Komisioni Europian propozon rregulla më të forta në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale

Komisioni Europian propozon rregulla më të forta në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale


Komisioni Europian më datë 10 janar erdhi me një propozim të ri për forcimin e rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale duke u bazuar në “Traktatin mbi Funksionimin e Bashkimit Europian”, i cili parashikon të drejtën që çdo person ka për të mbrojtur të dhënat e tij personale. Një e drejtë kjo, e garantuar në nivel ndërkombëtar por dhe në atë rajonal, në kontekstin e të drejtave të njeriut, siç është dhe rasti i Bashkimit Europian. Neni 8 i “Kartës të së Drejtave Themelore të Bashkimit Europian” e parashikon këtë të drejtë si një e drejtë themelore. Risitë që Komisioni synon që të sjellë me propozimin e rregullores mbi “ Privatësinë dhe Komunikimin Elektronik” janë:

• Mbrojtje më e mirë e privatësisë së personave privatë dhe atyre juridikë.
• Ligje më të forta për garantimin e privatësisë.
• Zbatim më efektiv të këtyre ligjeve.

Propozimi i ri do të sjellë përfitime si për qytetarët dhe bizneset. Ata do të kenë më shumë kontroll mbi spam-imet dhe telefonatat e marketingut për të cilat do të nevojitet dakordësia e konsumatorit Ndryshe nga më përpara, kompanitë e marketingut do të detyrohen që të bëjnë të dukshëm numrin e tyre si dhe emrin e kompanisë kur bëjnë telefonata, në mënyrë që përdoruesi të ketë mundësitë të zgjedhë nëse do të përgjigjet apo jo, Të fituar nga ky ndryshim që pritet të bëhet së shpejti, do të jenë dhe bizneset të cilat do të kenë një set të vetëm rregullash i cili do të krijojë lehtësira në operimin e tyre.

Rregullorja e vitit 2001 mbi “Mbrojtjen e të Dhënave personale të Individit” ishte hapi i parë që Bashkimi Europian ndërmori në garantimin e kësaj të drejte. Problemi që kjo rregullore shfaq në ditët e sotme është mangësia që ajo ka në lidhje me kohën në të cilën ne jetojmë, ku çdo gjë vërtitet rreth teknologjisë dhe rrjeteve sociale. Rregullorja në fjalë mbulon vetëm mbrojtjen e të dhënave nga operatorët telefonikë, ndërkohë që propozimi i Komisionit Europian me implementimin e Rregullores së 2016-s, e shtrin efektin dhe mbi rrjetet sociale si Whatsapp, Facebook, Messenger apo mailet elektronike.

Ky propozim, erdhi si rezultat i një sondazhi, ku 92% e qytetarëve europianë deklarojnë që për ta është e rëndësishme që emailet e tyre dhe mesazhet në rrjetet soçiale të jenë konfidenciale. Ashtu si dhe Zv. Presidenti për Tregun e Përbashkët Dixhital, Andrus Ansip deklaron “dëshira e qytetarëve vjen mbi të gjitha”. Me hyrjen në fuqi në maj të 2018-s qytetarët europianë por jo vetëm, pasi kjo rregullore do të ketë fuqi ligjore dhe mbi vendet që synojnë të integrohen në Bashkimin Europian, siç është rasti i vendit tonë, mund të ndihen më të sigurtë që të dhënat e tyre personale do të jenë më të mbrojtura. Do të jenë vetë qytetarët të cilët do të vendosin mbi konfidencialitetin e tyre.
                                                                                                                 Komisioni Europian, janar 2017

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk