A B M D E F G I J K L N P R S W Z C T

Fondi Social Europian (European Social Fund)

Bashkimi Europian ka nivelin më të mirë të mbrojtjes sociale në botë dhe renditet si një nga rajonet me cilësi të lartë jetese dhe mirëqenie sociale. Ky zhvillim është arritur duke investuar drejtpërdrejt në njerëz dhe aftësitë e tyre, qoftë ata të punësuar, të papunë, të rinj apo të moshuar. Fondi Social Europian është një nga instrumentet kryesore që mbështet punësimin, duke ndihmuar qytetarët të jenë pjesë e ambienteve më të mira dhe të përshtatshme pune. Bashkimi Europian investon të paktën 10miliardë euro në vit për të përmirësuar perspektivat e punë... Read More

FRONTEX -Agjencia Europiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtarë të Bashkimit Europian

Frontex është një organizatë ndërqeveritare e përfshirë në strukturat e BE-së, që ka si synim të promovojë, koordinojë dhe zhvillojë menaxhimin e kufirit europian në përputhje me Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së duke aplikuar konceptin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Themeluar në 2004, kjo organizatë, ka si synim përforcimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis autoriteteve kombëtare kufitare. Për të arritur këtë qëllim, Frontex-i, ka disa fusha operative si operacionet e përbashkëta, trajnime, analiza të riskut, hulumtime, ofrimi i përgjigjeve të shpejta, ofrimi i ndihmës ndaj... Read More

Forca Madhore (Force Majeure)

Ky term përdoret përgjithësisht në ligjin europian në marrëdhënie kontraktore për të përshkruar evente të cilat mund të ndikojnë në marrëveshje por që janë jashtë kontrollit të palëve. Zakonisht këto evente listohen në mënyrë që të jenë të parashikueshme nga palët. Këtu mund të përfshihen të ashtuquajturat “akte të Zotit”, zjarret apo fatkeqesi të tjera natyrore, dështim i furnizuesit ose kontraktuesve që të furnizojnë palën e interesuar në baze të kontratës apo ndodhi të tjera që mund të ndikojnë në zbatimin e marrrëveshjes. Vetë G... Read More

Fondi Europian i Mbrojtjes (European Defence Fund)

Në shtator 2016, Presidenti Juncker njoftoi krijimin e një Fondi Europian të Mbrojtjes për të ndihmuar Shtetet Anëtare të zhvillojnë dhe të fitojnë aftësitë kyçe strategjike të mbrojtjes më me shpejtësi, së bashku dhe me kosto-efektive. Iniciativa u mirëprit nga drejtuesit e BE-së gjatë takimeve të Këshillit Europian në dhjetor 2016 dhe mars 2017. Fondi Europian i Mbrojtjes është një motor i fuqishëm në mbështetje të secilit prej skenarëve të propozuar. Fondi Europian i Mbrojtjes do të nxisë efikasitetin dhe zhvillimin e BE-së në lidhje me pajisjet dhe teknologjinë e mbrojtjes. Për të arritur k&e... Read More

9,455 Ndjekës
56,743 Ndjekës
43,501 Ndjekës
16 Abonues