Anne-Marie Imafidon- frymëzim për femrat sipërmarrëse në shkencë, teknologji e inxhinieri

Anne-Marie Imafidon- frymëzim për femrat sipërmarrëse në shkencë, teknologji e inxhinieri

Në moshën 10 vjeçare ajo fitoi një bursë në shkollën private të Shën Jozefit, duke ndjekur shkollën një vit më shpejt se bashkëmoshatarët. Arriti të kalonte dy provime GCSE në matematikë dhe në teknologjinë e informacionit, dhe vetëm 13 vjeç siguroi një bursë britanike për të studiuar matematikë në Universitetin Johns Hopkins. Mban rekordin botëror të personit më të ri( 11 vjeç) që ka kaluar nivelin A në Teknologji. Më tej, rruga e suksesit të Imafidon vazhdoi duke u pranuar në një program nga Universiteti i Oksfordit, si dhe duke fituar një diplomë master në moshën 17 vjecare, përsëri në Universitetin e Oksfordit. Më 19 qershor të vitit 2010, Imafidon u bë studentja më e re e diplomuar ndonjëherë, me një diplomë Master në matematikë dhe shkenca kompjuterike. Por të gjitha këto rekorde të saj nuk të çudisin kur njeh në brendësi të familjes së saj, e cilësuar nga mediat britanike, si familja “më e zgjuar” në Britani, me rekorde të tjera që pasojnë motrat dhe vëllezërit më të vegjël në moshë të Imafidon.

Dy vite pas diplomimit të saj, Imafidon, u ftua për të folur në një konferencë të përvitshme në SHBA, për Femrat në Teknologji. Sipas Guardian, fjalimi i saj, ku vihej në dukje se vajza në teknologji përbënte ende një pakicë, u shoqërua me reagime të shumta në publik. Ajo theksoi se femrat ende mbeten të nënpërfaqësuara në fushën e shkencës dhe teknologjisë STEM(Science, Technology, Enginiering,Mathematics). Studime të ndryshme në këtë drejtim tregojnë se problemi fillon qysh në momentin kur lëndët shkencore në shkollë zgjidhen kryesisht nga djem, pasi shpesh vajzave u mungon besimi se do të ndjekin një karrierë të mirë-paguar si profesioniste në STEM. Edhe kur ato punësohen pabarazia në pagesë në krahasim më një koleg mashkull mund të shkojë deri në 15% më pak fitim për femrat.

stemmetsPas një serë eksperiencash të vlefshme të përvetëruars përmes punës në Goldman Sachs, Hewlett-Packard, Deutsche Bank dhe Lehman Brothers, Anne-Marie themeloi sipërmarrjen sociale Stemettes. Termi “Stemettes”, do të thotë femra që kanë aftësinë të ndjekin një apo disa fusha të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Kompania e të talentuares britanike do të përgjigjej për rëndësinë dhe nevojën e më shumë femrave në STEM, duke u kthyer në frymëzim e inkurajim për gjeneratën e ardhshme të femrave në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë.
“Kemi nevojë për më shumë njerëz për të zgjidhur problemet globale që variojnë nga mungesa e ushqimit në përhapjen e epidemive. E për këtë nevojitet perspektiva femërore. Për shembull, rripat e sigurimit u krijuan në fillim sipas peshës dhe gjatësisë mesatare të një mashkulli-duke shkaktuar kështu vdekjen e shumë femrave që i përdorën në fillim. Shembulli prekës i rripave sjell projektimin në vakumin mashkullor që në vend që të zgjidhë probleme po krijonte të reja. Perspektiva femërore sjell dy elemente kyç si kreativiteti dhe altruizmi. “- jep mesazhin e saj Anne-Marie Imafidon në TEDx. 

Në harkun kohor të tre viteve, mijëra vajza e gra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Europë kanë qenë pjesëmarrëse dhe paneliste në evente të Stemette. Gradualisht, numri i vajzave që marrin lëndë shkencore në shkollë është në rritje. Në vitin 2015, 32,700 vajza kanë hyrë në provimet GCSE rrjedhin, në krahasim me vitin e kaluar - një rritje prej 3%. Themeluesja e sipërmarrjes sociale fitues i EU Digital Organisation, u cilësua Profesionisti i Ri për Teknologji& Industri Kompjuterike në Britani për Vitin 2013, si dhe u vlerësua si Rising Star dhe Woman to Watch nga revista prestigjoze në 2014. 

Synimi i Imafidon është të rrisë dhe të zgjerojë më tej sipërmarrjen e saj Stemettes, duke përfshirë femrat dhe duke i bërë ato pjesë të rëndësishmë të teknologjisë dhe nevojës që shoqëria ka për inovacion në këtë fushë. Që prej hapjes së Stemettes, Imafidon do të jetë gjithmonë pjesë e fushatave, organizimeve dhe çdo eventi tjetër që ka për qëllim pjesëmarrjen dhe nxitjen e femrave drejt STEM, duke u siguruar që asnjëra prej tyre të mos i thotë “Jo” karrierës STEM. Në shkurt të 2016 ajo lançoi aplikacioni online që pritet të krijojë rrjetin më të gjerë të femrave sipërmarrëse në botë.

Përfaqësimi i Anne Marie Imafidon si anëtare bordi në Inspirational YOU, Fondacionit Zhvillimi Urban si dhe këshilluese mbi çështjet dixhitale në BE, do të ndikojë në ngritjen e zërit të problemeve të femrave në shkencë dhe nxitjen e sipërmarrësve të reja.

                                                                                                                 Stafi i EuroSpeak, shkurt 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk