Programi dhe Prioritetet e Presidencës Letoneze të Këshillit të BE-së

Programi dhe Prioritetet e Presidencës Letoneze të Këshillit të BE-së


Gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së, Letonia do të fokusohet në tre prioritete kryesore: Europë Konkurruese, Europë Dixhitale dhe Europë e Angazhuar.

Europa Konkurruese
Europa ka nevojë të rritë kapacitetin e saj sipërmarrëse, duke nxitur investime në produktet dhe shërbimet e reja e konkurruese. Vetëm në sajë të zhvillimit të sektorëve të industrisë dhe të shërbimeve Europa mund të lehtësojë krijimin e vendeve të punës, dhe në këtë mënyrë të nxitë kohezionin social. Bazuar në përvojën e vetë Letonisë, kjo mund të arrihet përmes reformave efikase strukturore dhe masave investuese që stimulojnë zhvillimin.

Detyrat kryesore të Presidencës Letoneze: Të punojë me Planin e Investimeve për Europën; të vazhdojë punën në përforcimin e Tregut të Përbashkët; të nxisë diskutimet dhe të fillojë punën nmbi Bashkimin e Energjisë; të promovojë konkurrencën industriale.

Çështjet kyesore në agjendë:

  • Plani i Investimeve – me qëllim zbërthimin e investimeve publike dhe private në ekonominë reale;
  • Forcimi i Tregut të Përbashkët – Progres në propozimet e mbetura të Aktit II të Tregut të vetëm dhe nisja e diskutimeve mbi Strategjinë e pritshme të Tregut të Brendshëm për mallra dhe shërbime;
  • Rritja e aftësisë konkurruese të industrisë dhe sektorëve që lidhen me shërbimet- rregullimi më i mirë do të jetë parimi drejtues;
  • Krijimin e një Unioni të Energjisë - politika energjetike të ndërtuara mbi solidaritetin, besimin dhe sigurinë, fokusi në infrastrukturë, qeverisje më të mirë, sigurinë e energjisë dhe diplomacinë energjitike.

Europa dixhitale
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së informacionit po siguron mundësi të cilat kanë potencial për një rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për BE-në. Ato gjithashtu përmbajnë edhe sfida të cilat kanë nevojë të jenë në përputhje të plotë me përmasat e këtyre mundësive.

Detyrat kryesore të Presidencës së Lituanisë: të avancojë mbrojtjen e të dhënave, të punojë në paketën e Tregut të Telekomunikacionit, të fillojë diskutime për Strategjinë e Tregut të Përbashkët Dixhital.

Çështjet kryesore në agjendë:

  • Ndërtimi i një strukture të fortë dhe gjithnjë e më koherente për mbrojtjen e të dhënave- lipset një përputhshmëri me Direktivën dhe Rregulloren për Mbrojten e Përgjithshme të të Dhënave
  • Rritje e sigurisë kibernetike- implementimi i Stategjisë së Sigurisë Kibernetike Europiane; mbyllja e negociatave për Direktivën e Sigurimin të Rrjetit dhe Informacionit
  • Lehtësimi i bisedimeve fillestare rreth strategjisë së tregut të vetëm dixhital- eleminimi i barrierave online, krijimi i besimit dhe garancisë, garantimi i aksesit si dhe krijimi i ekonomisë dixhitale.
  • Arritja e një kompromisi gjithëpërfshirës në paketën e tregut të Telekomunikimit- gjetja e një balance të duhur mes shërbimeve të cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm për konsumatorët.

Europa e angazhuar

Bashkimi Europian ka përgjegjësinë të ndërmarrë një rol të plotë dhe aktiv në hapësirën globale. Me konfliktet e fundit, situata e fqinjëve është më sfiduese se kurrë.

Detyrat kryesore të Presidencës Letoneze- të lehtësojë rishikimin e Politikës së Fqinjësisë, të vijojë më tej me bashkëpunimin transatlantik; të fokusohet në qëllimet e zhvillimit të Europës pas vitit 2015.

Çështjet kryesore në agjendë:

  • Politika e Fqinjësisë Europiane me dimension jugor dhe lindor - prioritet marrëdhënies së Europës me jashtë, t’i kushtohet një vëmendje të vecantë Partneritetit Lindor.
  • Forcimi i partneritetit transatlantik -përfundimi i negociatave për Partneritetin e Tregtisë dhe Investimit Transatlantik (TTIP), marrëveshja para fundvitit 2015, avancimi i Marrëveshjes së Tregtisë dhe Ekonomisë gjithpërfshirëse BE-Kanada (CETA) dhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë BE-Japoni.
  • Strategjia e BE-së dhe Azisë Qendrore- rritje e bisedimeve rreth sigurisë, kufizimit të menaxhimit të kufijve, furnizimit me energji, dhe shkëmbimeve arsimore.
  • Synimet rreth zhvillimit europian për periudhën pas 2015- përqëndrimi në zhvillimin e qendrueshëm, me një vëmendje të veçantë në çështjet e barazisë gjinore dhe punësimit të gruas.

Për Programin e plotë dhe informacion të detajuar,këtu

 

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk