Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit (IPA)

Ndihma përpara anëtarësimit u jepet vendeve që janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, për të përmbushur kushtet (kriteret e Kopenhagenit). Janë të nevojshme investime të konsiderueshme, nëse vendet kandidate duan t’i harmonizojnë institucionet dhe standardet e tyre me legjislacionin e Bashkimit dhe nëse duan të jenë në gjendje t’i përmbushin detyrimet e tyre si Shtete Anëtare.Ndihma paraanëtarësimit, që u jepet vendeve kandidate, është një faktor kyç në strategjinë e paraanëtarësimit dhe përcaktohet nga partneritetet për anëtarësim. Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit (IPA), është pjesë e paketës për marrëdhëniet e jashtme me Bashkimin Europian. IPA, si dhe njësitë e tjera plotësuese, paraqesin mundësi për racionalizimin dhe thjeshtësimin e procedurave të Komisionit, si dhe përmirësimin e koherencës dhe koordinimit të aktiviteteve të Komisionit.Qëllimi themelor gjatë krijimit të IPA-s, ishte koordinimi i ndihmës gjithëpërfshirëse parashikuar për fazën e para-aderimit, nën një korrnizë të vetme, si dhe bashkimi i shteteve kandidate dhe shtetet potencialisht kandidate për anëtarësim nën një sistem rregullator të vetëm. Ai përbëhet nga pesë komponentë: mbështetja për tranzicionin dhe ngritjen e institucioneve, bashkëpunimi ndërkufitar, zhvillimi rajonal, zhvillimi i burimeve njerëzore dhe zhvillimi rural. Tre komponentët e parë kanë të bëjnë me vendet kandidate dhe vendet e mundshme për kandidate. Tre komponentët e fundit kanë të bëjnë vetëm me vendet kandidate, me synimin për t’i përgatitur ato për miratimin dhe zbatimin e politikës së kohezionit dhe administrimin e Fondeve strukturore. Edhe Banka Europiane për Investime (BEI) dhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN) japin bashkëfinancim për vendet kandidate. Pas anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shtetet e reja Anëtare, të cilat nuk kanë më të drejtë të përfitojnë ndihmë paraanëtarësimi, përfitojnë asistencë financiare të përkohshme, e quajtur Linja Kalimtare, e parashikuar nga Traktati i Anëtarësimit.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk