Gusht 2019: Eurodeputetët në moshën më të re që ka pasur Parlamenti Europian ndër vite

Gusht 2019: Eurodeputetët në moshën më të re që ka pasur Parlamenti Europian ndër vite

Ata janë tre:

 

  -Kira Peter-Hansen, 21 vjeçe, e sapozgjedhur në zgjedhjet e këtij viti 2019

ita     -Dimitar Stoyanov,  i cili kur u zgjodh në zgjedhjet e Parlamentit Europian në vitin 2007 ishte 23 vjeç;

-       -Amelia Andersdotter, e zgjedhur në zgjedhjet e Parlamentit Europian të vitit 2011 në moshën 24 vjeçare;

 

Cila është Kira Peter-Hansen dhe si arriti ajo që të bëhet Eurodeputete në Parlament?

Kira ka lindur më 23 shkurt të 1998 në Danimarkë.  Përpara se Kira të fillonte karrierën politike ajo ka punuar si banakiere në një bar në vendin ku është rritur. Në 2015 ajo u bashkua me lëvizjen rinore të Partisë Socialiste Popullore dhe njëkohësisht ishte financiere në një organizatë. Në zgjedhjet lokale të 2017 ajo ishte menaxhere e fushatës që rezultoi një sukses i madh për partinë e saj. Në moshën 21 vjeçare ajo vazhdonte studimet e saj për Ekonomi në Universitetin e Kopenhagen. 

Në zgjedhjet që u mbajtën në 26 maj 2019 ajo u nominua si europarlamentare dhe në atë kohë ishte vetëm 21 vjeçe, 3 muaj dhe 3 ditë duke e bërë atë eurodeputeten më të re në historinë e Parlamentit Europian. Angazhimet dhe sfidat e reja politike e bënë të pamundur ndjekjen e universitetit ku u desh që ti ndërpriste studimet dhe të fokusohej vetëm në karrierën e re. Në Parlamentin Europian ajo është anëtare e Komisionit për Punësim dhe Çështjet Sociale dhe  është pjesë e delegacionit për marrëdhëniet me Indinë. Ajo  është gjithashtu edhe zëvendës anëtare e Komisionit Ekonomik dhe të Çështjeve Monetare.

Për të përditshmen Deutsche Welle,  Kira është shprehur se sfida kryesore ka të bëje me moshën e vogël. Ajo ka thënë që asistentët e saj janë 10 vite më të mëdhenj dhe madje ajo duhet të jetë në krye të individëve që janë rreth moshës 50 vjeç. Në postin e europarlamentares ajo shprehet se është e vështirë për të gjithë që të mund të bëhen lider që në fillim, por duke marrë parasysh edhe moshën e re e vështirëson akoma më shumë.
Sfidë tjetër për Kirën është fakti që i takon miqtë e saj shumë rrallë qëkur u transferua në Bruksel. Ajo po përpiqet që të vendosë një balancë mes shoqërisë së vjetër e asaj të re.
Kira duket që i ka marrë shumë seriozisht
çështjet mjedisore. Në fushatën e saj në maj në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019, ajo bëri thirrje për një tranzicion të gjelbër ku përfshinte sektorë si industria, bujqësia dhe transporti dhe sesi mund të përmirësoheshin ato për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike. Ajo u shpreh se merita e të qënit sot eurodeputete vjen nga mbështetja e madhe e të rinjve që i kanë besuar votën e tyre. Të rinjtë i shqetëson e ardhmja e pasigurt që është rrjedhojë e ndryshimeve klimatike. Kira u shpreh se performanca e të gjithë eurodeputetëve duhet të jetë maksimale pasi barra mbi supe është e madhe. Si pjesë e planit ajo do të kërkojë që për çështjet mjedisore të ndahet një fond me i madh i cili do të shkojë në krijimin e teknologjive të reja që mund të përmirësojnë klimën.

Ajo ka përllogaritur që lëvizja e 3 000 njerëzve që punojnë në Parlamentin e BE (ku ndër ta përfshihet dhe stafi i saj) nga Brukseli në Strasburg çdo muaj ka ndikim të lartë në ndotjen e mjedisit. Sipas saj, për këtë është e nevojshme gjetja e rrugëve të tjera më miqësore me mjedisin. kështuKira planifikon të udhëtoj  nga Strasburgu në Brukseli e anasjelltas me tren në vend që të fluturoj mes 2 vendeve, në mënyrë që impakti i ndotjes mjedisore të jetë sa më i vogël.

Vendosmëria e Kirës për të mos i zhgënjyer të rinjtë që e besuan atë ka bërë të mundur që ajo të ngjisë shkallët e karrierës politike dhe të arrijë aty ku është sot. Ajo jo vetëm që është një zë i të rinjve dhe mendon për problemet e tyre, por ka kërkuar nga politika Europiane që të orientohet më shumë drejt të rinjve.

 

 

Rrugëtimi politik i Dimitar Stoyanov

Në zgjedhjet europiane të vitit 2007,  Dimitar Stoyanov spikati si eurodeputeti më i ri në moshë, i cili ishte vetëm 23 vjeç kur  u zgjodh. Ai është politikan, i cili angazhohet në Bullgari dhe në BE. Ai ka lindur më  17 Maj 1983  në Sofie, kryeqytetin e Bullgarisë dhe sot është 36 vjeç, me një karrierë të pasur politike në vend dhe në BE. Është  diplomuar në degën juridik në Universitetin e këtij qyteti dhe që gjatë kohës që ai ishte student arriti të katapultohej në politikë duke u bërë pjesë e partisë “ATAKA”, e udhëhequr  nga Siderof Volen.  Partia Ataka, konsiderohet një parti ekstremiste dhe nacionaliste dhe në zgjedhjet qendrore të vitit 2005/2009 është renditur në vendin e katërt për mbështetjen e popullit.

Si fillim eksperienca e tij në Parlamentin Europian filloi që në vitin 2005 si Vëzhgues dhe më pas në janar 2007, Stoyanov arriti që të zgjidhej si anëtar i Parlamentit Europian duke u ulur tashmë në karrigen e eurodeputetit. Ai  madje u rizgjodh edhe në zgjedhjet e qershorit 2009.

Stoyanov fillimisht ishte anëtar i grupit politik të Identitetit, Traditës, Sovranitetit (ITS), derisa grupi pushoi së ekzistuari dhe ai doli në 2009 si eurodeputet i pavarur.

Sipas raportimit të The Guardian ky eurodeputet është në radhët e atyre që kanë marrë jo pak kritika të ashpra. Edhe pse i ri në moshë, duket që pikëpamjet e tij janë konservatore dhe të ngurta. Ai është akuzuar si racist shumë herë për deklaratat e tij duke iu tërhequr vëmendja nga institucionet e BE.

Fillimet e tij nuk kanë qenë shumë aktive, por gjatë mandatit të tij ai ka mbajtur poste të rëndësishme si anëtar i 2 komisioneve dhe 2 delegacioneve, konkretisht: Komisioni për Zhvillimin Rajonal dhe  Komisioni për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Ndërkohë ka qenë dhe pjesë e delegacioneve: Për marrëdhëniet me vendet e Mashrekut dhe në Delegacionin  e Asamblesë Parlamentare Euro-Mesdhetare

Ai, që në moshë ende të re  si dhe sot vazhdon të jetë  i vendosur dhe tepër guximtar për ta shprehur mendimin e tij ashtu siç atij i kalon në mendje!

 

 

Si arriti Amelia Andersdotter të ishte pjesë e Parlamentit Europian ?

Amelia Andersdotter  ishte eurodeputetja më e re në Parlamentin Europian në zgjedhjet e 2011. Ajo ishte vetëm 24 vjeçe kur mori detyrën më 1 dhjetor 2011. Amelia ka lindur në 30 gusht 1987 në Uppsala, Suedi, dhe ështëe para nga tre fëmijët e familjes Andersdotter. Kandjekur studimet në universitetin në Lund, Suedi në degën e matematikës, por ajo u zgjodh si eurodeputete para se të mbaronte studimet e saj.

Por, si u bë pjesë e politikës  Amelia? Ajo iu bashkua partisë suedeze “Pirat” menjëherë pas formimit të saj në 2006. Duket që vizioni i saj ka qenë i qartë pasi partia Pirat ka në qendër të programit të saj forcimin e të dhënave private dhe të drejtat e autorit. Nga qershori 2007 deri në mars 2010 ajo ishte koordinatorja ndërkombëtare e partisë dhekrahu i rinisë. Në fakt Stoyanov, të cilin e përshkruam më lart mund të kishte një kolege akoma më të re në moshë se ai pasi ajo që në vitin 2009 u emërua kandidatja e dytë në listën e partisë Pirat për zgjedhjet e Parlamentit Europian në qershor të atij viti, por fatkeqësisht partia nuk fitoi vota të mjaftueshme për një deputet të dytë.  Por, nuk vonoi shumë dhe Amelia ia doli të ishte pjesë e Parlamentit Europian në vitin 2011.

Ajo ka ditur t’ia dalë shumë mirë edhe përse e re në moshë në pozicionin  e punës, të lë gjurmë për punën që ka kryer dhe të jetë akoma prezente  duke dhënë kontributin e saj. Fokusi i saj ka qenë dhe është ti bëjë njerëzit, BE dhe çdo institucion të kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave jo vetëm si ligj, por si një mjet për avancimin e parimeve themelore mbi të cilat ndërtohet demokracia. Dhe ajo ja ka dalë  të jetë një aktiviste e zonja pasi në vitin 2012 , The Daily Dot media me fokus në aspektet dixhitale e ka renditur atë në vendin e 5 ndër top 12 aktivistëve të të drejtave të internetit në botë. Ja si e përshkruan kjo media Amelian:‘Askush nuk luajti një rol më të madh në bindjen e kolegëve të saj për rreziqet e Marrëveshjes së Tregtisë Anti-Falsifikim  sesa Amelia Andersdotter, anëtarja më e re e Parlamentit të BE. Ajo loboi fuqishëm kundër kësaj marrëveshje, të cilën BE, kur u thirr në fund për të votuar pas disa muajsh diskutimesh, e refuzoi me shumicë.’

Ajo ka punuar me politikat e telekomunikacionit, mbrojtjen e të dhënave, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe standardizimin e teknologjisë. Që nga viti 2015 sipas THE BRUSSELS BINDER ajo  drejton një OJQ në Suedi e quajtur ‘Dataskydd.net‘ e cila përqendrohet në  mbrojtjen e të dhënave si në aspektet ligjore  edhe në praktikë. Ka publikuar disa studime dhe madje ka shkruar edhe artikuj për ti bërë njerëzit të kuptojnë rëndësinë e të drejtave që bota virtuale përmban. Duket që Amelia atë që bën e bën me pasion dhe dëshirë. Ajo nuk ndalet dhe gjithnjë është afër politikave dhe qytetarëve duke ruajtur një balancë perfekte.

***

E kush më mirë mund ti ndërtojë politikat për të ardhmen dhe të përfaqësojë e mbështesë interesat e të  rinjve? Natyrisht që të rinjtë vetë. Unik dhe të vendosur në atë çfarë ata bëjnë këta të rinj jo vetëm  që kanë treguar që e kanë me dëshirë atë që bëjnë, por dinë që ti menaxhojnë shumë mirë edhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë. Vendosmëria e tyre ka treguar që dinë ti mbajnë premtimet dhe sjellin një energji të reja në Parlamentin Europian.  

Stafi i EuroSpeak, gusht 2019

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk