Mirë se vjen në eurozonë, Lituani!

Mirë se vjen në eurozonë, Lituani!


Kryeministri lituanez Algirdas Butkevicius ka tërhequr 10 € e tij të para nga bankomati pas mesnatës, më 1 janar. Kursi i këmbimit është vendosur 1 € për 3,45 Litas, monedha e vjetër e vendit. Ndërkohë, deri në qershor do të qarkullojnë të dyja monedhat Litas dhe Euro. “ Euro do shërbejë si një garanci për sigurinë tonë ekonomike dhe politike”,ka thënë Kryeministri në një ceremoni ku morën pjesë zyrtarë të shteteve të tjera Baltike - Estonisë dhe Letonisë.

Ndërkohë Ministri i Financave së Lituanisë, z.Rimantas Sadzius, u shpreh gjatë ceremonisë se: “Unë ashtu si shumë prej jush, ndjehem i trishtuar që monedha lituaneze, Litas, e cila ka shërbyer për më tepër se dy dekada, tashmë bëhet histori, por gjithsesi ne duhet të ecim përpara”.

Presidenti i mëparshëm i vendit Dalia Grybauskaite tha se bashkimi me eurozonën është simbol i "integrimit më të thellë ekonomik dhe politik me Perëndimin.".Megjithatë, jo të gjithë në Lituani ndanë optimizmin e Grybauskaite. Sipas një sondazhi të muajit nëntor zhvilluar nga Banka Qendrore, 53 % e popullsisë mbështesnin këtë veprim, ndërsa 39 % ishin kundër. Monedha e përbashkët mbetet një çështje përçarëse, pasi sondazhet tregojnë se gjysma e popullsisë prej 3 milion banorësh, ende nuk është e bindur se është një ide e mirë zëvëndësimi i monedhës kombëtare, Litas me atë europiane.
"Angazhimet financiare janë një ngarkesë e madhe dhe rritin borxhin e vendit. Unë mendoj se ne duhet të kishim vonuar hyrjen," tha analisti financiar Valdemaras Katkus.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka vënë një flamur të madh mbi selinë e saj në Bruksel, duke thënë "Mirë se vjen në zonën euro, Lituani!" Komisioneri për çështjet ekonomike të BE-së, Pierre Moskovici tha se në bashkimin me euro, populli lituanez "zgjedh për të qenë pjesë e një zone stabiliteti, sigurie dhe prosperiteti."

Guvernatori i Bankës Qendrore, Vitas Vasiliauskas ka theksuar gjithshtu rëndësinë e lëvizjeve gjeopolitike, e cila e vendos ish vendin sovjetik, brenda sferës ku është konceptuar Europa Perëndimore. Pavarësisht rritjes së tensioneve politike, norma e krediteve të Lituanisë është në një shkallë të mirë të investimeve, dhe agjensia e investimeve Fitch, parashikon rritjen e ekonomisë prej 3.5% në 2015, tre herë më shpejt se eurozona e marrë si e tërë.
                                                                                                                           

EurActiv, janar 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk