Kriza aktuale ka lëkundur qeverisjen konservatore nëntë vjeçare të Gruevskit dhe shihet si më e keqja që prej mbarimit të luftrave civile të ardhura si pasojë e kryengritjeve etnike në Shqipëri në vitin 2001. Që prej shtatorit qeveria Gruevski është përballur me zbulime dhe përgjime të turpshme që ekspozojnë kontrollin e ashpër të qeverisë ndaj gazetarëve, gjyqtarëve dhe proçesit të zgjedhjeve.
Më 9-10 maj, një sulm policor në një lagje shqiptare në veri të Maqedonisë përfundoi me 18 të vdekur, prej tyre 8 policë dhe 10 shqiptarë të cilët u akuzuan nga qeveria si terroristë. Gruevski tha se policia ka penguar një komplot terrorist, por civilë shqiptarë dhe analistë të huaj deklaruan se qeveria po përpiqet të krijojë devijime. Dhjetëra mijëra protestues pushtuan rrugët e Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë më 17 Maj, duke valëvitur flamurin Maqedonas dhe Shqiptar në shenjë uniteti dhe revolte kundrejt qeverisë.
Më 16 maj, Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi "organizatorët perëndimore" se janë duke u përpjekur për të nxitur revolucion kundër një qeverie që ka refuzuar të bashkohet me sanksionet europiane kundër akteve të Rusisë mbi Ukrainën. Diplomatët perëndimorë po përpiqen të ndërmjetësojnë me një zgjidhje për krizën, por situata është e paqartë pasi dy partitë politike PPE dhe PSE janë përfshirë në kundërshtime me njëra tjetrën.
I pyetur për të komentuar mbi këtë çështje, zëdhënësi i partisë PPE, Siegfried Muresan, qëndroi në anën e Gruevskit dhe partisë së tij VMRO-DPMNE, duke thënë se : "VMRO është një parti anëtare e PPE dhe për këtë arsye ka mbështetjen tonë. Si çdo parti anëtare edhe VRMO respekton vlerat dhe parimet e PPE, sundimin e ligjit, sistemin e fortë dhe të pavarur gjyqësor dhe luftën kundrejt korrupsionit. Kryeministri Gruevski është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë të vendit. "tha Muresan." Ai shtoi se kryeministri Gruevski ka fituar zgjedhje demokratike. Shumica dërrmuese e popullit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë i dhanë besimin e tyre VMRO-së dhe kryeministrit Gruevski. Ai duhet të mbetet në pushtet për të qeverisur vendin dhe duhet të vazhdojë mandatin e tij."
Në anën tjetër lideri i PSE, Sergei Stanishev shkoi në Shkup të dielën për të mbështetur qytetarët e Maqedonisë të cilët sipas tij kanë nevojë për demokraci, sundimin e ligjit dhe institucione transparente. "Dështimi i qeverisë aktuale për të mbrojtur veten ndaj akuzave që i janë bërë dhe duke kërcënuar opozitën hedh dyshime serioze në angazhimin e saj me parime dhe vlera demokratike. Shqetësues është dhe fakti që kjo qeveri ndodhet në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO dhe kjo krizë është një hap pas për të",- tha Stanishev. Ai është sulmuar ndjeshëm prej mediave të kontrolluara nga qeveria maqedonase me pretendimin se sjellja e tij ndaj shtetit fqinj është armiqësore.
Euractiv, maj 2015