Rumunët e Bullgarët, pa kufizime punësimi (lëvizjeje të lirë) në BE

Rumunët e Bullgarët, pa kufizime punësimi (lëvizjeje të lirë) në BE

Çfarë po ndodh? Bullgarët dhe rumunët kanë fituar të drejtën e udhëtimit pa viza në Britaninë e Madhe në vitin 2007, kur vendet e tyre u anëtarësuan në BE. Por ka pasur kufizime të përkohshme në llojin e punës që ata mund të kryenin. Punëdhënësit duhet të aplikonin për leje pune, ndërsa imigrantët për “kartë pranimi punëtori”. Punëtorët me kualifikim të ulët kufizoheshin në skemat ekzistuese të kuotave në sektorët e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit. Këto kufizime u hoqën më 1 janar, duke u shtrirë në periudhën maksimale tranzitore prej shtatë vitesh.

Cilat vende të tjera kishin vendosur kufizime? Përveç Britanisë, tetë vende kishin vendosur kufizime të këtij lloji ndaj rumunëve dhe bullgarëve: Austria, Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Malta, Spanja, Holanda.

Çfarë përfitimesh mund të kërkojnë rumunët dhe bullgarët pas mbërritjes në Britaninë e Madhe? Rumunët dhe bullgarët nuk do të kenë qasje të pakufizuara në përfitimet e sigurimeve shoqërore dhe kreditë tatimore, të përbashkët me të gjithë njerëzit që vijnë në Britaninë e Madhe nga Zona Ekonomike Europiane, plus Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia. Sipas rregullave të reja që hynë në fuqi më 1 janar, të gjithë emigrantët e BE-së do të duhet të presin tre muaj para se të mund të kërkojnë ndihmë nga punëkërkuesi, si dhe përfitime të tjera nga puna. Qeveria britanike thotë se ata do të përballen me një test qëndrimi para se çdo kërkesë të miratohet. Ky test do të përfshijë pyetje në lidhje me përpjekjet e imigrantëve për të gjetur punë dhe zotësitë e tyre në gjuhën angleze. Nëse kalojnë testin, ata mund të kërkojnë të përfitojnë strehim, ndihmë financiare, ndihmë për punësim dhe mbështetje.

Cilat ndryshime të tjera priten nga qeveria britanike pas 1 janarit? “Imigrantët e BE-së që gjenden duke lypur ose duke fjetur në rrugë tashmë jo vetëm mund të dëbohen, por nga 1 janari ata do të pengohen të ri-hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar për një vit - përveç se nëse ata gjejnë një punë”- është shprehur Cameron.

Cilat janë reagimet e rumunëve dhe bullgarëve? Ata kanë reaguar të zemëruar sidomos nga portretizime të mediave për qytetarët e tyre si përfitues apo kriminelë. Zyrtarët e ambasadës rumune thonë se shumica prej tyre punojnë fort dhe duan të kontribuojnë për shoqërinë britanike dhe të çdo vendi europian ku imigrojnë. Ata deklaruan se shumica e rumunëve do të preferonin të jetojnë në Spanjë apo Itali, ku ata e kanë më të lehtë të mësojnë gjuhën.

BBC, janar 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk