Kriza politike në Maqedoni rrezikon anëtarësimin në BE

Kriza politike në Maqedoni rrezikon anëtarësimin në BE


Si pasojë e tensionimit të mëtejshëm të situatës, më 4 mars 2015, gjatë deklaratës së tyre të përbashkët, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë Federica Mogherini dhe Komisioneri Hahn, shfaqën të gjithë gatishmërinë e tyre që BE-ja të luajë rolin e arbitrit për ndërmjetësim me qëllim gjetjen e një marrëveshjeje të pranuar për të gjitha palët. Duke u nisur nga kjo, më 30 mars 2015, përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës zhvilluan bisedime me ndërmjetësimin e BE-së në Parlamentin Europian.

Gjatë një intervistë në fund të marsit, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Popovski, lidhur me gjendjen kaotike që po kalon vendi, u shpreh se dialogu midis Maqedonisë dhe BE-së nuk është pezulluar kurrë dhe negociatat janë në vazhdim e sipër për përmbushjen e reformave të kërkuara dhe të nevojshme për vendin e vogël ballkanik.
Pavarësisht se Shkupi e ka marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2005, akoma nuk i ka filluar negociatat e anëtarësimit për shkak të përplasjeve me Greqinë për çështjen e emrit. Në fund të vitit 2009 qytetarëve të Maqedonisë iu dha e drejta për të udhëtuar në zonën Shengen pa viza. Në mars 2012, u zhvillua Dialogu i Parë i Nivelit të Lartë mes Komisionit Europian dhe qeverisë maqedonase. Kjo u konsiderua si një mundësi e re për të plotësuar prioritetet e lidhura me BE-në me interes për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, ku përfshihen sundimi i ligjit, reforma e administratës publike, liria e shprehjes, reforma zgjedhore si edhe forcimit të ekonomisë së tregut.

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave mbi anëtarësimin në BE me Maqedonisë dhe Këshilli ka konfirmuar se do ta shqyrtojë çështjen në fjalë. Por situata më e fundit në vend rrezikon që ta ngadalësojë proçesin integrues.
                                                                                                                               Euractiv, mars 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk