Vlerësimi i Indeksit të Politikave të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Vlerësimi i Indeksit të Politikave të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Ka ende sfida të rëndësishme për transformimin e sektorit të SME-ve në një sektor të rritjes ekonomike dhe punësimit, për të adresuar sfidat e vazhdueshme strukturore, të tilla si normat e larta të papunësisë dhe të ardhurat për frymë, por megjithatë disa nga kushtet për të stimuluar rritjen janë të stabilizuara.

Së pari, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë (WBT) përfshihen në axhendën aktuale të zgjerimit të BE-së. Politika për zgjerimin e BE-së është një investim për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Europë, e cila merret me vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Europian. Ajo siguron rritjen e mundësive ekonomike dhe tregtare për të mirën e përbashkët të BE-së dhe shteteve që aspirojnë për të qenë anëtare. Së dyti, SME-të në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi përballen me një grup të veçantë të mundësive për zgjerimin e biznesit. Rajoni ka bërë përparim të konsiderueshëm në integrimin ekonomik me BE-në, tregu i vetëm i të cilit është më i madhi në botë, duke i shërbyer 500 milionë qytetarëve dhe duke gjeneruar 23% të PBB-së botërore. Zbatimi i Zonës së Tregtisë së Lirë në Europën Qendrore (CEFTA), e përbërë nga të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, si dhe një rrjet i marrëveshjeve të tregtisë së lirë midis Turqisë dhe Ballkanit Perëndimor, kanë zgjeruar më tej aksesin në treg. Së treti, Ballkani Perëndimor po përparon kalimin në një sistem ekonomik të bazuar mbi tregun e lirë, ndërkohë që reformat ekonomike të Turqisë po përpiqet të kontribuojë në zgjerimin e tregut të saj të brendshëm dhe në zvogëlimin e pushtetit qeveritar mbi të. Politikat e SME-ve synojnë në të njëjtën kohë ndryshime në strukturën e përgjithshme ekonomike dhe përmirësime në klimën e biznesit, si dhe rritje të potencialit të ndërmarrjeve.

Indeksi i Politikave të SME-ve vlerëson progresin në zbatimin e dhjetë parimeve të Aktit të Biznesit të Vogël për Europën (SBA), si dhe krahason evolucionin në politikën dhe sfidat e mbetura në të gjithë rajonin, duke siguruar udhëzime mbi reforma për çdo ekonomi. Ky indeks, i katërti që nga viti 2007, hedh dritë mbi zhvillimin e politikave të SME-ve gjatë dekadës së fundit.Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia kanë një performancë më të mirë në Rregullat teknike(dimensioni 7), ndërkohë që Shqipëria dhe Maqedonia në Mjedisin Operacional(dimensioni 4). Fushat ku rezulton se ka më shumë nevojë për përmirësime në për rajonin janë Politikat inovatore për SME-të  dhe Ekonomia ekologjike e SME-ve.                                                      

Dimensionet e politikave                                                  mesatarja WBT 2012             mesatarja WBT 2016   

1. Mësimi mbi sipërmarrjen dhe sipërmarrja e grave                2.28                                      2.49 
2.Falimentimi dhe mundësitë e dyta për SME-të                        3.16                                      2.92 
3. Kuadri rregullator për hartimin e politikave të SME-ve           3.43                                      3.57 
4. Mjedisi operacional për SME-të                                            3.41                                      3.42 
5a. Shërbime mbështetëse për SME-të dhe fillestarët                2.87                                      3.12 
5b. Prokurimi publik                                                               3.17                                      3.56 
6. Aksesi në financa për SME-të                                              3.13                                      3.42 
7. Standardet dhe rregullat teknike                                         3.31                                      3.92 
8a. Aftësitë sipërmarrëse                                                       2.94                                      2.85 
8b. Politikat inovatore për SME-të                                           2.43                                      2.87 
9. Ekonomia ekologjike e SME-ve                                           2.26                                      2.47 
10. Ndërkombëtarizimi i SME-ve                                             3.36                                      3.25 


Duke parë shifrat e performancës rajonale të shteteve, vihet re se Shqipëria demonstron një performancë të fortë në fushat e mjedisit operacional (me një mesatare 4.28), kuadrit rregullator për hartimin e politikave të SME-ve (me mesatare 3.74) dhe prokurimit publik (me mesatare 3.48). Ndërkohë që pikat që kanë nëvojë për përmirësim janë mësimi mbi sipërmarrjen dhe sipërmarrja e grave (me mesatare 2.29), inovacioni (me 2.38) dhe ekonomia ekologjike (me 2.29). Rezultatet nxirren fillimisht si përqindje (0-100) dhe pastaj konvertohen në një shkallë nga 1 tek 5, ku kjo e fundit përfaqëson performancën më pozitive.

Niveli i të ardhurave për frymë në Shqipërisë është niveli i dytë më i ulët në rajon dhe ekonomia e saj ka një sektor të madh bujqësor edhe si për produktin e brendshëm bruto (PBB) (22.7%), ashtu dhe për punësimin (40%). Lidhjet e forta të tregtisë dhe sektorit bankar me Greqinë dhe Italia e bëjnë Shqipërinë të ndjeshme ndaj efekteve të përhapjes së krizës së borxhit dhe rritjes të dobët në këto dy vende. Sektori i SME-ve ka gjeneruar 67.7% të vlerës totale të shtuar në vitin 2013, e cila është mbi mesataren 58% të BE-së. Shqipëria ka qenë aktive në forcimin e mjedisit të saj institucional, rregullator dhe operativ për zhvillimin e SME-ve që prej vlerësimit të SBA të vitit 2012. Në mënyrë që të rritë konkurrencën e SME-ve dhe të korrë përfitimet e negociatave të anëtarësimit në BE, qeveria duhet të adresojë sfidat e mbetura me të cilat përballen SME-të e saj.


        KE, Drejtoria e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe SME-të, gusht 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk