A do të ketë një marrëveshje BE-Ukrainë-Rusi për furnizimin me gaz?

A do të ketë një marrëveshje BE-Ukrainë-Rusi për furnizimin me gaz?

Pas takimit, Zv/Presidenti i Komisionit z. Sefcovic u shpreh që ka mundësi që të gjitha problemet mes Ukrainës dhe Rusisë të zgjidhen deri në fund të muajit, duke çuar në realizimin e një marrëveshjeje, po sipas tij, kjo varet nëse do të ketë nga palët vullnet për bashkëpunim. Arritja e një marrëveshjeje të tillë do të thotë shumë edhe për Bashkimin Europian, ku 1/3 e nevojave për gaz plotësohet nga Rusia, dhe 50 % e tij kalon nga Ukraina.

Përveç nevojave të kontinentit të vjetër, Ukraina nga ana tjetër ndodhet në gjendje të vështirë, pasi nuk ka alternativë tjetër të energjisë, përveç se të blejë gaz nga Rusia. Gjithashtu, domosdoshmëria për t’i siguruar furnizim me gaz Ukrainës për këtë dimër, ishte një nga pikat kyçe të nënvizuara nga Presidenti i Komisionit Europian, Junker gjatë fjalimit të tij në ‘State of the EU’. Shteti rus beson se BE është gati të ofrojë 500 milionë $ për t’i siguruar Ukrainës mundësinë për të blerë gazin specifikisht nga Gazprom. Sipas CEO-s të Gazprom marrëveshja i shërben Ukrainës për të përdorur edhe 2 bilion metra kub gaz.

Rusia nga ana tjetër ka llogaritur që Gazprom ka pasur humbje vitin e shkuar dhe Ministri i Energjisë ka deklaruar se një marrëveshje për paketën e dimrit u arrit në takim dhe ata janë gati të përcaktojnë një çmim më të ulët për Ukrainën,siç ndodh me vendet fqinje si p.sh. me Poloninë, duke vlerësuar se fati i marrëveshjes tanimë varet nga vullneti i shtetit të Ukrainës. Lajm pozitiv vjen edhe nga fronti i luftës ku që nga data 1 shtator është vendosur armëpushimi, i cili është mirëpritur edhe nga ana e Presidentit rus Putin.

Situata është përmirësuar mjaft edhe nga takimi i ndodhur të shtunën (12 shtator) midis ministrit të jashtëm gjerman, me atë rus, ukrainas dhe francez në Berlin për arritjen e një rezolute për konfliktin mes Kievit dhe Moskës, dhe sipas Steinmeier një progres i rëndësishëm u arrit në këtë drejtim. Këto zhvillime nënkuptojnë arritje pozitive për raundin e ardhshëm të negociatave midis Komisionit Europian, Federatës Ruse dhe Ukrainës për të finalizuar paketën e dimrit për furnizimin me gaz dhe energji.
                                                                                                                      Europeansting, shtator 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk