FRONTEX -Agjencia Europiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtarë të Bashkimit Europian

Frontex është një organizatë ndërqeveritare e përfshirë në strukturat e BE-së, që ka si synim të promovojë, koordinojë dhe zhvillojë menaxhimin e kufirit europian në përputhje me Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së duke aplikuar konceptin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

Themeluar në 2004, kjo organizatë, ka si synim përforcimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis autoriteteve kombëtare kufitare. Për të arritur këtë qëllim, Frontex-i, ka disa fusha operative si operacionet e përbashkëta, trajnime, analiza të riskut, hulumtime, ofrimi i përgjigjeve të shpejta, ofrimi i ndihmës ndaj shteteve anëtare në operacione të përbashkëta kthimi të emigranteve, si edhe shkëmbim të informacionit.

Veprimtaria më e fundit e Frontex-it ka qenë dhënia e ndihmës autoriteteve greke në operacionin për kthimin e refugjatëve sirianë në Turqi, në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim midis Turqisë dhe BE-së.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk