Monitorimi i të ardhurave të Eurodeputetëve

Monitorimi i të ardhurave të Eurodeputetëve


Renato Soru është një ndër shembujt e eurodeputetëve të pasur, i cili në vitin 2000 ishte pjesë e listës së miliarderëve të botës renditur nga “Forbes”, e me suksesin e kompaninë e tij Kompania Internet Tiscali me bazë në Milano, ka arritur të "rrëmbejë” konkurrentë deri  në Hollandë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë.   Por edhe në 2014, pavarësisht pozicionit të tij si deputet i PE, Soru vazhdon të jetë CEO i Tiscali, duke fituar mbi € 10,000 në muaj, sipas deklaratës së tij për të ardhurat financiare.

Një tjetër rast është eurodeputeti rumun, Daniel Buda, i cili fiton mbi € 10,000 në muaj nga zyra e tij noteriale dhe gjithashtu liston se zotëron dhe 179 dele.

Udhëheqësi Liberal Guy Verhofstadt është gjithashtu një ndër personat me të ardhura të larta sipas renditjes se TI, ai fiton 10.000 € në muaj si anëtar i bordit të drejtorëve në një kompani belge investimesh të emëtuar “Sofina”. Ai gjithashtu fiton 1,000 € në muaj si anëtar i bordit të një kompanie nafte-dhe-gazi “Exmar” dhe 5,000 € për kryesimin e bordit të Institutit Europian të Administratës Publike.

Liberalja franceze Nathalie Griesbeck, rendit 68 anëtarësime në borde të kompanive të ndryshme  të sektorit mjekësor, që do të thotë se ajo mund të ketë të ardhura shtesë që variojnë nga 500€ gjer në 33,433 € në muaj.

Këto janë disa shembuj që shërbejnë si një imazh tregues se si dhe sa përfitojnë deputetët nga aktivitetet e tyre  jashtë parlamentit.Por “Transparency International” ka gjetur edhe raste të shkeljes së Kodit të Etikës, të tilla si: 7 deklarata të dorëzuara bosh, deputetë që e kanë dorëzuar deklaratën 3 muaj pas afatit të përcaktuar, 46 deklarata tregojnë të ardhura në 3 vitet e mëparshme në më pak se 1,000 € në muaj. etj.

Listimi i termave të paqarta " drejtor , "konsulent”, “ menaxher” apo vetëm shkurtesa si' RVC OMP 'ose' ASDCAM ', nuk mundëson një monitorim efektiv për të kuptuar konflikt interesti të mundshëm, e konkluzohet se një informacion më i detajuar është i domosdoshëm. 
                                                                                                                           EUObserver, tetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk