Europa Sociale
Një nga vërejtjet e saj të para ishte që "Europa ka nevojë për politika liberale dhe ekonomiko-sociale". Gjatë sesionit ajo tregoi besimin e saj se Europa nuk duhet të jetë konkurruese vetëm në aspektin e cilësisë së mallrave dhe shërbimeve, por edhe po aq e rëndësishme në drejtim të cilësisë së jetës. Ashtu si kandidatët e tjerë, Bieńkowska ishte gjithashtu e paqartë për tema të caktuara. Kur u pyet nga eurodeputeti Ashley Fox (në Mbretërinë e Bashkuar, ECR) në lidhje me një rregullore të vetme, Bieńkowska, duke iu shmangur pyetjes, tha se ajo do ta anulojë atë, në mënyrë që të bëjë më të lehtë funksionimin e NVM-ve. Megjithatë ajo premtoi se kur të vendosë se disa rregulla janë të dobishme apo të rënda për NVM-të, ajo mund të përfundojë duke amenduar jo vetëm një pjesë të legjislacionit, por dhjetë ose pesëmbëdhjetë direktiva.
NVM-të
Bieńkowska ishte e prirur të përmendte arritjet e saj të kaluara, në mënyrë që të provojë meritat e saj për këtë punë të re . Ajo theksoi pozitën e saj të kohëve të fundit si Zëvendëse e Kryeministrit të Polonisë, Ministre e Infrastrukturës dhe Zhvillimit Rajonal, duke thënë se ajo kishte punuar nga afër me shumë sektorë të rëndësishëm të industrisë për tregun e përbashkët, dhe për disa NVM- e pjesë e portofolit të saj. Komisionerja e caktuar shfaqi shqetësimin e saj për NVM-të në Europë, duke theksuar nevojën për të ulur barrën administrative me të cilën ato përballen, dhe paraqiti planet për të lehtësuar ligjet që rregullojnë aktivitetet e tyre. Ajo gjithashtu theksoi se NVM-të përqendrohen shumë në bankat si i vetmi burim financimi apo investimesh, ndërkohë që ka më shumë burimet financimi për kompanitë e vogla dhe të mesme - ata thjesht duhet të informohen rreth tyre,"
Energjia
Komisionerja e caktuar shprehu mbështetje për zhvillimin e tregut të vetëm për energjinë. Megjithatë, kur u pyet në lidhje me përdorimin e qymyrit në prodhimin e energjisë, Bieńkowska dha përgjigjen standarde të Komisionit Europian - se përzierja e energjisë është përgjegjësi e shteteve anëtare, dhe jo e BE. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së efikasitetit të energjisë. Duke folur për çështjet e mjedisit, u shpreh se ekonomia e gjelbër dhe ajo e teknologjive të pastra kanë një rëndësi të veçantë dhe premtoi zgjerim të punimeve në këto zona në vitet e ardhshme. Seanca e saj përfundoi me duartrokitje mjaft entuziaste. Partia e qendrës së djathtë Popullore Europiane (EPP) nxorri shpejt një deklaratë në mbështetje të Bieńkowska, duke thënë se presin të punojnë me të. Krišjānis Kariņš, një zëdhënës letonez i grupit të PPE, pjesë e Komitit Parlamentar për Industrinë, Kërkimin dhe Energjinë (ITRE), theksoi se Polonia është i vetmi vend që nuk ka rënë në recesion vitet e fundit. "Kush më mirë se një kandidate polake mund të drejtojë tregun e brendshëm europian?," përfundoi ai.
EurActiv, tetor 2014