1 miliard € për të rinjtë e papunë

1 miliard € për të rinjtë e papunë

Me synim që Fondi Social Europian të veprojë në rajonet ku papunësia e të rinjve tejkalon 25%, Parlamenti Europian dhe Këshilli ranë dakord për të krijuar një Iniciativë dedikuar punësimit të të rinjve. Ndërkohë, më datë 4 shkurt 2015 Komisioni Europian propozoi që në fillim të këtij viti, Inciatiava për Punësimin e të rinjve, të kapi shifrën e 1 miliard €.

Shtetet anëtare përfitojnë nga kjo nismë duke marrë një të tretën e alokimit të 3.2 miliard € menjëherë pas miratimit të programeve operacionale. Ky ndryshim 30-fishon parafinancimin e shteteve me qëllim rritjen e punësimit të të rinjve, duke ndihmuar punësimin sa më shpejt të 350 000- 650 000 të rinjve. Ky financim do të vihet në dispozicion nga shtetet menjëherë për përfituesit e projektit përmes pagesave me paradhënie, proces i cili dhe ky do të monitorohet nga Komisioni brenda kornizës së Semestrit Europian.

Inciativa financon aktivitetet për punësimin, edukimin apo trajnimin e të rinjve të moshës nën 25 vjeç, ose, kur shtetet anëtare e konsiderojnë të rëndësishme, nën 30 vjeç. Financimi i Iniciativës për punësimin e të rinjve mund të përdoret për të mbështetur aktivitetet përfshirë edhe përvojën e punës së parë, ofrimin e trajnimeve dhe mësimit, arsimim të mëtejshëm, mbështetjen e biznesit për sipërmarrësit e rinj, programeve për ata që kanë braktisur shkollën në moshë të hershme si dhe subvencioneve të pagave dhe rekrutimit.
Valdis Dombrovskis, Zv -President për Dialogun Social deklaroi se :”Komisioni me anë të këtij propozimi përçon një sinjal të qartë se punësimi i të rinjve vazhdon të jetë prioriteti i agjendës politike europiane. Ky propozim mbështet punën e vendeve anëtare në ripunësimin e të rinjve, edukimin ose pjesëmarrjen e tyre në trajnime. Kështu, të rinjtë jo vëtëm janë të aftë të kontribuojnë në ekonomi dhe në shoqëri përmes aftësive dhe dinamizmit, por gjithashtu rifitojnë dinjitetin e tyre.”

Komisioni për Punësimin, Çështjet Sociale, Aftësitë dhe Mobilitetin në Punë ka si prioritet primar forcimin e konkurrencës, stimulimin e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Plani i Investimit prej 315 miliard € mund të krijojë miliona vende pune, dhe kjo jo vetëm për të rinjtë. Por Inciativa për Punësimin e të rinjve, fokusohet veçanërisht në trajnimin ose rikthimin e tyre në punë për shkak të vështirësive që ata hasin për të hyrë suksesshëm në tregun e punës. Të gjitha vendet anëtare janë angazhuar për Garancinë e Rinisë me plane konkrete si: të mundësojnë për të rinjtë nën 25 vjeç një ofertë pune me kualitet, si dhe praktikë ose trajnim brenda katër muajve pas largimit nga shkolla apo humbja e punës. Ndaj ky njoftim siguron bërjen realitet të këtij garantimi në përputhje me angazhimin e Komisionit në Programin e tij të Punës 2015. Kështu Marianne Thyssen, Komisionere e Punësimit deklaron se: Është e papranueshme se sot më shumë se 1 në 4 të rinj nuk mund të gjejë punë në tregut e punës. Rritja e fondeve do të sjellë punësimin e të rinjve, e unë jam e vendosur ta bëj këtë realitet."

Ky propozim legjislativ do të diskutohet tani nga Parlamenti dhe Këshilli Europian, të cilët duhet ta adopotojnë përpara se të hyjë në fuqi.
                                                                                                               Komisioni Europian, shkurt 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk