Europa kundër Facebook

Europa kundër Facebook

Pas shpalljes nga informatori amerikan Edward Snowden, Schrems pohon gjithashtu se Facebook ka bashkëpunuar me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të SHBA-ve në programin "Prizëm" të mbikqyrjes.
Gjykata në Vjenë do të mbajë një seancë dëgjimore ku do të vendosë nëse rasti Schrems 'është i pranueshëm në Austri dhe në qoftë se me këtë proces mund të vijohet si me një padi të zakonshme. Schrems ka paditur Facebook-un në emër të 25.000 njerëzve të cilët nënshkruan një peticion online. Ai i kërkon gjykatës të Vjenës të marrë parasysh rastin e tyre si një padi të zakonshme, duke argumentzar se ai po paraqiet një ankesë si konsumator dhe se kjo është e pranueshme në vendin e ankuesit. Ai kërkon një kompensim prej 10.000.000 €, e cila sipas tij shkon në një shumë simbolike prej 500 € për person. Nëse gjykata e Vienës deklaron se ka të drejtë të shqyrtojë rastin, ajo do të hapte një front të ri në betejën ligjore kundër ofruesit të medias social.

Facebook kundërshton të drejtën e Schrems për të paraqitur një padi civile në Austri për arsye se selia europiane e Fb ndodhet në Irlandë. Në 2011, Schrems parashtroi një ankesë para Komisionarit për Mbrojtjen e të Dhënave në Irlandë, për arsye se kompania shumëkombëshe eksportoi të dhënat e përdoruesve të saj europianë në SHBA. Pas mosmarrjes së një përgjigjeje, Schrems dhe grupi i tij 'Europa vs Facebook' e solli çështjen në Gjykatën e Lartë të Irlandës, e cila u shpreh se SHBA kishte një qasje"në masë dhe të padiferencuar" në të dhënat e përdoruesve të Facebook. Gjykata e Lartë Irlandeze pastaj pezulloi rastin dhe i kërkoi Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GJED) të shqyrtojë rregullat për transferimin e të dhënave mes Europës dhe SHBA-ve.

Në një seancë të GJED-së më 24 mars, përfaqësuesi ligjor i Komisionit Europian Bernhard Schima pretendoi që marrëveshja Safe Harbour nënshkruar midis BE dhe SHBA për të mbrojtur të dhënat personale të përdoruesve europianë të faqeve amerikane nuk ofron asnjë garanci reale. "Ju mund merrni parasysh edhe mundësinë e mbylljes të llogarisë tuaj në Facebook, në qoftë se keni një të tillë," u shpreh avokati i BE-së. Avokat i përgjithshëm GJED do të publikojë një konkluzion më 24 qershor lidhur me këtë çështje.

                                                                                                                             EuObserver, prill 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk