Luftimet filluan në muajin prill dhe vazhduan për muaj me radhë derisa Ukraina dhe separatistët arritën në një marrëveshje për të ndalur dhunën dhe liruar të burgosurit. Megjithatë, edhe pse intensiteti i konfliktit u qetësua, në të vërtetë përplasjet nuk përfunduan. Një betejë për kontrollin e aeroportit të Donetsk, aktualisht në duart e Ukrainës, ka shpërthyer në të gjithë vendin. Kur rebelët zhvilluan zgjedhjet e veta lokale më 2 nëntor, në kundërshtim me qeverinë në Kiev, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për prishjen e marrëveshjes së paqes dhe pati një rritje të nivelit të dhunës.
Pse filloi lufta?
Në prill, aktivistët pro-rusë morën në kontroll ndërtesat qeveritare në qytetet dhe qytezat anembanë rajoneve të Donetsk dhe Luhansk. Ngjarjet ishin një përsëritje e asaj që kishte ndodhur në Detin e Zi, në gadishullin e Krimesë. Në shkurt, persona të armatosur konfiskuan ndërtesat qeveritare dhe ngritën flamurin rus një javë pasi presidenti i zgjedhur Viktor Yanukovych, miqësor në Moskë, u rrëzua nga pushteti pas protestave masive në rrugë pro- Bashkimit Europian. Politikanët rusë dhe media i portretizuan liderët e Kievit si nacionalistë ukrainas të vendosur për të shkelur të drejtat e folësve rusë.
Një referendum i gabuar për t’ju bashkuar Rusisë u mbajt shpejt në Krime dhe brenda një muaji u përfundua aneksimi i plotë i gadishullit. Pati pak gjakderdhje në Krime, por qeveria revolucionare e Ukrainës nuk ishte në pozitë për të kundërluftuar, me vetëm 6,000 trupa gati për të luftuar. Megjithatë, kur pro separatistët rusë bënë një lëvizje në Ukrainën lindore industriale dhe forcat ruse u duk se po ndërtonin në kufi, autoritetet e Kievit dhanë urdhër për një "operacion anti-terrorist".
Cili ishte rezultati i luftës?
Për disa javë, separatistët pro-rusë kishin në kontroll një konflikt të përgjakshëm gjithnjë në rritje, por zgjedhja e Presidentit të ri, Petro Poroshenko, u duk se ringjalli forcat e armatosura dhe batalionet vullnetare. Një armëpushim fillestar dështoi në fund të qershorit, dhe separatistët u detyruan të largoheshin nga fushat kryesore të Donetskut verior. Deri në fillim të gushtit, forcat ukrainase rrethuan qytetet kryesore të Donetsk dhe Luhansk. Por, mes njoftimeve se rusët e çrregullt dhe madje edhe ushtarakët luftonin brenda Ukrainës, separatistët ripushtuan aeroportin Luhansk, rifituan terren dhe hapën një front të ri, duke shkuar drejt Mariupol në bregdetin e Detit të Azov. Armëpushimi Minsk u nënshkrua më 5 shtator dhe, përkundër shkeljeve të përsëritura, vazhdon të jetë formalisht në fuqi.
Lufta e Ukrainës: Kostoja njerëzore
4035 të vrarë dhe 9336 të plagosur në Ukrainën lindore
Viktimat përfshijnë 298 persona në bordin e fluturimit MH17 të qëlluar për vdekje në 17 korrik
300 të vrarë në periudhën 10-ditore në fund të muajit tetor, pavarësisht armëpushimit
5,2 milion njerëz që vlerësohet se jetojnë në zonat e konfliktit
454.456 persona të zhvendosur brenda Ukrainës
489.258 të larguar në vendet fqinje, 400.996 prejt të cilëve kanë shkuar në Rusi
Mund të mbijetojë armëpushimi?
Të gjitha shenjat tregojnë për një shtytje të pamëshirshme drejt konfliktit. Një komandant rebel në terren e kishte përshkruar armëpushimin aktual si një pauzë strategjike. Dhe pas votimit rebel në Donetsk dhe Luhansk, presidenti Poroshenko tha se duhet të hiqet dorë nga një pikë kryesore e marrëveshjes së armëpushimit - t’i jepet autonomi e pjesshme zonave të kryengritësve. Ai u shpreh se forcat e Ukrainës duhet të përgatisin mbrojtjen kundër sulmit separatist në qytetet e Mariupol dhe Berdyansk në Detin Azov, si dhe në qytetin veri-lindor të Kharkiv dhe në rajonin e Dnipropetrovsk në perëndim të Donetsk. Përleshjet u intensifikuan dhe u përhapën në rajonet e konflikteve të Luhansk dhe Donetsk, dhe ndërtimi në një shkallë të gjerë i pajisjeve ushtarake nga ana e rebelëve, u raportua nga vëzhgues europianë me pamjet e artilerisë së rëndë dhe hedhjet e raketave në afërsi të qendrës së qytetit Donetsk. Nato është shprehur se karvanët e pashënuar përfshinin "tanket ruse, artilerinë ruse, sistemet e mbrojtjes ajrore ruse dhe trupat luftarake ruse", por qeveria në Moskë tha se nuk kishte asnjë provë për këtë.
Çfarë ishte e gabuar lidhur me zgjedhjet e kryengritësve?
Ukraina dhe Perëndimi këmbëngulën se nën marrëveshjen e armëpushimit Minsk, do të merrej një anketë vendase si pjesë e statusit të veçantë që parlamenti i Ukrainës i dha Donetsk-ut dhe Luhansk-ut. Legjislacioni parashikonte që zgjedhjet do mbaheshin më 7 dhjetor, jo një muaj më parë dhe që do organizoheshin nga vetë separatistët. Presidenti rus Vladimir Putin tha se të gjitha ato për të cilat ranë dakord në Minsk ishte që zgjedhjet të mbaheshin në bashkëpunim, por jo në përputhje me planet e zgjedhjeve të Ukrainës. Megjithatë, votimi më 2 nëntor kishte jehonën e diskutueshme të referendumit të 11 majit, i cili i nxiti kryengritësit në Donetsk dhe Luhansk të shpallnin pavarësinë.
Çfarë mund të bëjë bashkësia ndërkombëtare?
Sipas marrëveshjes Minsk, një ekip vëzhgues europian ka monitoruar armëpushimin. Megjithatë, ata mund të bëjnë pak më shumë se thjesht vëzhgimin e lëvizjeve të trupave dhe shkallëzimit të dhunës.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini është shprehur se do të jetë "jashtëzakonisht e vështirë, për të mos thënë e pamundur për të filluar përsëri" dhe fokusi tani është mbështetja e Ukrainës. Ndoshta çështja kryesor qëndron nëse dëshiron apo jo Rusia që Ukraina lindore të jetë e qëndrueshme. Që nga marsi, BE-ja dhe SHBA janë përpjekur të ndalojnë përfshirjen e Rusisë duke imponuar sanksione ndaj individëve kryesorë rus dhe kompanive të lidhura me financat e shtetit, energjinë dhe armët. Por duket se tani ka një qëndrim jo shumë pozitiv në mesin e udhëheqësve të Europës për çdo zgjatje të masave ekonomike.
Çfarë do Rusia?
Qëllimet e Presidentit Vladimir Putin janë të paqarta. Ai e mbështeti marrëveshjen e paqes Minsk dhe pas muaj bisedimesh, Rusia ra dakord për një marrëveshje për të rifilluar furnizimin me gaz në Ukrainë. Ajo që nuk dihet është nëse zoti Putin është i përgatitur për një rifillim të konfliktit në shkallë të plotë.
Ndërsa Kremlini e ka mohuar në mënyrë të përsëritur furnizimin me trupa dhe pajisje të sofistikuara ushtarake të rebelëve kryengritës, Alexander Zakharchenko, udhëheqësi rebel i Donetsk, u shpreh në gusht se 3,000-4,000 qytetarë rusë kishin luftuar së bashku me rebelët. Rritja së fundmi e dhunës ka sjellë raporte të reja për trupat dhe lëvizjen e artilerisë.
Një pyetje që mbetet pa përgjigje është nëse Rusia mendon se ka nevojë për një rrugë kalimi për në Krime. Edhe pse një urë e kushtueshme apo tunel pritet të ndërtohet nga vendi kryesor nëpër ngushticën Kerç të gadishullit, në qoftë se separatistët do duan të pushtojnë Mariupol, kjo do të hapte rrugën për më shumë qasje përtej perëndimit, përgjatë bregdetit të Krimesë.
A janë të ligjshme shqetësimet e Rusisë?
Tërheqja gjeopolitike e luftës midis Perëndimit dhe Rusisë filloi e gjitha në nëntor të 2013, kur presidenti i atëhershëm Yanukovych u tërheq në minutën e fundit nga një marrëveshje për lidhje më të ngushta me Bashkimin Europian. Ky vendim dhe një marrëveshje e mëvonshme me Presidentin Putin për furnizime më të lira me gaz rus shkaktuan protesta që përfundimisht sollën rënien e Z. Yanukovych.
Kështu Rusia, nga frika se NATO po arrin kufijtë, është përqendruar në ruajtjen e rajoneve me të cilat ka lidhje të afërta në orbitën e saj.
Ukraina nuk është në NATO, por aleanca thotë se shtetet anëtare mund të furnizojnë me armë individualisht. Në shtator, Ukraina u shpreh se këto dërgesa kishin filluar.
Ka pasur edhe raporte të pakonfirmuara se këshilltarët ushtarakë të SHBA kishin ndihmuar Ukrainën në sulmin e saj të madh kundër kryengritësve, në muajt korrik-gusht.
BBC News, nëntor 2014