Italia merr Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian: Ja programi dhe prioritetet

Italia merr Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian: Ja programi dhe prioritetet

Europa për punësim dhe zhvillim ekonomik

Presidenca Italiane synon të vendosë në qendër të politikave europiane zhvillimin dhe punësimin dhe të përcaktojë një kornizë ekonomike e cila do të inkurajojë reforma strukturale në shtetet anëtare. Fokusi i iniciativave të zhvillimit do të jetë në “rilindjen industriale”, me një përqendrim të veçantë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme(NVM) ashtu si dhe në politikat për energjinë dhe klimën për 2030. Presidenca italiane do të punojë për të forcuar Bashkimin Ekonomik dhe Monetar Europian, e për të mbështetur investime në sektorë të rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve tanë si: mbrojtja e mjedisit, infrastruktura dhe shërbimet dixhitale. Presidenca italiane do të përqendrohet në çështje të qëndrueshme të zhvillimit edhe nëpërmjet bashkëpunimit pozitiv me Expo Milano 2015, tema kryesore e së cilit është “Ushqimi i planetit. Energji për jetën”. 


Europa më afër qytetarëve: hapësirë për demokraci, të drejta dhe liri
Përgjegjësia, dixhitalizimi, transparenca dhe reduktimi i burokracisë janë përgjigjet e atyre te cilët urojnë që Europa të jetë më afër qytetarëve.  Është shumë e rëndësishme të sigurohet funksionimi i rregullt dhe bashkëpunimi besnik midis institucioneve në mënyrë që këto të fundit të mund të funksionojnë shpejt dhe efektivisht. Presidenca Italiane do të promovojë një rol më aktiv të Bashkimit Europian në fusha si mbrojtja e të drejtave themelore, imigrimi dhe politikat e strehimit. Në këtë kontekst, Presidenca italiane ka për qëllim të punojë për rritje të solidaritetit në një nivel europian dhe të promovojë një politikë europiane imigrimi. 


Një shtysë e re për politikën e jashtme të Bashkimit Europian
Pranvera arabe dhe kriza Ukrainase i  treguan Europës se  nuk mund të injorojë ngjarje të tilla historike. Italia do të përpiqet që aksioni i jashtëm i BE-së të jetë i besueshëm, i qëndrueshëm dhe i pajisur me mjetet e nevojshme për të adresuar sfidat globale dhe rajonale. Emergjenca për imigrimin e detyron Europën që të përvetësojë instrumente dhe politika të përbashkëta në mënyrë që ky fenomen kryesor i kohëve të sotme të trajtohet më së miri. Zgjerimi i BE-së është një prioritet strategjik i Presidencës Italiane, si rrjedhojë do të inkurajohen negociatat e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, presidenca do të mbështesë negociata tregu dhe investime te dyanshme me partnerë strategjikë dhe ekonomi në zhvillim siç janë vendet aziatike. Këto negociata do të jenë në fokus të samitit Azi-Europë në 16-17 Tetor.  
                                                                                                                         Italia2014.eu, korrik 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk