Euro Samiti: Pa marrëveshje për krizën greke

Euro Samiti: Pa marrëveshje për krizën greke


E gjithë vëmendja është drejtuar ndaj Greqisë e cila u përball me kritika nga krerët europianë. Kryeministri grek Aleksis Tsipras tha se shpresonte që Greqia do të rritej brenda eurozonës. Ai prezantoi propozime të reja në përpjekje për të parandaluar mospagimin në kohë të 1.6 miliard€ të kredisë ndaj FMN-së.
Bisedimet për borxhet e Greqisë u zhvilluan rreth politikave ekonomike të mëposhtme:

-Kreditorët ndërkombëtarë kërkuan që shpenzimet e pensioneve të ulen me 1% të PBB-së duke synuar kështu pension të parakohshëm, jo pensionistë më të ardhura më të ulta. Greqia nuk pranoi shkurtime të pagesave të pensioneve ose pagave të sektorit publik, duke thënë se dy të tretat e pensionistëve janë shumë pranë limitit të varfërisë.
- Kreditorët gjithashtu kërkuan një bazë më të gjerë të TVSH-së; por Kryeministri grek tha se nuk mund të lejonte TVSH shtesë pasi kjo do t’i bënte dëm evazionit fiskal në vend.
Liderët europianë dhe përfaqësuesit e institucioneve u shprehën të shqetësuar pasi Greqia nuk po ofron reforma të besueshme. Ja se si u shprehën ata gjatë samitit:

Ministri Gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble tha se nuk kishte propozime të konsiderueshme nga Greqia. Ai u shpreh se nuk kishte parë asgjë të re deri më tani dhe "pa ndonjë gjë të re, nuk ka asgjë që ministrat mund të përgatisin për udhëheqësit e tyre."

Kreu i grupit të Ministrave të Financave të Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem, tha se është e pamundur të ketë një vlerësim përfundimtar pasi propozimet e Greqisë nuk ishin të një forme të pranueshme si përfundimtare.

Ministri Irlandez i Financave, Michael Noonan gjithashtu u shpreh se propozimet e Greqisë sollën më shumë konfuzion gjatë diskutimeve dhe asgjë nuk ishte e qartë prandaj është e nevojshme të mbahet një takim tjetër të enjten. Edhe për Ministrin Finlandez të Financave, Alexander Stubbas nuk u pa të arrihej në kompromise dhe qëllime të përbashkëta duke e cilësuar takimin si një humbje kohe pasi edhe ministrat e financave dhe kryeministrat e vendeve anëtare.

Euro Samiti përfundoi pa një marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe udhëheqësve të saj, por la mundësinë për një marrëveshje në fund të kësaj jave ku pritet te mbahet një samit emergjent për të konkretizuar planet e ndërmarra. Ndërkohë Greqia duhet të jetë dakord me reformat ekonomike të rekomanduara nga udhëheqësit ekonomik të Bashkimit Monetar Europian dhe duhet të shlyejë kreditë e saj deri në fund të qershorit ose në të kundërt rrezikon të dalë jashtë Eurozonës.
                                                                                                                                  BBC, qershor 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk