Zgjedhjet në Qipron Veriore risjellin shpresa për një marrëveshje paqeje

Zgjedhjet në Qipron Veriore risjellin shpresa për një marrëveshje paqeje


"Këto janë qartësisht zgjedhje për një zgjidhje," tha Dr. James Ker-Lindsay, një ekspert i London School of Economics për çeshtjet e Qipro. "Akinci, më shumë se çdo kandidat tjetër, mund të arrijë kompromiset e nevojshme me Qipriotët grek dhe të avancojë negociatat."

Negociatat e ndërmjetësuara nga OKB-ja, u ndërprenë tetorin e kaluar dhe pritet të rifillojnë muajin e ardhshëm. Kreu i ri ka sinjalizuar se është i hapur për të marrë masat e nevojshme për krijimin e besimit te populli dhe arritjen e paqes nëpërmjet bisedimeve. "Ka një mundësi për të gjitha palët për të përfituar," tha ai në prag të votimeve të së dielës.

Lideri Qipriot grek Nikos Anastasiades, i cili kryeson Republikën e Qipros të njohur ndërkombëtarisht, ka ushtuar gjatë presion për Varoshan, një qytet turistik në veri. Qyteti ka qenë nën kontrollin e ushtrisë turke që prej 1974, kur një përpjekje nga qipriotët grekë për t’u bashkuar me Greqinë bëri që Ankaraja ta pushtonte të gjithë zonën.

Në këmbim të Varoshan-it, jugu i drejtuar nga grekët u shpreh se do të lejojë fluturimet direkte në veri dhe do të hapë portin e Famagustës për transportin ndërkombëtar. Të dyja këto do të ndihmojnë në zbutjen e izolimit global të qipriotëve turq që kanë vuajtur që prej shpalljes së pavarsisë në 1991.

Anastasiades përgëzoi Akincin duke e telefonuar atë personalisht të dielën. "Republika e Qipros mirëpret zgjedhjen e Mustafa Akinci, si kreun e komunitetit turk qipriot, një njeri i cili përmes diskursit të tij publik dhe deklaratave, ka përmendur nevojën për ribashkimin e vendit," tha zëdhënësi i qeverisë Nikos Christodoulides.
Akinci do të ketë një punë të vështirë për të bërë. Qiproja Veriore ka qënë gjithnjë e më shumë në varfëri, e goditur nga sanksionet ndërkombëtare dhe e njohur vetëm nga Turqia.

Në kontrast të theksuar me jugun e pasur, veriu është një hap prapa në kohë." Qipriotët turq e kuptojnë se ata po përballen me dy mundësi," tha Dr Ker-Lindsay. "Ose të zhyten në një Turqi nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan që është gjithnjë duke kthyer shpinën larg nga Europa, të drejtat e njeriut dhe standardet demokratike, ose të bëjnë një marrëveshje me qipriotët grek dhe të kenë rolin e tyre në një shtet që është pjesë e BE-së. Populli tani do të jetë në dorë të Akincit dhe zotimit të tij ndërkohë që të dy komunitetet duhet të shërojnë plagët së bashku.
                                                                                                                           The Guardian, prill 2015                 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk