31 Mar - 01 Pri

- Presidenca Franceze organizon eventin vjetor për të rinjtë ‘Europa Juaj, Fjala Juaj’, ku diskutohet  keqinformimi dhe lajmet e rreme. 

03 Pri

- Zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Hungari dhe Referendumi  

- Zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Serbi për presidentin dhe anëtarët e Parlamentit. 


04 Pri - 07 Pri

- Zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Europian për të diskutuar raport vlerësimin e gjashtë të Kombeve të bashkuara, Ukrainën, situatën e të drejtave të grave, si dhe përfundimet e takimit te këshillit Europian të mbajtur me 24-25 Mars 2022.


04 Pri

- Eurogrup mban takimin në Luksemburg për të diskutuar mbi zonën Euro dhe situatën makro-ekonomike

- Këshilli për edukimin dhe rininë debaton lidhur me kulturën, audiovizualitetin, median dhe sportin.

- Dita e qasjes në treg i dedikohet promovimit të marrëveshjeve tregtare të biznesit në Bashkimin Europian.


04 Pri - 05 Pri

- Asambleja parlamentare e OSBE zhvillon konferenca e 22-të Aleancës kundër Trafikut të Personave

05 Pri

- Këshilli për Ekonominë dhe Çështjet Financiare pritet të debatoje lidhur me aspektin ekonomik dhe financiar të luftës së Rusisë në Ukrainë.

- Takimi i zyrtarëve të lartë të drejtësisë dhe punëve të brendshme nga BE dhe SHBA ku ekspertët do të identifikojnë mundesitë për bashkëpunim në çështjet e sigurisë dhe drejtësisë.


06 Pri

- Avokati Europian i Popullit mban një Seminar me Kolegjin e Europës lidhur me punët e zyrës së Avokatit Europian të Popullit.

- Agjensia e Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore zhvillon një webinar mbi Nismën e Qytetarëve Europianë (ECI) dhe se si organizata të shoqërise civile mund ta përdorin atë.


07 Pri

- Këshilli i Bujqësisë dhe Peshkimit pritet të diskutojë lidhur me situatën tregtare të prodhimeeve bujqësore gjithashtu dhe inidikatorët gjeografikë.


08 Pri

- EESC organizon një dëgjesë publike lidhur me punësimin e të rinjve me aftësi ndryshe.

08 Pri - 09 Pri

- Zhvillohet seanca plenare e Konferencës për të Ardhmen e Europës në Strasburg ku nëntë grupet e interesit për çështje të ndryshme do të paraqesin propozimet e tyre. Zëvëndës-Presidentja e Komisionit, Dubravka Šuica do të jetë e pranishme në seancën plenare.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk