Mirazhi i ekonomisë gjermane

Mirazhi i ekonomisë gjermane


Gjermania ka anët e forta si: kompani të njohura botërisht, papunësi në  nivele  të  ulëta dhe një vlerësim të shkëlqyer të kredisë. Por ajo gjithashtu ka paga të  prapambetura, banka të  falimentuara, investime të pamjaftueshme, nivel të ulët të produktivitetit etj. Modeli ekonomik "fqinji-yt-lypës"- duke ulur pagat për të subvencionuar eksportet- nuk duhet të shërbejë si një shembull për tu ndjekur për pjesën tjetër të eurozonës.
Ekonomia e Gjermanisë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014 dëshmoi se ka pësuar një rritje prej 3.6% që prej krizës globale financiare të vitit 2008, pak më shumë se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, por më pak se gjysma e rritjes së evidentuar në Suedi, Zvicër, dhe Shtetet e Bashkuara. Që nga viti 2000, rritja e PBB ka qenë  mesatarisht vetëm 1.1% në vit, duke u renditur e 13-ta në eurozonë nga 18-anëtarët ekzistues.

Përshkruar si "njeriu i sëmurë i Europës" kur euro u fut në  qarkullim në vitin 1999, Gjermania nuk u përgjigj duke rritur dinamizmin, por me uljen e kostove. Investimet kanë  rënë nga 22.3% të PBB-së në vitin 2000 në 17% në 2013. Vepra infrastrukturore, të tilla si autostrada, ura, dhe madje Kanali Kiel, janë lënë prej disa viteve në neglizhencë. Sistemi arsimor gjithashtu ka ngecur: numri i praktikantëve të rinj është në nivele të ulëta, vendi ka më pak të diplomuar të  rinj (29%), universitetet e saj më të mira mezi kanë  arritur të  përfshihen në  renditjen e 50 universiteteve me nivelin arsimor më të lartë botëror.

Gjermania vazhdon të  jetë  në vend të 111 në  renditjen  globale për lehtësinë e fillimit të biznesit, sipas “Doing Business rankings” realizuar nga Banka Botërore. Firmat e saj më të mëdha janë të vjetra , nuk ka asnjë ekuivalent të  Google apo Facebook dhe sektori i shërbimeve është veçanërisht i prapambetur. Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, qeveria ka prezantuar shumë  pak reforma pro- zhvillimit ekonomik gjatë shtatë viteve të fundit krahasuar me ekonomi të tjera të përparuara, Rritja mesatare vjetore e produktivitetit gjatë dekadës së kaluar, me një përllogaritje të thjeshtë ka qenë  0.9%- më e ngadaltë kjo edhe se Portugalia.
Barra e stanjacionit ka lindur nga punëtorët gjermanë. Edhe pse produktiviteti i tyre është rritur me 17.8% gjatë 15 viteve të fundit, tani ata fitojnë në terma reale më pak se sa në vitin 1999. Pronarët e biznesit mund të jenë të kënaqur, por ulja e pagave dëmton perspektivat afatgjata të ekonomisë, duke dekurajuar punëtorët në përformancë e si rezultat dhe investimet e kompanive në produkte me vlerë të lartë.
Zhvillimi industrial i Kinës ka vënë në rrezik kërkesën për eksportet tradicionale gjermane. Por, me krizën në Europën Jugore, dhe ekonomia e Kinës ka pësuar rënie dhe ka filluar të heqë  dorë nga shpenzimet për investime të mëdha, rrjedhimisht dhe prodhimi i makinave ka rënë. Pjesa e saj në eksportet  globale ra nga 9.1% në vitin 2007 në 8% në vitin 2013 (në  të  njëjtën gjendje që  ishte Gjermania kur po luftonte për ribashkim). Por gjithsesi për shkak se makinat dhe eksporte të tjera "të prodhuara nga Gjermania", tani  prodhohen edhe në Europën qendrore dhe lindore, % e eksportit global të Gjermanisë është e ulët konstatuar në terma të vlerës së shtuar.

Politikbërësit gjermanë janë krenarë për gjendjen e buxhetit të  brendshëm 197 bilion€ (262 bilion$) të qershorit 2014 - duke e parë atë si një shenjë të konkurrencës së lartë të Gjermanisë. Ndërkohë që  pyetja është pse bizneset nuk  janë më të gatshëm për të investuar në vend?

Euro-ja, e cila është pa dyshim  më e dobët se marka gjermane ka ndihmuar gjithashtu degradimin e ekonomisë  gjermane, duke ulur çmimet e mallrave gjermane dhe duke mbrojtur Francën dhe Italinë nga zhvlerësimi i monedhës. Në vend që të  jetë  një "spirancë e stabilitetit" për zonën euro, siç pretendon Schäuble, Gjermania po shërben si burim paqendrueshmërie. Qasja e dobët e kreditimit të bankave të saj, kursimet e tyre të tepërta kanë imponuar deflacion borxhi. Gjermania nuk është as një "motorr i rritjes" për eurozonën.

Duke pasur parasysh ndikimin negativ të pagave në ekonominë e Gjermanisë, imponimi për uljen e pagave për pjesën tjetër të eurozonës do të jenë katastrofike. Ulja e të ardhurave zvogëlon shpenzimet e brendshme dhe i bën borxhet më pak të menaxhueshme. Me kërkesë të ulët globale, eurozona në tërësi nuk do të mund të mbështetet në eksporte. Duke patur parasysh dhe eksportet e Kinës dhe Turqisë në Europën Jugore, zgjidhja për Gjermaninë është që të investojë në prodhimin e produkteve të reja dhe me cilësi më të mirë.

Ekonomia e Gjermanisë ka nevojë për një rishikim. Politikbërësit duhet të përqëndrohen në rritjen e produktivitetit, jo "konkurrencës" duke i paguar punëtorët më pak. Qeveria duhet të vendosë norma afër 0 të interesit për investime dhe për të inkurajuar bizneset,sidomos start-up. Së fundi, Gjermania duhet të mirëpresë emigrantët e rinj e dinamike për të frenuar rënien e saj demografike. Ky do të ishte një model i mirë ekonomik për Gjermaninë e gjithashtu do të jepte një shembull të mirë për pjesën tjetër të Europës.
                                                                                                                    Project Syndicate, tetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk