Regjistri i përbashkët i pronarëve të kompanive europiane

Regjistri i përbashkët i pronarëve të kompanive europiane

Vërtetimi i interesit legjitim

Detajet mbi mënyrën se si do të provohet interesi legjitim mbeten të paqarta por mendohet se shtetet anëtare do të kenë liri veprimi në vendosjen e përcaktimeve specifike. Danimarka, Franca dhe Britania e Madhe kanë sinjalizuar se ato do ti bëjnë regjistrat e tyre plotësisht të aksesueshëm për publikun. Koalicioni për Transparencë Financiare, një rrjet global i OJQ-ve, u bëri thirrje edhe vendeve të tjera anëtare të ndjekin shembullin e këtyre vendeve.

Subjektet që kalojnë testin e legjitimitetit do të jetë në gjendje për të aksesuar emrin e pronarit, muajin, vitin e lindjes, vendbanimin dhe detaje mbi pronësinë. Eurodeputetët kanë parashikuar disa përjashtime, të tilla si një për subjektet pronarë nën moshë, të cilat për arsye sigurie u duhet ruajtur privatësia.

Transparency International është shprehur se të kërkuarit nga publiku për të provuar një "interes të ligjshëm" është në kundërshtim me idenë e transparencës, dhe e vë të gjithë barrën e provës mbi publikun, ndërkohë që kriminelët e mundshëm të cilët mund të jenë të përfshirë në sistemin financiar europian veprojnë lirisht.

Mospërfshirja e Trusteve në regjistër

Sipas kompromisit të arritur, regjistri do të përfshijë vetëm kompanitë me të ardhura të tatueshme, por kjo mund të shërbejë si një shteg që mund të shfrytëzohet nga pronarët e Trusteve. Edhe një studim i OECD “Raporti për shpërdorimin e korporatave për qëllime të paligjshme” evidenton se Trustet përbëjnë shtresën e fundit të fshehtësisë për ato që duan të fshehin identitetin e tyre. Ai jep dhe shembullin e ish presidentit nigerinan Abacha, i cili gjatë sundimit të tij 1993-1998 ka arritur të vjedh 5 bilion $ amerikan.

Marrëveshja e arritur, tani duhet tu kalojë ambasadorëve dhe ministrave të financave të shteteve anëtare të BE-së për ratifikim. Pas ratifikimeve do të votohet nga Parlamenti Europian vitin e ardhshëm. Rregullat e reja do të sigurojnë transparencë shumë më të madhe të strukturave-hije të biznesit që janë në zemër të skemave të pastrimit të parave, si dhe skemat e përdorura nga bizneset për të shmangur përgjegjësinë e tyre tatimore.
                                                                                                                        EuroActic, dhjetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk