28 Shk - 03 Mar

- Parlamenti Europian mban sesionet plenare dhe voton mbi çështjet e fundit të ekonomisë, të dhënat e raporteve të Komisionit Europian, shërbimeve dixhitale, energjisë, klimën, agrikulturën dhe çështjet gjinore. 

28 Shk - 01 Mar

- Këshilli i Ministrave mblidhet ku ministrat përgjegjës për politikën e kohezionit diskutojnë rimëkëmbjen e ekonomive europiane që janë goditur nga kriza. 

01 Mar

- Parlamenti Europian zhvillon seancën e jashtëzakonshme plenare ku debatohet dhe votohet mbi sulmin rus ndaj Ukrainës.

- Komisioneri Europian për Drejtësinë, Didier Reynders marr pjesë në konferencën vjetore të BE-së mbi Ekonominë Qarkulluese. 

- Fabio Panetta, anëtar i bordit ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane merr pjesë në takimin e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të G7.


02 Mar

- Zhvillohet mbledhja kolegjiale ku Kolegji i Komisionerëve pritet të prezantojë Veprimin e Përbashkët Europian për energji më të përballueshme, të sigurt dhe të qëndrueshme dhe udhëzimet e politikave fiskale të vitit 2023.

03 Mar - 04 Mar

- Këshilli i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme mblidhet ku ministrat e punëve të brendshme të BE-së ndër të tjera diskutojnë situatën dhe qeverisjen politike të zonës Shengen dhe çështjet e migracionit. 

- Mbahet Samiti i Marsejës 2022, e organizuar çdo dy vjet nga Komiteti Europian i Rajoneve ku diskutohen sfidat e ardhshme të BE-së.


07 Mar - 08 Mar

- Drejtorët e Çështjeve Strategjike të 27 vendeve anëtare të BE-së diskutojnë mbi Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, veçanërisht “Busullën Strategjike” e nisur nën Presidencën Gjermane të Këshillit e cila do të kontribuojë në krijimin e një Letre të Bardhë në Mbrojtjen Europiane. 


07 Mar - 10 Mar

- Parlamenti Europian mban sesionet plenare dhe voton mbi çështjet e fundit të agrikulturës, proceset demokratike, shëndetin dhe sigurinë në punë si dhe çështjet me bazë gjinore.

07 Mar

- Këshilli i ministrave të zhvillimit të shteteve anëtare diskuton mbi sfidat e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit në rajonet prioritare të BE-së dhe rimëkëmbjen pas COVID-19.

08 Mar

- Zhvillohet mbledhja kolegjiale ku komisioneri për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, Frans Timmermans prezanton Veprimin e Përbashkët Europian për energji më të të qëndrueshme, ndërsa komisionerja për Vlerat dhe Transparencën, Věra Jourová jep propozimin për të parandaluar dhe luftuar forma specifike të dhunës me bazë gjinore.

- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC), me propozim të Grupit Ad Hoc për Barazinë (AHGE), mban konferencën e titulluar "Gratë në tregun e punës". 

Dita Ndërkombëtare e Gruas


09 Mar

- Komisioneri Europian për Buxhetin dhe Administratën, Johannes Hahn merr pjesë në Konferencën Ministrore të titulluar “Arritja e tranzicionit të gjelbër: Nga aksesi në energjinë me karbon të ulët në financa të qëndrueshme”.

- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) zhvillon një dëgjesë publike ku mbledh të dhëna nga institucionet e tjera të BE-së, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile në mënyrë që të përgatisë opinionin mbi propozimet e Komisionit Europian për Agjencinë Europiane të Barnave. 


10 Mar

- Komisioneri Europian për Drejtësinë Didier Reynders merr pjesë në një kolokium të organizuar nga Presidenca Franceze për ndihmën për viktimat e krizës. 


14 Mar

- Ministrat dikutojnë për rritjen e barazisë gjinore në sallën e këshillit, si dhe diskriminimi në punësim. Gjithashtu do të rishohin Semestrin Europian duke diskutuar vijueshmërinë dhe rezultatet e parashikuara

15 Mar - 18 Mar

- Komitetet e Parlamentit Europian diskutojnë dhe votojnë mbi çështje të ndryshme ku Komiteti i Punëve të Jashtme diskuton me DSEE ( Delegacioni për çështjet me B&H dhe Kosovën), Komiteti i Mjedisit dhe ai i Çështjeve sociale diskutojnë mbi krijimin e një Fondi Social për Klimë, ndërsa Komiteti i Çështjeve Ligjore diskuton mbi harmonizimin e ligjit në lidhje me Inteligjencën Artificiale.

15 Mar - 17 Mar

- Komiteti Europian Ekonomik dhe Social do të mbajë konferencën vjetore ‘Ditët e Shoqërisë Civile’ e cila  do të bëjëë së bashku qytetarë, organizata sociale dhe Institucionet Europiane në një proces të përbashkët për të adreduar  sfidat sociale.

15 Mar

- Këshilli Europian dhe Këshilli i Financave do të disutojë buxhetin financiar, si dhe rimëkëmbjen ekonomike.

17 Mar

- Ministrat e Mjedisit të BE-së do të vendosin një marrëveshje të re mbi bateritë dhe shpërdorimin e tyre.

17 Mar - 18 Mar

- Në konferencën që do të mbahet për Turizmin në Europë në 27 vendet anëtare, do të diskutohet transformimi i turizmit në kontekstin e rimëkëmbjes së pas Covid-19 dhe rolin e ministrave për mbështetjen e Industrisë

28 Mar

- Ministrat e Punëve të Brendshme të BE-së takohen në Bruksel për të diskutuar mbi koordinimin europian për pritjen e të larguarve nga lufta në Ukrainë.


28 Mar - 29 Mar

- Zyrtarët e lartë të BE përgjegjës për Kombet e Bashkuara mbajnë një takim në kuadër të Presidencës Franceze të fokusuar në fushat strategjike të veprimit të BE-së në sistemin shumëpalësh dhe organizatat ndërkombëtare.  

- Asambleja Parlamentare e OSBE organizon takimin e parë për të adresuar shkeljet e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.


29 Mar

- Komiteti Europian Ekonomik dhe Social organizon forumin e parë Europian të Shoqërisë Civile për Tregtinë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.


30 Mar

- Organizohet seanca dëgjimore, e cila mbledh bashkë palët e interesuara për të diskutuar mbi propozimin e Komisionit Europian për zgjerimin e listës së krimeve të BE-së në të gjitha format e krimit të urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes. 


31 Mar - 01 Pri

- Presidenca Franceze organizon eventin vjetor për të rinjtë ‘Europa Juaj, Fjala Juaj’, ku diskutohet  keqinformimi dhe lajmet e rreme. 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk