Nga 101 vende në parlament, reformatorët tani kanë 30 vende, qendra ka 27 vende, ndërkohë pjesa e mbetur ndahet mes 4 partive të tjera. Partia fituese duhet të bashkëpunojë me partinë e vogël partnere Social-Demokrate, për të siguruar shumicën parlamentare. Ndërkohë, Roivas ka përjashtuar mundësinë për të kërkuar vende shtesë nga Qendra, e cila mbështetet nga minoriteti rus në Estoni.
Por sipas Shërbimeve të Lajmeve Baltike, udhëheqësi i qendrës Edgar Savisaar ka deklaruar se një parti e cila përfaqëson një numër kaq të madh të njerëzve në Estoni, nuk mund të shmanget ose te detyrohet të heshtë. Ai vitin e shkuar, ngjalli polemika për mbështetjen e aneksimin rus të Krimesë nga Ukraina. Partia e tij, gjithashtu ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë e Putinit.
Sondazhet parazgjedhore i kishin dhënë qendrës një fitore të ngushtë. Fitorja e zgjedhjeve të së dielës, lidhet pjesërisht me dhunimin në vitin e kaluar të hapësirës ajrore estoneze nga Rusia, mes frikës për shkallëzimin e dhunës në Ukrainë dhe efekteve të përhapjes së mundshme.
Misionet e policisë ajrore të Nato-s kanë regjistruar disa aksidente, të cilat përfshijnë avionët rus rreth shtetit baltik. Ushtria estoneze gjithashtu ka deklaruar se në vitin 2014 avionët rus kanë hyrë 7 herë në hapësirën ajrore estoneze. Kjo gjë ka ngjallur pasigurinë, shoqëruar me disa sugjerime se Rusia qëllimisht po kërkon destabilizimin e rajonit. Zëvendës Komandanti Suprem i Aleancës në Europë, gjenerali Adrian Bradshaw, së fundi ka deklaruar se ekziston rreziku se Rusia mund të tentojë të zërë territoret e ish-vendeve sovjetike.
“Duhet të bëjmë diçka për t’ju kundërpërgjigjur veprimeve agresive, të kryera nga Rusia duke dhunuar të drejtën ndërkombëtare dhe aneksur Krimenë,” tha sekretari i përgjithshëm i Nato-s Jens Stoltenberg.
EUObserver, mars 2015