kësaj fushate mbetet e paqartë, por dyshohet se Kremlini ose aleatët e saj kanë dorë në të. Ka pasur gjithashtu një video humoristike dhe deri diku homofobike, që u bë virale, e cila nxit njerëzit të dalin nga shtrati dhe të votojnë, që të mos vijë në pushtet një president i cili e bën të detyrueshme që rusët të mirëpresin homoseksualët.

                                                                                                                                           BBC, mars 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk