Sadiq Khan: zgjedhja alternative e Londrës

Sadiq Khan: zgjedhja alternative e Londrës

Prindërit e tij punonin shumë për faktin se mbështetnin financiarisht dhe të afërmit e tyre në Pakistan. Për ti ardhur në ndihmë familjes, gjatë ditëve të pushimeve sidomos në verë, Sadiq punonte në supermarket. Ai tregon se kanë qenë të paragjykuar dhe kanë hasur shpesh racizëm gjë që e cila e detyroi Khan dhe vëllezërit e tij të merrnin leksione boksi. Përveç boksit sporte të tjera që Khan ka praktikur dhe i ka dashur kanë qenë: futbolli (fans i Liverpulit)dhe kriket.

Khan ka performuar shumë mirë gjatë studimeve të tij, sidomos në shkencat ekzakte pasi dëshironte të ishte një dentist në të ardhmen. Por me sugjerimin e një mësuesi që ai të lexonte libra të juridikut, si rezultat i personalitetit të tij argumentues e së bashku me programin televiziv Ligji L.A bënë që Khan të ndryshonte drejtimin e tij nga stomatologjia në juridik. Khan ka studiuar për juridik në Universitetin Verior të Londrës, ku më vonë ka punuar si avokat i specializuar për të drejtat e njeriut për tre vjet.

Duke qenë se ishte një laburist, Khan ka qenë Këshilltar për London Borough në Wandsworth që është pjesa më madhe e Londrës (32 distrikte nga 33) nga 1994 deri në vitin 2006. Vendosmëria, dëshira për një punë të madhe për të realizuar dhe me rëndësi emocionale, këmbëngulja se është atje për të përfaqësuar të gjithë londinezët dhe për të trajtuar pabarazinë në kryeqytet bënë që të fitonte atë post. Khan është kryebashkiaku i parë i pakicave etnike, muslimani i parë në një kapital të madh perëndimor. Ai ka qenë anëtar i Parlamentit të Londrës Jugore nga 2005 në 2016. Pavarësisht se është anëtar i partisë Laburiste ai është karakterizuar ideologjikisht si demokrat social.

Në qeverinë e kryeministrit Gordon Brown ai u emërua si Ministër i Shtetit për Komunitetet në vitin 2008 dhe më vonë zuri postin e Ministrit Shtetëror të Transportit. Sadiq Khan ka qenë një aleat kyç i liderit të punës Ed Miliband, si Sekretar në hije i Shtetit për Drejtësinë. Khan mban mandatin më të madh personal të çdo politikani në historinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe të tretin mandat më të madh personal në Europë.

Por nuk ishte e lehtë për të që arrinte këtë sukses, dhe kjo jo vetëm për arsyet e lartpërmendura. Duket sikur përballja e tij me racizmin nuk mbeti vetëm në kohët e shkollës, por e ndoqi atë përgjatë jetës, dhe veçanërisht përgjatë fushatës së tij elektorale. Kundërshtari i tij, Zac Goldsmith, drejtoi një fushate anti-islamiste me shpresën së do të zinte terren për shkak të ndodhive të fundit në Europë, por kjo fushatë la për të dëshiruar. Goldsmith, siç edhe kreu u partisë konservatore David Cameron, akuzuan disa herë Khan-in për lidhje të dyshimta dhe përfshirje të tij në bombardimet e 7 korrikut në Londër. Fushata e tij u përqendrua në prishjen e imazhit të kryebashkiakut të ri, por në të njëjtën kohë ka sulmuar komunitetin musliman të Londrës, që përbëhet nga 1 milion njerëz. Të shumtë janë analistët edhe pjesëtarët e partisë konservatore që mendojnë së kjo fushatë ka bërë dëme të pakthyeshme në marrëdhëniet e partisë konservatore me komunitetin musliman.

Në një kohë krize, ku një pjesë e mirë e Europës po kthehet kundër fesë duke e konsideruar atë shkaktare të sulmeve terroriste, Sadiq Khan arriti të bashkonte londinezet në diversitet dhe të mposhte një fushatë raciste. Edhe pse posti i kryebashkiakut nuk ka kompetenca madhore edhe nuk ka shumë ndikim te politika e jashtme, pikërisht për domethënien e fitores së tij, ai u bë një nga personazhet më të shumëpërfolur të Europës perëndimore. Ai është kthyer në figurën shembullore të një muslimani që mundohet të ndajë fenë nga e keqja e ekstremizmit dhe sipas tij “londinezët kanë një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit”. Ai si çdo baba i kohëve të sotme shqetësohet për fëmijët e tij dhe rininë e Anglisë se mos bie pre e ekstremizmit të internetit, dhe për ketë arsye duhen marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni.

Fushata e tij zgjedhore u bazua në një pjesë të mirë të saj në identitetin e Sadiq Khan. U theksua prejardhja e tij e thjeshtë; “djali i një shoferi autobusi”që do të bënte transportin më të përballueshëm; “djali që ishte këshillues i pasurive të paluajtshme” dhe që do te ndreqte problemin pothuajse dhjetëvjeçar të strehimit; “britaniku musliman” që do të minimizojë ekstremizmin”. Kështu u shprehen shumë gazeta britanike, si NewStatesman dhe The Guardian dhe kështu u portretizua si përfundim Sadiq Khan. I parapriu sulmeve të kundërshtarit edhe përdori si mburojë identitetin e tij, një histori suksesi, duke e përqafuar atë dhe duke e prezantuar me krenari. Me pak fjalë, ishte plotësisht e kundërta e Zac Goldsmith, djali i një milioneri, ambientalit por me qëndrime anti-islamiste.

Programi politik i Sadiq Khan përqendrohet të problematikat kryesore të Londrës siç janë ekonomia, punësimi, mjedisi, transporti etj. Midis tyre ai ka përfshirë sigurinë e qytetit dhe parandalimin e përhapjes së ekstremizmit duke përforcuar kapacitetet e policisë vendase. Në fjalimet e tij gjatë fushatës, ai është shprehur se edhe pse qyteti i Londrës është tashmë një nga më të mirët në botë, duhet ende punë për të përmirësuar cilësinë e jetesës dhe bashkëjetesën harmonike pavarësisht përkatësive shtetërore ose fetare. Ai do që “të gjithë londinezet të kenë të njëjtat mundësi që qyteti i ofroi atij: një shtëpi që ata të munden ta përballojnë, një punë të kualifikimeve të larta me një page të mirë, një sistem të përballueshëm dhe modern të transportit si edhe një mjedis të sigurt, të pastër dhe të shëndetshëm”.

Duket sikur Londra ka përqafuar alternativen nga e cila Europa po mundohet të struket larg. Londinezet kanë dhënë përgjigjën e duhur ndaj rritjes së partive të ekstremit të djathtë në Europe. Tani mbetet vetëm përmbushja e programit premtues të Sadiq Khan.
                                                                                                                 Stafi i EuroSpeak, qershor 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk