Raporti i Dytë i Komisionit Europian për Mekanizmin e Pezullimit të Liberalizimit të Vizave për Shqipërinë

Raporti i Dytë i Komisionit Europian për Mekanizmin e Pezullimit të Liberalizimit të Vizave për Shqipërinë

Raporti i dytë i Komisionit Europian mbi Mekanizmin e Pezullimit të Liberalizimit të Vizave, për vendet e Ballkanit Perëndimor, u publikua më 19 dhjetor 2018. Në këtë raport fokusi për Shqipërinë ishte në fushat e migrimit të parregullt, zbatimit të ligjit dhe në fushën e pastrimit të parave.

Për sa i përket sfidave të migracionit të parregullt të Shqipërisë, midis 2016 dhe 2017, numri i përgjithshëm i shtetasve nga Shqipëria që iu është refuzuar hyrja në BE u rrit me 13% (nga 30 305 në 34 310). Numri i shtetasve shqiptar me qëndrim të paligjshëm gjithashtu është rritur me rreth 11% (nga 33 445 qëndrime të paligjshme në vitin 2016 në 37 325 në vitin 2017). Sipas të dhënave të Agjencisë së Rojes Kufitare dhe Bregdetare Europiane, tendenca për migracionin e parregullt, në mes të gjysmës së parë të 2017 dhe gjysmës së parë të 2018, tregojnë një rënie në numrin e refuzimeve të hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm. Për sa i përket kërkesave për azil, ato u ulën me 32% në gjysmën e parë të vitit 2018 krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2017 (nga 12 635 në 8 525). Shqipëria ka ndërmarrë gjithashtu veprime edhe pas Raportit të Parë të Mekanizmit të Pezullimit të Liberalizimit të Vizave, për të adresuar sfidat e migracionit të parregullt, në veçanti kërkesat e pabazuara për azil të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu, vazhdoi të rritej bashkëpunimi operacional me shtetet anëtare më të prekura nga migracioni i parregullt. Në mënyrë që të rritej ndërgjegjësimi për të drejtat dhe detyrimet e regjimit pa viza, autoritetet shqiptare zhvilluan fushatat e informimit të cilat janë transmetuar në të gjitha stacionet televizive kombëtare.

Për sa i përket krimit të organizuar sipas Raportit, grupet e organizuara shqiptare vazhdojnë të jenë veçanërisht aktive në një gamë të gjerë veprimtarish kriminale në BE. Shqipëria ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të përmirësuar efektivitetin e përpjekjeve të saj për zbatimin e ligjit për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas edhe sugjerimeve të Raportit të Parë. Plani i veprimit për anti-kanabis u miratua në fundin e majit 2018. Marrëveshja e aksionit të përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Monitorimit Europian, Qendra për Drogën dhe Varësinë nga Drogat filloi më 5 tetor 2018. Kjo marrëveshje do mundësojë ekspertizë për autoritetet shqiptare në luftën kundër trafikut të drogës. Në përgjithësi, standardet për liberalizimin e vizave kanë vazhduar të përmbushen dhe vazhdojnë të përmbushen. Po ashtu progres është arritur edhe në zbatimin e veprimeve për të luftuar migrimin e parregullt.

Problematikat:
• Forcimi i kontrolleve kufitare në respekt të plotë të të drejtave themelore
• Nevoja për fushata informuese mbi të drejtat dhe detyrimet e lëvizjes pa viza
• Zbatim më i mirë i ligjit në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar
• Zbatimi i rekomandimeve të raportit Moneyval (pastrimi i parave, terrorizmi, korrupsioni).

Pritet të miratohet së shpejti nga shteti shqiptar Strategjia Kombëtare Për Qeverisjen e Migracionit dhe Plani i Veprimit 2019 – 2022. Vizioni i saj, frymëzuar nga proceset e migracionit global po aq sa edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është që deri në vitin 2022 të ofrohet përgjigje gjithëpërfshirëse dhe e plotë ndaj sfidave dhe mundësive të migracionit në kontekstin e Shqipërisë. Në përputhje me këtë vizion, qeveria e Shqipërisë ka përcaktuar si objektiv të përgjithshëm të strategjisë, qeverisjen efektive të migracionit për të trajtuar sfidat që rezultojnë nga lëvizjet migratore dhe për të rritur ndikimin e migracionit tek zhvillimi në të mirë të migrantëve dhe shoqërisë.


                                                                                                                      Komisioni Europian, janar 2019

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk