Miratohet Plani i ri i Veprimit mbi të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë për vitet 2015-2019

Miratohet Plani i ri i Veprimit mbi të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë për vitet 2015-2019

Fushat kryesore ku fokusohet ky plan përfshijnë: 1. Fuqizimin e së drejtës së pronës për aktorët lokal; 2. Adresim i problematikave të të drejtave të njeriut; 3. Realizimi i një qasjeje mirëkuptuese për të drejtat e njeriut gjatë konflikteve dhe krizave; 4. Zhvillimi i mëtejshëm i vazhdimësisë dhe koherencës 5. Sigurimi i një politike më efektive për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Ky plan nënvizon bashkëpunimin mes BE-së dhe institucioneve vendore të shteteve partnere dhe shoqërisë civile, gjithashtu theksi vihet në faktin se të drejtat e njeriut të jenë në fokus në të gjitha aksionet dhe politikat e BE-së si në bashkëpunimin për zhvillim, migrimin dhe azilin, lufta kundër terrorizmit apo tregtia dhe investimet. Pikë tjetër e rëndësishme është dhe promovimi i barazisë gjinore dhe rritja e fuqisë së grave. Duke marrë shkas edhe nga krizat dhe dhunimin e të drejtave në shumë vende, ky plan do të shërbejë si një shtysë e rëndësishme për ta mundësuar BE-në të jetë një aktor kyç dhe me ndikim në zgjidhjen e problemeve dhe përballjen e sfidave lidhur me këto çështje.

Plani i Veprimit për vitin 2015-2019 do të zbatohet duke u mbështetur në përfshirjen e plotë të Parlamentit Europian dhe me realizimin e konsultimeve me aktorët kryesorë dhe pjesëmarrës në zbatimin e tij, ku rol të rëndësishëm do të ketë shoqëria civile. Një vlerësim i rezultateve të tij do të realizohet në mes të mandatit, pra në vitin 2017, dhe Plani do të jetë efektiv deri më 31 dhjetor 2019.

Gjatë këtyre viteve Bashkimi Europian ka miratuar mjaft ligje dhe dokumente me rëndësi në mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave universale të njeriut dhe e ka rritur fushën bashkëpunuese me vendet e tjera në këtë drejtim. Në vitin 2012 u miratuan si Kuadri Strategjik për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracisë 2012 ashtu edhe Plani i Parë i Veprimit 2012-2014 dhe u vendos krijimi i postit të Përfaqësuesit Special të BE-së për të Drejtat e Njeriut, ku z. Stavros Lambrinidis do të ishte i pari që do ta ushtronte këtë rol. Që nga miratimi i këtij Kuadri dhe Planit të Veprimi janë miratuar edhe shumë dokumente udhëzuese për veprimet dhe politikat e BE-së në fushën e të drejtave të njeriut. Këto dokumente prekin fusha të ndryshme dhe tematika të gjera dhe shërbejnë si udhëzues për realizimin dhe mirë-koordinimin e politikave dhe veprimeve të unionit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të demokracisë.

Këto dokumente janë listuar më poshtë:
-Dënimi me vdekje ; - Tortura dhe Dënimet apo Trajtimet e tjera Mizore, Jo-njerëzore apo Degraduese; - Dialogu për të Drejtat e Njeriut; -Fëmijët dhe Konflikti i Armatosur; - Mbrojtësi e të Drejtave të Njeriut; - Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve; - Dhuna kundër Grave dhe Vajzave dhe Lufta kundër çdo Lloj Forme të Diskriminimit ndaj tyre; - Rritje e Pajtueshmërisë me Ligjin Humanitar Ndërkombëtar; -Promovim dhe Mbrojtje të Lirisë së Fesë dhe Besimit; - Promovim dhe Mbrojtje për të Gëzuar të Gjitha të Drejtat e Njeriut edhe për Personat LGBTI; -Liria e Shprehjes Offline dhe Online.

                                                                                               European Union External Action, korrik 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk