Transparency International: Korrupsioni në 2014

Transparency International: Korrupsioni në 2014

Në lidhje me të perceptuarit e korrupsionit në vende të tjera të BE-së shifrat mbeten të pandryshuara ose janë përmirësuar, kjo për shkak se gjendja ekonomike është stabilizuar, të paktën për momentin, dhe në disa raste, qeveritë kanë filluar ti kushtojnë rëndësi luftës së korrupsionit të brendshëm. Pavarësisht se vendet e BE-së janë renditur më lart se Rusia, Ukraina apo Turqia, Transparency International është shprehur se ka patur skandale të shumta në “Europën e Vjetër”.

Në rajonin tonë Sllovakia rezulton vendi më pak i korruptuar , renditur e 35-ta, e ndjekur nga Kroacia e 61-ta, Maqedonia e 64-ta, Bullgaria dhe Rumania përkatësisht e 69-ta dhe 76-ta, Mali i Zi, Serbi të 78-at, Bosnjë dhe Hercegovina e 80-ta. Shqipëria dhe Kosova janë renditur të 110-at, rrjedhimisht rezultojnë dhe shtetet më të korruptuara në Ballkan.

Pavarësisht se korrupsioni është një problem për të gjitha vendet, ekspertë nga e gjithë bota e kanë cilësuar tablonë e paraqitur nga Transparency International për vitin 2014 si alarmante sepse më shumë se 2/3 e shteteve janë renditur poshtë 50, në një shkallë nga 0 (shumë të korruptuara) deri në 100(shumë të pastra). G20 duhet të provojë rolin e saj global të lidershipit dhe të marrë masa për të parandaluar pastrimin e parave, kompanitë e fshehta ndërkombëtare dhe nxitur shtetet në luftën e brendshme kundër korrupsionit.

                                                                                             Transparency International, dhjetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk