Çfarë ndodhi? Fitorja e dhjetorit për Ballkanin Perëndimor në saj të Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Çfarë ndodhi? Fitorja e dhjetorit për Ballkanin Perëndimor në saj të Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Samiti mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që u zhvillua më 6 dhjetor 2022 në Tiranë përfaqëson një arritje për sa i përket rajonit të Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë. Modestisht duhet të them që ne patëm një rol për të arritur në këtë pikë kthese dhe kemi dhënë një sërë provash që jemi gati të vlerësohemi dhe të konsiderohemi ndryshe, dhe këtu nënkuptoj jo vetëm Shqipërinë por të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor si një i tërë” – u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për shtyp një ditë para Samitit.[1]


Entuziazmi i krijuar, si vendi pritës i një eventi kaq me rëndësi (dhe i pari vend nga Ballkani Perëndimor) u përhap gjithandej. Në një shtet vetëm 110 vjeç ku 45 prej këtyre viteve i ka kaluar në izolim për shkak të regjimit komunist, kësi eventesh shihen si një prekje magjike’. Atmosfera që mbizotëroi ngjante me pritjen që i është kushtuar mbërritjes së Sekretarit të Përgjithshëm amerikan, James Baker në Shqipërinë e sapohapur për botën në korrik të vitit 1990: Njerëzit mbushën rrugët për të mirëpritur sekretarin në një mënyrë kaq spontane sa do të mbahet mend për një kohë të gjatë.


Lajmi për Shqipërinë si vendi pritës i Samitit të Procesit të Berlinit më 6 dhjetor, u mundua të mjegullohej me lajme të tjera, në mënyrë që të eklipsohej ky moment. Në veçanti, opozita shqiptare lajmëroi realizimin e një proteste po atë ditë, ndërkohë që erdhën dhe lajme që Presidenti Serb Aleksandar Vučić nuk do të merrte pjesë, një vendim ky i marrë në moment të fundit.[2] Për çudi, ishte në fakt kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mungesa e madhe që u vu re në Samit. Një tjetër element surprizues i Samitit ishte një shfaqje e organizuar drejtpërdrejt që përfshiu vallet tradicionale shqiptare, ndjekur nga Aria Traviata Libiamo dhe një kërcim modern i të rinjve. Performanca e zhvilluar në Sheshin Italia, në Tiranë përfaqësonte në mënyrë simbolike të shkuarën, klasiken dhe të ardhmen. Ishte një performancë e pazakontë për sa i përket këtyre Samiteve të nivelit të lartë. “Je një mikpritës i jashtëzakonshëm” – iu drejtua Komisionerja Europiane, Von der Leyen kryeministrit Rama, duke vlerësuar kështu përpjekjet e vendit për organizimin e një Samiti të tillë.


Pavarësisht kësaj, rëndësi më të madhe pati pikërisht zgjedhja simbolike e përzgjedhjes së Shqipërisë për organizimin e këtij samiti – si vendi më pro europian në rajon, dhe sigurisht Deklarata eTiranës. Samiti BE- Ballkani Perëndimor ka ardhur si rezultat i zbatimit të Axhendës Strategjike të Këshillit Europian 2019-2024[3], e cila pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe strategjike. Përzgjedhja e Shqipërisë si vendi për zhvillimin e Samitit, jep një mesazh të qartë që Ballkani Perëndimor përfshihet në zonën e influencës së BE, në kontekstin e një atmosfere kaq të tensionuar gjeopolitike që kjo luftë ka krijuar.

 “Ishte një Samit ku u dha një mesazh i pastër bashkimi” - theksoi Presidentja e Komisionit Europian, von der Leyen gjatë fjalimit të saj.[4]Zgjedhja është shumë e qartë: Ne duhet të shikojmë nga i njëjti drejtim së bashku” - u shpreh Presidenti i Këshillit Europian gjatë fjalës së tij.[5]


Nga ana tjetër, von der Leyen tha përpara gazetareve që të gjitha vendet duhet të zgjedhin anën që do marrin në këtë fushë shahu.  “Ne (BE) jemi investitori më i madh. Jemi partneri më i afërt, dhe për këtë çështja është  që ju duhet të zgjidhni se nga cila anë do të qëndroni, në anën e demokracisë”.[6]  Ajo këmbënguli në faktin që është thelbësore të kihet në vëmendje lufta mes autokracive dhe demokracive dhe “kjo luftë është e dukshme dhe në Ballkanin Perëndimor” ku Rusia dhe Kina po përpiqen të rrisin influencën e tyre.[7] Me shumë mundësi këto deklarata ishin një thirrje për Serbinë, një vend ky që nuk i ka përafruar sanksionet e BE të vendosura kundër Rusisë si përgjigje ndaj sulmit në Ukrainë.


Deklarata e Tiranës[8] është produkti më i rëndësishëm i këtij Samiti, dhe është një nga dokumentet më të qartë të diplomacisë së BE. Aty u deklarua nevoja për një përshpejtim të procesit të integrimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe u rishpall politika e zgjerimit ndaj rajonit pas një ndalese 3-vjeçare (vetoja franceze kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor 2019).


 “Një paketë e re prej 400 milion eurosh do të financojnë 12 projekte investimi” më së shumti në fushën e energjisë së rinovueshme, u informua gjatë samitit. Në lidhje me këtë, kryeministri Rama nënvizoi rëndësinë që ka paketa e mbështetjes energjitike e cila do të ndihmojë rajonin "të distancohet nga ndikimi rus." Në fjalimin e tij përmbyllës Rama shkoi aq larg sa i kërkoi Bashkimit Europian të krijonte një program të ngjashëm me Planin Marshall për rajonin - “Një program Europian të prekshëm” për të gjithë kontinentin europian.[9] Ai përgëzoi krijimin e Komunitetit Europian Politik që u shpall në Samitin e Pragës në tetor 2022, ndërkohë që Presidentja von der Leyen përshëndeti arritjet e bëra në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal, i krijuar nga Procesi i Berlinit dhe “marrëveshjet e arritura që theksojnë rëndësinë që ka liria për të udhëtuar, studiuar dhe punuar”.[10]


Për një ditë, vështrimi i Brukselit u fiksua drejt Ballkanit Perëndimor, dhe pa asnjë dyshim Samiti BE-Ballkani Perëndimor nënkuptoi rigjallërimin e procesit të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, si një pikë kthese për qasjen dhe qëndrimin e BE kundrejt rajonit – këtë herë me rezultate konkrete të arritura: Bosnja dhe Hercegovina mori statusin vend kandidat vetëm një javë pas zhvillimit të Samitit.

Klodiana Beshku, dhjetor 2022


*The article was written as part of the project "The Western Balkans at the Crossroads: Democratic Backsliding and External Actors' Influence" led by the Prague Security Studies Institute, sponsored by National Endowment for Democracy (NED). For more information, visit: www.balkancrossroads.com.

[1]https://euronews.al/en/tirana-was-not-chosen-by-chance-rama-ahead-of-the-summit-we-played-our-role-to-arrivehere/

[2]https://balkaninsight.com/2022/12/05/serbian-president-will-attend-eu-balkan-summit-in-tirana/

[3]https://www.consilium.europa.eu/en/eu-strategic-agenda-2019-2024/

[4]https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/statement_22_7527

[5]https://www.consilium.europa.eu/en/press/press-releases/2022/12/06/remarks-by-president-charles-michelfollowing-the-eu-western-balkans-summit-in-tirana/

[9]https://www.kryeministria.al/en/newsroom/fjala-e-mireseardhjes-ne-samit/

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk