Të drejtat e refugjatëve në Suedi

Të drejtat e refugjatëve në Suedi

 

Gjatë verës, Europa Europa, kabareja anti-nacionaliste për politikën e azilit të BE-së ka performuar në parqet e qyteteve të ndryshme të Suedisë.  Në një nga mbrëmjet e kaluara në një një teatër pyjor në Stokholmin qendror, dëgjohen performanca si “Ju më quajtët mua një parazit, një barrë, një gënjeshtar, një viktimë dhe  dhunues , gjithmonë një kriminel. Por unë kurrë nuk mund të jem i paligjshëm. Më quani një hero. Për të gjitha barrierat të cilave i kam mbijetuar. Për të gjitha frikërat që kalova. Për guximin tim. Për jetën që nuk do të jetoj kurrë. Më thërrisni nën emrin tim të vërtetë!” Turneu është pjesë e përpjekjeve për të bërë pjesë të axhendës të drejtat e refugjatëve, përpara zgjedhjeve të ardhshme të Suedisë. Më 14 shtator, qytetarët dhe banorët rezidentë do të zgjedhin një parlament të ri, autoritetet lokale dhe këshillat rajonalë.

Sistemi i Azilit Europian të Përbashkët i miratuar  në qershor të vitit 2013, shënoi një moment historik në harmonizimin e rregullave të migracionit europian. Por është gjithnjë e më e qartë se sistemi nuk arrin të shpëtojë jetë. Bordi i Migracionit suedez i ofron një status me banim të përhershëm refugjatëve sirianë. Megjithatë, kjo zbatohet vetëm për ata që ia  kanë dalë në Suedi, pa u ndaluar dhe  regjistruar në një vend tjetër të zonës Schengen.

Kalimet e parregullta kufitare janë gjithnjë të rrezikshme. Amnesty International raporton se BE-ja ka shpenzuar miliona duke investuar në materiale të shtrenjta mbikqyrjeje: skanime live për gjurmët e gishtrinjve, helikopterë, automjete të policisë (më shumë se 16 milion €); anije patrullimi në det të hapur (mbi 31 milion €); anije patrulluese bregdetare (mbi 14.000.000 €); anije me shpejtësi të lartë, aeroplanë me sensorë,…dhe kamera termike, anije kërkimi dhe shpëtimi, et.

Në një radio show që transmetohet gjerësisht, poetja Athena Farrokhzad  i quajti politikat migratore të BE, tragjedinë më të madhe europiane të kohës sonë dhe i bëri thirrje dëgjuesve për të treguar solidaritet me të gjitha mjetet në dispozicion të tyre, edhe duke u martuar me migrantë pa dokumenta.

Toleranca – shumë punë akoma

Diskriminimi strukturor është qartësisht i dukshëm në tregun e punës. Është shumë më e vështirë për emigrantët që të gjejnë punë, po ashtu të diplomuarit e huaj të lindur gjetkë fitojnë më pak se kolegët e tyre suedezë.

Mbajtja e një Suedie tolerante kërkon gjithashtu marrjen e masave në nivelin bazë. Shoqëria civile suedeze është gjithnjë e më aktive në vendin e punës, qendrat e komunitetit dhe në rrugën për të mbajtur racizmin larg. Media sociale, editorialet, dhe revistat kulturore janë përpjekur të adresojnë diskriminimin strukturor të njerëzve të cilët nuk konsiderohen suedezë. Ata theksojnë kërcënimin që  lëvizjet e ekstremit të djathtë paraqesin në një shoqëri demokratike, në vend që ta lënë diskutimin të përshtatet me "kërcënimin e emigracionit në masë".

Europa Europa do të performojë për herë të fundit natën e zgjedhjeve, duke paraqitur edhe një herë mesazhin se të drejtat e njeriut duhet të kenë kufij kalimi, ashtu si njerëzit, të cilëve i takojnë këto të drejta.                                                                                                         

                                                                                                                      EU observer, shtator 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk