31 Jan - 01 Shk

- Zhvillohet takimi jozyrtar i Ministrave të Industrisë dhe Tregut të Brendshëm ku diskutojnë çështjet e autonomisë strategjike dhe dekarbonizimit të industrisë.

01 Shk

- Lëvizja Ndërkombëtare Europiane në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Belgjikë organizojnë diskutimin e titulluar “Shteti i së Drejtës në BE: Si Komisioni Europian po trajton sfidat në Hungari dhe Poloni?” me pjesëmarrjen e Didier Reynders, Komisioneri Europian për Drejtësinë. 

- Komisionerja për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriel merr pjesë në diskutimin mbi Raportin Europian Bauhaus INI në Bruksel.




02 Shk

- Qendra e OECD për Sipërmarrjen, SME-të, Rajonet dhe Qytetet (CFE) prezanton dhe diskuton dy dokumente mbi "Qeverisjen në shumë nivele për integrimin e imigrantëve" me politikëbërës nga Kanadaja, Franca dhe Gjermania. 

03 Shk

- Komisioneri Thierry Breton merr pjesë në konferencën mbi rimëkëmbjen ekonomike të Europës dhe sfidat e lidhura me pronësinë industriale, organizuar nga Presidenca Franceze e Këshillit të BE-së.


04 Shk

- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) zhvillon aktivitetin mbi Planin e rinovuar të Veprimit të BE-së kundër Kontrabandës së Migrantëve (2021-2025) duke diskutuar dhe mbledhur të dhëna nga partnerët pjesëmarrës. 


06 Shk

- Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell merr pjesë në Këshillin e Energjisë BE-SHBA të organizuar në Uashington dhe takohet me Antony Blinken, Sekretarin e Shtetit të SHBA.


14 Shk

- Mbahet takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme ku ministrat dhe komisionerët pjesëmarrës diskutojnë mbi çështjet dhe prioritetet kryesore tregtare. 

- Zhvillohet takimi jozyrtar i ministrave për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale ku diskutohet në veçanti ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe dixhitalizimit në tregun e punës.

- Zhvillohet diskutimi mbi raportin vjetor të Avokatit Europian të Popullit për vitin 2020 me pjesëmarrjen e Emily O’Reilly, Avokaten Europiane të Popullit e cila mban fjalim në Komitetin e Parlamentit Europian për Peticionet. 


14 Shk - 18 Shk

- Banka Europiane e Investimeve zhvillon Javën Afrikë-Europë 2022 e cila bashkon  krerët e shteteve të qeverive afrikane dhe europiane, politikëbërës, udhëheqës biznesi dhe shoqëri civile për forcimin e lidhjeve të njerëzve nga të dy kontinentet.

14 Shk - 17 Shk

- Parlamenti Europian mban sesionet plenare dhe voton mbi çështjet e fundit të skemave të investimeve, ekonomisë, punësimit, shëndetit, të drejtat e njeriut, mjedisit si dhe çështjet e sigurisë. 

15 Shk

- Mbahet takimi i 11-të i komisionit SEDEC ku diskutohet mbi iniciativën Bauhaus, Lufta kundër Antisemitizmit dhe përmirësimi i kushteve të punës online. 

16 Shk

- Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde merr pjesë në takimin e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankës Qendrore të G20 në Xhakartë.

- OSBE organizon punëtorinë për rrjetin e akademive policore parimet e intervistimit efektiv në përputhje me të drejtat e njeriut. 


17 Shk

- Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell merr pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

- Dita e Pavarësisë së Kosovës

21 Shk - 23 Shk

- Delegacioni i Komitetit të Lirive Civile dhe Çështjeve Kushtetuese udhëton në Varshavë dhe vlerëson situatën e shtetit të së drejtës në Poloni dhe prevalimin e vlerave europiane duke zhvilluar takime me përfaqësues të qeverisë polake, gjyqësorit, organizatave të shoqërisë civile dhe medias. 

21 Shk - 24 Shk

- Delegacioni i Nënkomitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes udhëton në Talin dhe Vilnius, ku eurodeputetët takohen me përfaqësues nga qeveria, NATO dhe kompani private dhe diskutojnë sulmet kibernetike dhe krizën në Ukrainë.

21 Shk

- Komisioneri Europian për Drejtësinë, Didier Reynders merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Lartë të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian në Paris.

22 Shk

- Drejtoria e Përgjithshme për Çështjet Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Europian dhe Komiteti Ekonomik dhe Social Europian, organizojnë konferencën mbi Rishikimin e Qeverisjes Ekonomike me pjesëmarrjen e shoqërisë civile, sindikatave, përfaqësuesit e punëdhënësve dhe qytetarët.

24 Shk - 25 Shk

- Presidenca Franceze organizon Konferencën mbi situatën aktuale dhe perspektivën e luftës kundër radikalizimit në Europë duke identifikuar sfidat në fushën e parandalimit të ekstremizmit dhe krijimin e "qendrës së njohurive" të kërkuar nga Komisioni Europian. 

27 Shk

- Mbahet referendumi kushtetues në Bjellorusi i cili bën ndryshimin kryesor në Kushtetutë, krijimin e një Asambleje Popullore si një organ i rëndësishëm qeverisës. 

28 Shk - 03 Mar

- Parlamenti Europian mban sesionet plenare dhe voton mbi çështjet e fundit të ekonomisë, të dhënat e raporteve të Komisionit Europian, shërbimeve dixhitale, energjisë, klimën, agrikulturën dhe çështjet gjinore. 

28 Shk - 01 Mar

- Këshilli i Ministrave mblidhet ku ministrat përgjegjës për politikën e kohezionit diskutojnë rimëkëmbjen e ekonomive europiane që janë goditur nga kriza. 

28 Shk

- Presidenca Franceze organizon konferencën ministrore ku diskutohet përmirësimi i mekanizmave të vëzhgimit social dhe zbatimin e politikës së Strehimit .

- Këshilli i Europës zhvillon tryezën e rrumbullakët me temë “Mekanizmi i ri në luftën kundër korrupsionit – Sistemi Elektronik i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit” me pjesëmarrjën e përfaqësuesëve të lartë të Shqipërisë. 


1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk