Deklarata e Pёrbashkёt e 6 Kryeministrave tё Ballkanit Perёndimor pёr bazёn e Rrjetit tё Transporitit dhe Prioritetet e Projektit

Deklarata e Pёrbashkёt e 6 Kryeministrave tё Ballkanit Perёndimor pёr bazёn e Rrjetit tё Transporitit dhe Prioritetet e Projektit


Si një vazhdim i Konferencës për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Berlin më 28 gusht 2014 dhe takimeve Ministrore të zhvilluara në Beograd në 23 tetor dhe në Prishtinë më 25 mars, ne, Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të mbledhur në Bruksel më 21 prill 2015 në prezencë të Komisionerit Europian për Negociatat e Zgjerimit dhe Politikat e Fqinjësisë Europiane, Komisioneres Europiane për Transportin dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, kanë pranuar Deklaratën e Përbashkët vijuese për të riafirmuar angazhimin e tyre të ndërlidhjeve, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit Europian.

1. Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit ekonomik janë ndër mjetet tona të arritjes së standarteve europiane dhe përmbushjes së kritereve të pranimit në BE, proces i cili duhet të sjellë përfitime të qarta për qytetarët tonë që para pranimit.

2. Ne shprehim angazhimin tonë për “Procesin e Berlinit” dhe mbetemi të fokusuar në sigurinë se Samiti i 27 gushtit 2015 në Vjenë do të sjellë arritjen e rezultateve konkrete bazuar në projekte të caktuara investimi.

3. Ne pranojmë faktin se përmirësimi i lidhjeve në kuadër të rajonit tonë ashtu si me Bashkimin Europian është një faktor kyç në punët dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

4. Ne pranojmë që kjo ambicie e përbashkët kërkon angazhimin tonë personal dhe atë të lidershipit.

5. Ne konstatojmë se në Bashkimin Europian, baza e rrjetit të transportit lidh të gjitha kryeqytetet e BE-së, qendrat kryesore ekonomike dhe portet kryesore të BE-së. Ne njohim faktin se zgjatja e tij në Ballkanin Perëndimor lejon përshpejtimin e politikave dhe reformave rregulluese, përpjekjeve të përqendruara dhe investimeve në korridoret kyçe dhe ndërlidhjet.

6. Ne kemi rënë dakort për rrjetin kryesor të Ballkanit Perëndimor të përshkruar si në tabelën bashkëngjitur. Në vazhdim, hekurudha e Korridorit të VIII do të jetë nën mbikqyrje duke përfshirë financimin e mundshëm të studimeve paraprake, lidhjeve të detajuar, dizenjimeve dhe punëve eksploruese me një përfshirje në rrjetin kryesor gjatë rishikimit të ardhshëm të ‘TEN T”

7. Ne pranojmë se Komitetet respektive të Investimeve Kombëtare duhet të krijojnë pa asnjë vonesë kanalet e projektit të vetëm të investimeve prioritare, duke qenë se janë para-kushte për marrjen e mbështetjes së IPA II për investimet e bashkë-financuara.

8. Kanalet e projektit duhet të reflektojnë faktin se Projektet e Interesit të Energjisë së Komunitetit (PECI) janë një pjesë e rëndësishme e agjendës tonë të ndërlidhjes.

9. Ne marrim përsipër të identifikojmë dhe të adresojmë pa vonesa të gjitha masat përkatëse sic janë çështjet rregulluese, riorganizimi i proçedurave të kalimit të kufirit të cilat mund të sjellin përfitime të menjëhershme të ndërlidhjeve, me një kosto të arsyeshme për 6 përfaqësitë e Ballkanit Perëndimor.
                                                                                                                   Komisioni Europian, prill 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk