Auditorët e Bashkimit Europian kanë deklaruar se Rumania dhe Bullgaria nuk ishin gati për anëtarësim

Auditorët e Bashkimit Europian kanë deklaruar se Rumania dhe Bullgaria nuk ishin gati për anëtarësim


Raporti i ECA për Bullgarinë dhe Rumaninë nga muaji korrik 2006, në mënyrë të qartë ka thënë se këtyre vendeve u duhej më shumë kohë për t'u përgatitur për anëtarësim, në mënyrë që monedha europiane të mund të absorbohej në mënyrë korrekte. Në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Parlamentit Europian mbi Kontrollin Buxhetor në vitin 2006, Istvan Szabolcs Fazakas është konsultuar me Komisionerin e atëhershëm të Zgjerimit, Olli Rehn, i cili ka thënë se i vinte keq, por ishte tepër vonë, duart e tij ishin të lidhura dhe vendimi politik për Bullgarinë dhe Rumaninë për t'u bashkuar më 1 janar të vitit 2007 ishte marrë tashmë nga shtetet anëtare, pas rekomandimit të Komisionit Europian.

Një presion i ngjashëm ka ndodhur edhe në rastin e pranimit të Kroacisë në vitin 2013. Në ditët e sotme nuk ekziston një presion i tillë, si rezultat i vendimit të Presidentit të Komisionit Jean-Claude Juncker se asnjë zgjerimi i ri i BE-së nuk do të ndodhë deri në fund të mandatit të tij në vitin 2020. Si pasojë, në të ardhmen, raportet e vendeve të ECA do të shtrohen dy vite para datës së synuar të Komisionit për anëtarësim, i cili do të mundësojë kështu shmangien e pengesave të së kaluarës.

Ishte nisma e ECA-s për të dalë me një "gjysëm-auditim" për Ballkanin Perëndimor, i cili është plotësim i raporteve të vendit. Në fillim, Komisioni ishte i befasuar nga kjo nismë, por ECA shpjegoi se donte të mundësontë një panoramë më të gjerë të shpenzimeve prej 5.1 miliardë € në mbështetje të para-anëtarësimit të Komisionit Europian gjatë viteve 2007-2014, si dhe çfarë mësimesh duhen nxjerrë për të ardhmen.

Sipas ECA-së, auditimi mbi ndihmën e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, që shpresojnë të bashkohen me bllokun është penguar nga "mangësitë e konsiderueshme" në qeveritë kombëtare. Financimi mund të zvogëlohet ose të ndalet për të inkurajuar autoritetet në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi për të përmbushur sugjerimet e Gjykatës Europiane të Auditorëve. Raporti citon "kapacitetin e dobët administrativ" dhe "mungesën e vullnetit politik për të reformuar institucionet" në disa vende. Auditimi gjeti relativisht pak fonde në të gjithë Ballkanin Perëndimor në fushat e reformës gjyqësore, lirinë e medias dhe masat për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndikimi i një projekti të financuar nga BE-ja mbi anti-korrupsionin në Shqipëri është ndikuar nga mungesa e fondeve dhe stafit, si dhe fakti që nuk ishte i pavarur nga qeveria e vendit. Nëse njerëzit e anti-korrupsionit në një vend të caktuar nuk janë të pavarura, atëherë ky projekt nuk i shërben asnjë qëllimi. Organizata Ndërkombëtare e Transparencës mbi Anti-Korrupsionin e rendit Shqipërinë dhe Kosovën në vendin e 88 dhe 103 në indeksin e saj vjetor mbi perceptimin global të korrupsionit. Më shumë financime shkojnë në projektet e infrastrukturës sesa në të ashtuquajturat projekte të sundimit të ligjit. Dialogu politik me BE-në duhet të fokusohet në reformën gjyqësore në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos jenë të prekura nga korrupsioni dhe krimi i organizuar në kohën e pranimit të tyre. Negociatat e anëtarësimit kanë filluar tashmë me Serbinë dhe Malin e Zi, por ende nuk janë duke u zhvilluar për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Bosnjës dhe Kosovës u janë premtuar perspektiva për anëtarësimi kur ata të jenë gati.
                                                                                                                             EurActiv, shtator 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk