Instrumenti i Asistencës për Para-Anëtarësimin në Zhvillimin Bujqësor (IPARD)

IPARD, i cili është një program asistence që ofrohet nga BE vetëm për vendet kandidate, ka dy objektiva kryesore për zhvillimin e sektorit bujqësor: 1) të ofrojë mbështetje në zbatimin e acquis mbi Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe  2) të kontribuojë në një përshtatje të qëndrueshme të sektorit të bujqësisë të vendit kandidat. Për realizimin e këtyre objektivave duhen zbatuar nëntë masa të ndryshme që grupohen në tre prioritete: -Përmirësimi i eficiencës së tregut dhe zbatimi i standardeve të Komunitetit -Veprime përgatitore për zbatimin e masave bujqësore dhe mjedisore... Read More

Instrumenti Kontribues në Stabilitet dhe Paqe në botë (ICSP)

ICSP u krijua në vitin 2014 dhe synon të vendosë në dispozicion fonde nga BE për reagimin ndaj krizave, parandalimin apo shuarjen e konflikteve, vendosjen e paqes dhe për të adresuar kërcënimet globale. BE e ka financuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ICSP nga buxheti i saj me 2.3 miliard € për periudhën 2014-2019.  Në korrik të 2016 Komision Europian paraqiti një propozim që ICSP të pajiset me një buxhet prej 100 milion € në mënyrë që të asistojë kapacitete ushtarake në formën e trajnimit me vendet e treta. Sipas Komisionit ky financim do të vinte nga rivendosja e fondeve që do të bëhet në 2020 dhe... Read More

Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit (IPA)

Ndihma përpara anëtarësimit u jepet vendeve që janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, për të përmbushur kushtet (kriteret e Kopenhagenit). Janë të nevojshme investime të konsiderueshme, nëse vendet kandidate duan t’i harmonizojnë institucionet dhe standardet e tyre me legjislacionin e Bashkimit dhe nëse duan të jenë në gjendje t’i përmbushin detyrimet e tyre si Shtete Anëtare.Ndihma paraanëtarësimit, që u jepet vendeve kandidate, është një faktor kyç në strategjinë e paraanëtarësimit dhe përcaktohet nga partneritetet për anëtarësim. Instrumenti i Ndihmës së Para Ad... Read More

Identifikuesi i Legjislacionit Europian (ELI)

Në ditët e sotme legjislacioni europian është gjerësisht i disponueshëm në internet dhe i arritshëm në formate të ndryshme dixhitale. Megjithatë, mënyra në të cilën informacioni ligjor është i organizuar dhe klasifikuar ndryshon në sisteme të ndryshme ligjore të Shteteve Anëtare të BE-së, dhe kjo pengon zbulimin, shkëmbimin dhe ripërdorimin e këtij informacioni. ELI synon të zgjidhë këtë problematikë duke siguruar një mënyrë e format të standardizuar për identifikimin unik të legjislacionit kombëtar dhe europian në internet. Në këtë kontekst janë zhvilluar një sërë... Read More

667Ndjekës
5968Ndjekës
1976Ndjekës
23Abonues
Ambassade_Niva2_Engelsk
PA_logo