Reforma në sektorin energjitik dhe klimaterik

Reforma në sektorin energjitik dhe klimaterik

Pavarsisht se gjatë takimit u evidentua fakti që BE-ja po bën përparime në lidhje me përmbushjen e objektivave të saj klimaterike për 2020, parashikimi i objektivave për 2030 është gjithashtu shumë i nevojshëm për të ofruar siguri për investitorët dhe një qasje të koordinuar ndërmjet shteteve anëtare.
Drafti i paraqitur sërisht ka në epiqëndër nxitjen drejt një ekonomie që redukton sasinë e karbonit. Ajo ka për qëllim për të ndërtuar një sistem konkurrues, të sigurt, të  përballueshëm për të gjithë konsumatorët, të reduktojë  varësinë nga importet e energjisë, të krijojë mundësi të reja për zhvillim dhe vende pune.

Reduktimin i efektit serë të paktën në nivelin 40%

Një ndër pikat kyce te draftit ishte reduktimi i efektit sërë 40% krahasuar me vitin 1990 deri në vitin 2030.  Për të arritur objektivin e përgjithshëm 40%, sektorët e industrisë tregtisë brenda BE-së  që emetojnë gazra do të duhet ti reduktojnë emetimet e tyre në nivel 43% në krahasim me vitin 2005. Emetimet nga sektorët industrial, tregtar jashtë BE-së do të duhet të reduktohen me 30% krahasuar me nivelin e 2005-ës. Këto duhet të harmonizohen me objektivat e cdo shteti anëtar. Këshilli Europian ka nënvizuar parimet kryesore për të arritur këtë.

Rritja e përqindjes së energjisë së rinovueshme në të paktën 27%
Energjia e rinovueshme do të luajë një rol kyç në tranzicionin drejt një sistemi konkurrues, të sigurt dhe të qëndrueshëm për sistemin energjitik. Komisioni propozoi rritjen e përdorimit të energjisë së ripërtëritshme në të paktën 27%  deri në vitin 2030. Këshilli Europian e aprovoi këtë objektiv dhe tashmë ky  është i detyrueshëm në nivel të BE.

Rritja e efikasitetit të energjisë me të paktën 27%     

Pas shqyrimit të Direktivës për Efikasitetin e Energjisë, Komisioni Europian propozoi një objektiv  për kursimin e energjisë në nivelin 30%  deri në vitin 2030. Objektivi i propozuar bazohet në arritjet deri tani si psh: Ndërtesat e reja përdorin gjysmën e energjisë që përdornin në vitin 1980 dhe industria e ka reduktuar me 19% përdorimin e energjisë krahasuar me vitin 2001. Pas diskutimit të këtij propozimi  Këshilli Europian miratoi një objektiv për kursimin e energjisë ne nivel 27%, por u shpreh se do  të rishikohet në 2020 duke pasur si synim rritjen e këtij niveli në 30%.

Reforma ne emetimet e gazit në sistemin tregtar të BE-së

Emetimet e gazit në sistemin tregtar do te reformohen dhe forcohen. Vendosja e nje kufiri për redukrimin e efektit serë ne në nivel 43% deri në vitin 2030 , nënkupton që norma e reduktimit të emetimeve të këtyre gazrave të jetë në nivel 2.2% nga 2021, ndërkohë që objektivi për 2020 është është reduktimi në 1.74%. Kjo do të sigurojë që në të ardhmen sistemi tregtar i BE-së (EU-ETS) të jetë më i fuqishëm dhe efektiv në promovimin e investimeve që synojnë emetimin e një sasie të ulët karboni që reflektohet me një kosto më të ulët për shoqërinë.  Këshilli Europian ka nënvizuar se kështu do të arrihet stabilizimi i tregut në përputhje me propozimin e Komisionit dhe do të jetë instrumenti kryesor për të arritur reduktimin e efektit serë dhe të emetimit të gazrave të dëmshme.

Sistemi i ri i qeverisjes

Drafti për 2030 propozoi që të implementohej në përputhje me planet kombëtare që synojnë energji konkurruese, të sigurt dhe të qëndrueshme, si dhe të bashkëpunojë me shtetet anëtare në evidentimin e treguesve kyç për vlerësimin e përparimit me kalimin e kohës. Këshilli Europian ra dakort me propozimin duke nënvizuar se kjo do ta bej reformën më të besueshme e transparente dhe për BE-në do të jetë më e lehtë të arrijë qëllimet e saj në politikën e energjisë.

                                                                                                                            europa.eu. tetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk