Propozimet për një zgjidhje të re për Mbretërinë e Bashkuar brenda BE-së

Propozimet për një zgjidhje të re për Mbretërinë e Bashkuar brenda BE-së


Gjatë bisedimeve kryesore raportohet se, propozimet kryesore të Tusk adresohen në disa fusha lidhur me kushtet aktuale të Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësim, për të cilat kryeministri britanik ka shtruar nevojën për reforma.
Në terma të përgjithshme draft marrëveshja përfaqëson një kompromis, dhe përmblidhet si më poshtë:
- E drejta për të ndaluar qytetarët e BE-së nga pretendimi për përfitime në punë që në momentin që ata të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Ndalimi mund të zgjasë deri në 4 vjet dhe kjo mund të ndryshojë vetëm në rastin e rrethanave të jashtëzakonshme. Mbretëria e Bashkuar (ose çdo shtet tjetër anëtar) do të ketë të drejtën e kufizimit të lëvizjes së lirë në rast se "sjellja e një individi paraqet një kërcënim aktual për politikën publike apo sigurinë".
- Një mekanizëm për të "lehtësuar bashkëjetesën" mes vendeve të eurozonës dhe atyre jashtë saj brenda një tregu të vetëm. Kjo nuk përbën një veto, por e lejon Mbretërinë e Bashkuar (ose një grup të shteteve anëtare të BE-së, jo të eurozonës) të kërkojë që propozimet legjislative të cilat mbulojnë Eurozonën, por që ndikojnë në tregun e vetëm, të përshkallëzohen për diskutim të mëtejshëm politik në Këshillin Europian.
- BE të njihet si një bashkim i shumë monedhave
- Përdorimi i mekanizmit ‘opt-out’ për Mbretërinë e Bashkuar kur bëhet fjalë për një "bashkim gjithnjë e më të ngushtë" dhe bërja e ditur se ajo "nuk është e angazhuar për integrimin e mëtejshëm politik në BE".
- Një angazhim për të rritur përpjekjet për nxitjen e konkurrencës dhe auditimin vjetor të rregullimit të BE-së për të reduktuar burokracinë dhe për të ulur ndërhyrjet e panevojshme në nivel BE-je.
- Një e drejtë e parlamenteve kombëtare për të bllokuar propozimet legjislative të BE-së vetëm nëse mbështetja arrin 55%.

Ndërsa të dhënat e detajuara, veçanërisht në lidhje me "frenat e emergjencës" për migracionin e BE-së dhe qeverisjes së Eurozonës, mbeten ende për t'u finalizuar përpara (ose edhe gjatë) muajit shkurt të Këshilli Europian, letra e Tusk ofron një bazë solide për Cameron. Ajo i jep atij mundësinë për ta paraqitur këtë si një "fitore" dhe të pretendojë se ai fitoi ato lëshime që do të reformojnë marrëdhëniet e Britanisë me BE-në edhe pse ato mund të duken të panevojshme (ka pak dëshmi se ndryshimet në rregullat e mirëqenies sociale do të reduktojnë migrimin drejt Mbretërisë së Bashkuar).

Mbetet për tu parë nëse partia Konservatore e Cameron, media britanike apo opinioni publik britanik do të binden. Vlen të përmendet se shtypi britanik, sidomos gazetat euroskeptike, kanë reaguar negativisht ndaj kësaj projekt-marrëveshjeje. Nga ana tjetër ajo që konsiderohet e rëndësishme në mesin e shumë kërkuesve për shkak të hulumtimeve dhe anketimeve është se shumica e votuesve të pavendosur me shumë mundësi do të mbështesin rekomandimin e kryeministrit për të qëndruar në BE, nëse ai arrin një marrëveshje të mirë gjatë ri-negociatave.

Për më tepër nuk duhet harruar se ri-negocimi dhe rezultatet e dala prej tij nuk shfaqen në fletën e votimit. Populli Britanik do të pyetet nëse ata duan të largohen apo të qëndrojnë në BE. Për të fituar qëndrimin në BE, referendumi duhet të realizohet me përkushtim dhe rigorozitet. Thjesht duke theksuar lëshimet dhe përjashtimet e fituara nga z. Cameron nuk do të jetë e mjaftueshme për të bindur njerëzit për meritat dhe rëndësinë e anëtarësimit në BE”.

Nga analiza dhe ndjekja nga afër e bisedimeve, Fassoulas shprehet se nuk është i sigurt, nëse ajo që zoti Cameron ka siguruar, do të forcojë vendin e Mbretërisë së Bashkuar në BE apo do ta bëjë BE-në një organizatë më efikase dhe efektive. “Në fund të fundit, vendi i një anëtari në një klub varet nga qëndrimi i tij, përfshirja e tij dhe dëshira për të marrë përsipër një rol udhëheqës, jo nën një sërë garancish ligjore, përjashtimesh dhe masash mbrojtëse”- shprehet ai. Mbretëria e Bashkuar mund të jetë një lider në BE. Por Fassoulas nuk mendon se ri-negocimi i z. Cameron dhe referendumi i BE-së ka të bëjë me këtë çështje.

                                                                                           European Movement International, shkurt 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk