10 Jan

Komisioneri për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, Frans Timmermans merr pjesë në takimin e NATO në Bruksel dhe takohet me Jens Stoltenberg, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

10 Jan - 13 Jan

Komitetet e Parlamentit Europian diskutojnë dhe votojnë mbi çështjet e fundit përsa i përket Tregut të Brendshëm, Mjedisit, Lirisë dhe Sigurisë, Çështje Ligjore dhe ato të Zhvillimit. 


11 Jan

Komisionerja për Vlerat dhe Transparencën, Vĕra Jourová merr pjesë në një videokonferencë ku takon gjyqtarë dhe avokatë polakë. 

11 Jan - 13 Jan

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut  njofton me shkrim 165 vendime për një numër shtetesh ku ndër to është edhe Shqipëria. 

12 Jan - 13 Jan

Banka Europiane e Investimeve zhvillon Konferencën Vjetore të Ekonomisë 2022, me në fokus përshpejtimin e  tranzicionit dixhital dhe klimatik ku do të marrin pjesë përfaqësues të sektorit privat dhe publik.

13 Jan

-Komisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni merr pjesë në mëngjesin e punës të përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare në BE (Coreper II).

-Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides viziton Agjencinë Europiane të Barnave (EMA) në Amsterdam, Holandë.


17 Jan - 20 Jan

Komitetet e Parlamentit Europian diskutojnë dhe votojnë mbi çështjet e fundit të sigurisë, shëndetit dhe shërbimeve dixhitale

17 Jan

- Këshilli i Bujqësisë dhe Peshkimit zhvillon mbledhjen ku ministri francez i Bujqësisë dhe Ushqimit prezanton prioritetet e presidencës franceze në këtë fushë si dhe ministrat informohen nga Komisioni Europian në lidhje me çështjet bujqësore të lidhura me tregtinë.


- Eurogrupi mblidhet dhe diskuton mbi ndryshimet ekonomike në zonën e euros në rimëkëmbjen pas pandemisë si dhe diskuton projekt-rekomandimin për politikën ekonomike të Eurozonës për vitin 2022, kuadrin fiskal dhe fuqizimin e unionit bankar

18 Jan

- Zhvillohet sesioni plenar i Parlamentit Europian ku zgjidhet presidenti dhe zëvendës presidenti i parlamentit. 

- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) mblidhet ku Ministrat e Çështjeve Ekonomike dhe Financiare diskutojnë mbi direktivën e propozuar të Këshillit për sigurimin e një minimumi global të taksimit për grupet shumëkombëshe në BE si dhe miraton një rekomandim për politikën ekonomike të Eurozonës. 

- Komisioni Europian mban mbledhjen kolegjiale ku Komisioneri për Promovimin e Mënyrës Europiane të Jetesës, Margaritis Schinas prezanton paketën e arsimit të lartë “Strategjia europiane për universitetet dhe Ndërtimi i urave për bashkëpunim efektiv në arsimin e lartë”.


19 Jan

- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen merr pjesë në debatin plenar të Parlamentit Europian për prezantimin e programit të aktiviteteve të Presidencës Franceze. 

20 Jan

- Komisionerja për Demokracinë dhe Demografinë, Dubravka Šuica merr pjesë në debatin politik '”E ardhmja e Europës nga perspektiva e qytetarëve me qeveritë lokale dhe rajonale”, e organizuar nga Këshilli i Komunave dhe Rajoneve Europiane (CEMR).


20 Jan - 21 Jan

- FRA zhvillon konferencën HELP, me në foksus trajnimin efektiv të shteteve anëtare të BE-së mbi të drejtat e njeriut në nivel kombëtar dhe ndërkufitar. 


21 Jan

- Komisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson mban fjalim në konferencën “Mbrojtja e europianëve nga krimet financiare dhe financimi i terrorizmit”, organizuar nga Presidenca Franceze në Paris.


24 Jan - 27 Jan

- Komitetet e Parlamentit Europian diskutojnë dhe votojnë mbi çështjet e fundit të tregtisë, korrupsionit dhe të drejtat e njeriut, dixhitalizimin, të drejtat e punonjësve, agrikulturën dhe mbrojtjen e mjedisit, politikat e shëndetit, sigurinë ushqimore si dhe mbi çështjet e sigurisë. 


24 Jan

- Komisionerja Europiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë Mariya Gabriel merr pjesë në darkën e ministrave europianë përgjegjës për arsimin e lartë, kërkimin dhe inovacionin, organizuar nga Presidenca Franceze në Paris.

- Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson mban fjalim në një debat mbi “Paktin e Bashkimit Europian për Migracionin dhe Azilin: një perspektivë e të drejtave të njeriut” të organizuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.


24 Jan - 26 Jan

- Zhvillohet forumi i parë Humanitar Europian, i bashkëkryesuar nga Franca dhe Komisioni Europian, që synon të mobilizojë BE-në dhe shtetet partnere për të adresuar sfidat kryesore humanitare.


25 Jan

- Zhvillohet takimi i gjashtë i Këshillit të Stabilizim Asociimit që shqyrton gjendjen e marrëdhënieve midis BE-së dhe Serbisë, veçanërisht Strategjinë e Aderimit. 

- Mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme ku Presidenca franceze prezanton prioritetet e saj për semestrin si dhe Ministrat zhvillojnë një debat mbi paketën “Përforcimi i demokracisë dhe integriteti i legjislativit zgjedhor” si dhe diskutojnë marrëdheniet BE-MB. 

- Presidenti i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Robert Spano prezanton një përmbledhje të aktiviteteve të Gjykatës dhe statistikave të saj për vitin 2021.


27 Jan

- Lëvizja Ndërkombëtare Europiane në bashkëpunim me Bankën Europiane të Investimeve zhvillon aktivitetin “Investimi në të Ardhmen e Europës: Veprimi i BE-së në kontekstin post-COP” ku diskutohet mbi aftësinë e BE-së për të përmbushur angazhimet e marra përsipër, përmes iniciativave ekzistuese dhe përpjekjeve të përbashkëta nga partnerët dhe sektori privat, në mënyrë që Europa të luajë rolin e saj në zbutjen e ndryshimeve klimatike.

- Komisionerja Europiane për Barazinë Helena Dalli mban një fjalim kryesor në Konferencën e Ministrave të BE-së me titull “Fuqizimi Ekonomik i Grave: çelësi i barazisë gjinore”, organizuar nga Presidenca Franceze.


28 Jan

- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) organizon ëebinarin mbi burimet kryesore të energjisë së pastër dhe ndikimin e tranzicionit aktual drejt një ekonomie neutrale ndaj karbonit në tregje dhe në shoqëri.


29 Jan - 30 Jan

- Komiteti i Punëve të Jashtme (AFET) dhe Nënkomiteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes (SEDE) udhëtojnë në Ukrainë për të mbledhur informacion në terren mbi krizën aktuale të sigurisë dhe për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën. 


31 Jan - 03 Jan

- Komitetet e Parlamentit Europian diskutojnë dhe votojnë mbi çështjet e fundit të krimit kibernetik, shëndetit dhe sigurisë në punë, të dhënat personale, dixhitalizimit, klimës, energjisë si dhe çështjet e sigurisë.

31 Jan - 01 Shk

- Zhvillohet takimi jozyrtar i Ministrave të Industrisë dhe Tregut të Brendshëm ku diskutojnë çështjet e autonomisë strategjike dhe dekarbonizimit të industrisë.

31 Jan

- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) zhvillon konferencën mbi rolin e lëndëve të para kritike në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital si dhe krijimin e një tregu të lëndëve të para dytësore në Europë për të siguruar qëndrueshmërinë e BE-së.

- Komisioneri për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, Frans Timmermans mban fjalim hapës në konferencën e nivelit të lartë mbi Ciklet e Qëndrueshme të Karbonit. 

Komisionerja për Konkurrencën, Margrethe Vestager merr pjesë në trilogun e parë mes Parlamentit, Komisionit dhe Këshillit të BE-së, mbi Aktin e Shërbimeve Dixhitale në Parlamentin Europian.

- Komisionerja për Barazinë, Helena Dalli mban fjalim në Konferencën e Ministrave për Barazinë në Paris, titulluar "Fuqizimi ekonomik i grave: çelësi i barazisë reale midis grave dhe burrave", organizuar nga Presidenca Franceze e Bashkimit Europian.


1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk