Diplomacia e BE-së me Sirinë, në harresë

Diplomacia e BE-së me Sirinë, në harresë

Al-Hakim është ish “sekretare e tretë” e ambasadorit të BE-së në Siri, Mohammed Ayman Soussan, dhe u ngrit papritur në post kur Soussan u kthye në Siri pak muaj më parë. Diplomatët e tjerë të pranuar në BE- Hassan Katramiz, Tamim Madani dhe Wael Saker, janë gjithashtu “sekretarë të tretë”, apo dhe me pozicione më të ulëta. Në fakt dhe prania e Soussan në Bruksel nuk u pa e nevojshme. Sipas burimeve të BE-së, ai është ftuar rrallë herë në mbledhje ku ankohej mbi mbarëvajtjen e Sirisë gjatë 2 viteve të fundit.

Dhjetorin e kaluar, Shërbimi i Politikës së Jashtme Europiane evakuoi për arsye sigurie ambasadën e vet në Damask, urën e tij të vetme të komunikimit me regjimin e Asadit. Ndërtesa e boshatisur po ruhet nga një staf lokal i punësuar. Në numër i vogël diplomatësh të shërbimit të jashtëm të BE-së po vëzhgojnë Sirinë nga Libani, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës europiane në Siri është kthyer në Bruksel. Vitin e kaluar Belgjika ia hoqi të gjithë diplomatëve sirianë statusin e tyre në shenjë proteste të një masakre. Kohët e fundit, autoritetet ripranuan akreditimin e Al - Hakim për të ndihmuar në rutinën e punëve të përditshme.

Për disa të dëbuar sirianë në Belgjikë dhënia e privilegjeve diplomatike për zyrtarë të regjimit është moralisht e pajustifikuar. Hassan Addaher, një i dëbuar që jeton në Bruksel, i cili ka organizuar protesta kundër qeverisë siriane, u shpreh në një faqe interneti: "Është e turpshme që BE-ja ka ndonjë marrëdhënie diplomatike me një regjim i cili ka vrarë qindra e mijëra sirianë, madje duke përdorur edhe armë kimike". Ai shtoi: “Gjëja më e keqe është se njëri prej tyre , Saker , është një oficer i zbulimit sirian i cili po financon të gjitha aktivitetet e grupeve të pro-regjimit në Belgjikë."
Vështirë të thuhet se cila është qasja më e mirë ndaj situatës tejet dramatike në Siri, por e sigurt është se BE-ja nuk po tregohet një aktor aktiv dhe me peshë në këtë çështje.

EUObserver, shtator 2013

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk