Fondet e BE-së, të keqmenaxhuara

Fondet e BE-së, të keqmenaxhuara

Qeveria britanike pranoi verdiktin e auditorëve si në një përpjekje për të forcuar qëndrimin e saj të ashpër ndaj kredibilitetit të menaxhimit financiar të buxhetit të BE-së. “Për të 18-tin vit radhazi , Gjykata Europiane e Auditorëve nuk ka qenë në gjendje të japë një deklaratë pozitive, gjë që rrezikon seriozisht kredibilitetin e menaxhimit financiar të BE-së," tha një zëdhënës i qeverisë britanike.

Përveç Britanisë, Danimarka dhe Franca kanë diskutuar për veto ndaj një marrëveshjeje gjersa prioritetet e tyre të plotësohen, ndërsa Hungaria, e cila do të jetë një nga humbëset e mëdha në planet e vendeve më të mëdha dhe më të pasura, do të zhgënjehet së tepërmi.

Ndërsa Komisioni Europian administron buxhetin, shumica e pagesave u bëhen vendeve anëtare të cilat më pas mbikëqyrin përdorimin e parave. Caldeira rezervoi kritikat e tij kryesore jo për Brukselin, por për qeveritë kombëtare.
"Ne kemi arritur në konkluzionin se shtetet anëtare nuk po bëjnë punën e tyre plotësisht si duhet. Duhet të ketë një shkallë më të madhe të angazhimit nga ana e autoriteteve kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e parave të BE-së, për shkak se autoritetet kombëtare veprojnë të parat- dhe më e rëndësishmja – janë linjë e mbrojtjes së interesave financiare të qytetarëve të BE-së,” tha ai.

The Guardian, nëntor 2013

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk