Referendumi i Danezëve dhe reagimi i Lëvizjes Europiane në Danimarkë dhe Gjermani

Referendumi i Danezëve dhe reagimi i Lëvizjes Europiane në Danimarkë dhe Gjermani

Kjo e vështirëson situatën pasi pritej që pas sulmeve të Parisit, qytetarët danezë ta ndjenin më shumë rrezikun nga terrorizmi dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërkufitar me vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe do të kërkonin më shumë pjesëmarrje të Danimarkës në çështjet e brendshme dhe të sigurisë së BE-së.

Klauzola e Mospjesëmarrjes (opting-out), i është ofruar Danimarkës në Marrëveshjen e Edinburgut më 1993 në 4 fusha kryesore, përfshirë: 1)Mbrojtjen, 2)Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme , 3)Mospërfshirja në Eurozo; 4) Moszëvendësim i qytetarisë daneze nga Qytetaria Europiane, por kjo e fundit u anulua më vonë nga Traktati i Amsterdamit. Gjithsesi Traktati i Lisbonës i 2009, i dha mundësinë Danimarkës të ndryshojë klauzolën e mospjesëmarrjes në çdo moment që dëshiron sipas rastit. Referendumi me nismë nga kryeministri Rasmussen, ka si qëllim që të hiqet dorë nga klauzola ‘opting-out’, pasi rrezikon ta largojë vendin nga politika e përbashkët europiane mbi sigurinë dhe mbrojtjen si dhe të përjashtojë vendin nga Europoli, agjencia policore e përbashkët europiane, që tanimë është kthyer në një institucion mbikombëtar, por edhe nga agjenci të tjera të BE-së, si Eurojust dhe Sistemi Europian i Regjistrimit të fluturimeve dhe pasagjerëve. Por përsëri kryeministri ka theksuar faktin që edhe nëse votimi në favor të klauzolës së përfshirjes në referendum, nuk ndryshon asgjë në lidhje me politikat e migrimit dhe azilit, pasi aty Danimarka do të vazhdojë të ndjekë politikën e vet kombëtare të pavarur nga ajo europiane.

Lëvizja Europiane në Danimarkë dhe ajo në Gjermani po bëjnë një fushatë të gjerë dhe pjesëmarrëse për të arritur ‘Po’-në në referendum, duke informuar qytetarët dhe grupet e interesit mbi avantazhet që do të ketë kjo lëvizje jo vetëm për Danimarkën, po për të gjithë Europën. Është i rëndësishëm fakti që BE të qëndrojë bashkë për të mbrojtur konceptin e lirisë dhe demokracisë, dhe Danimarka duhet të jetë pjesë e përpjekjeve të Europolit dhe policisë ndërkufitare kundër krimit dhe terrorizmit që nuk njeh kufij. Krimi ndërkufitar kërkon veprim ndërkufitar dhe Danimarka nuk duhet të mbetet jashtë këtij aksioni. Për këtë arsye Lëvizja Europiane në Danimarkë ka filluar fushatën në kufirin mes Danimarkës dhe Gjermanisë, për të dhënë mesazhin që vetëm të bashkuar mund të arrihet fitorja kundër rreziqeve që Europa po përballet sot.
                                                                                                                   

Stafi i Eurospeak, nëntor 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk