Progres me Agjendën Europiane të Migrimin

Progres me Agjendën Europiane të Migrimin

Zv. Presidenti i parë Frans Timmermans tha se Komisioni po përball fjalët me veprat. Solidarizimi shkon krah për krah me përgjegjësitë. Prandaj propozimet përfshijnë kërkesa të forta që rregullat e azilit të aplikohen në mënyrën e duhur dhe që shtetet anëtare të bëjnë gjithcka është e mundur për të parandaluar abuzimet. Të gjithë ata që kanë nevojë për strehë mund ta gjejnë atë në Europë. Por ata që nuk kanë një pretendim të justifikuar duhet të identifikohen menjëherë dhe të rikthehen në vendet e tyre. Kjo është thelbësore që politikat e migrimit të mirë-pranohen në shoqëri.

Ndërkohë Përfaqësuesja e Lartë/ Zv. Presidente Federica Mogherini u shpreh: “ Dy javë pas adoptimit të Agjendës sonë, ne po prezantojmë propozime konkrete për implementimin e saj, me një qëllim të vetëm: shpëtimi i shpejtë i jetëve dhe sigurimi i mbrojtjes së njerëzve në nevojë në BE, qofshin ato nga deti apo në vendet e treta. Për këtë arsye ne po intensifikojmë bashkëpunimin tonë me vendet e origjinës dhe tranzitit dhe me vendet që presin refugjatët, jo vetëm për të mbështetur kapacitetet e migrimit dhe azilit, por gjithashtu për të gjurmuar rrënjët të cilat detyrojnë njerëzit të arratisen dhe të migrojnë si: varfëria, luftrat, persekutimet, dhunimi i të drejtave të njeriut dhe fatkeqësitë natyrore. Këto objektiva janë diskutuar dhe me Ministritë e Zhvillimit në kontekstin e reflektimeve tona për qëllimet e zhvillimeve të reja e të qëndrueshme. Gjithashtu janë shkëmbyer pikëpamje edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon mbi hapat gjithëpërfshirës që ne duam të ndërmarrim.”

Komisioneri i Punëve të Brendshme, Migrimit dhe Shtetësisë Dimitris Avramopoulos pohoi se Komisioni ka treguar që mund të veprojë shpejt dhe vendosmërisht për të menaxhuar më mirë migrimin. “Skemat e shpërndarjes risistemimit, së bashku me forcimin e Planit të Veprimit dhe planit Triton dhe Poseidon janë tregues së hapave të ndërmarra për të luftuar kontrabandistët, dhe për t’iu përgjigjur sfidave më urgjente me të cilat ne përballemi. Në të njëjtën kohë, ne po konsultohemi dhe me publikun për rishikimin e Direktivës Karta Blu, një konsultim që ne shpresojmë të na sjellë të dhëna të vlefshme për ta shndërruar këtë instrument të vlefshëm për Unionin në konkurrencën globale për talente dhe aftësi.”- përfundoi ai.

Me 27 maj, Komisioni Europian ka prezantuar masat konkrete për t’iu përgjigjur sfidave aktuale të migrimit,të tilla si:

Zhvendosja : Mekanizmat emergjente të përgjigjes për të asistuar Italinë dhe Greqinë.
Komisioni Europian propozon të përdoret mekanizmi i përgjigjes emergjente nën nenin 78/3 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Europian. Kjo dispozitë do të përdoret për të ngritur një skemë emergjente të zhvendosjes për të ndihmuar Italinë dhe Greqinë. Kjo skemë do të aplikohet për sirianët dhe eritreanët në nevojë të mbrojtjes ndërkombëtare, të cilët kanë mbërritur në Itali ose në Greqi pas 15 prillit 2015 ose që mbërrijnë pasi mekanizmi të jetë lançuar. Një total prej 40 000 personash do të duhet të zhvendosen nga Greqia dhe Italia në vende të tjera anëtare të BE për 2 vitet e tjera- çka i korrenspondon afërsisht 40 % të numrit total të azil-kërkuesëve me nevoja të qarta për mbrojtje ndërkombëtare të cilët hynë në këto vende në 2014. Komisioni është gati të bëjë të njëjtën gjë nëse një tjetër shtet anëtar – siç është Malta- përballet papritur me një fluks emigrantësh. Shtetet anëtare do të marrin një shumë prej 6, 000€ për çdo person të zhvendosur në territorin e tyre.

Strehimi: Komisioni ka miratuar një rekomandim ku i kërkon shteteve anëtare të strehojnë 20 000 njerëz nga jashtë BE-së, në nevoja të qarta për mbrojtje ndërkombëtare siç parashikohet nga UNHCR ( Komisioni i Lartë i Refugjatëve i Kombeve të Bashkuara) brenda 2 vjetëve. Shtetet anëtare që marrin pjesë në skemë do të kenë të drejtën e një mbështetjeje financiare, ku BE mundëson 50 milion € për 2015-2016.

Një Plan Aksioni i BE-së kundër kontrabandistëve të emigrantëve : Plani i 2015 – 2020 përcakton veprime konkrete për të ndaluar dhe kundërshtuar kontrabandën e emigrantëve. Veprimet përfshijnë një listë të anijeve të dyshimta; platforma të dedikuara për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit me institucioneve financiare dhe bashkëpunimin me ofruesit e shërbimit të internetit dhe medias sociale për të siguruar përmbajtjen e faqeve të internetit që kontrabandistët mund të kenë përdorur për të reklamuar aktivitetin e tyre.

Udhëzimet mbi gjurmët e gishtërinjve
Për funksionimin efektiv të sistemit të azilit në BE, emigrantëve duhet t’u merren shenjat e gishtërinjve. Shërbimet e Komisionit kanë publikuar udhëzime për shtetet anëtare duke nxjerr praktikat më të mira të marrjes së gjurmëve të aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare. Skuadra nga EASO, Frontex, dhe Europol do të punojnë në fushën e identifikimit, regjistrimit dhe gjurmët e gishtërinjëve për emigrantët e ardhur dhe të vlersojnë ata që vërtet kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare

Një konsultim publik mbi Direktivën e Kartës Blu

Komisioni do të përmirësojë ekzistencën e skemës së Kartës Blu në BE, e cila ka për qëllim të lehtësojë ardhjen për punë në BE të njerëzve me aftësi shumë të mira në fusha të ndryshme. Konsultimi publik fton palët e interesuara (si emigrantët, punëdhënësit, organizata qeveritare, OJQ-të, agjensitë e punësimit etj.) të ndajnë pikëpamjet e tyre në lidhje me Kartën Blu të BE-së dhe të paraqesin rekomandime për përmirësim të saj. Komisioni gjithashtu po i jep rëndësi një Plani të ri Operacional në mbështetje të Operacionit Triton.
Plani i ri operacional përcakton një sërë asetesh si 10 marina, 33 asete tokësore dhe 8 asete ajrore si dhe 121 burime njerëzore. Plani Operacional gjithashtu zgjeron zonën gjeografike me kufijt jugor të Tritonit deri në kufijt maltez të kërkimit dhe shpëtimit, për të mbuluar zonën e mëparshme italine të operacionit Mare Nostrum.

                                                                                                                  Komisioni Europian, maj 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk