Larmishmëria e gjuhëve europiane dhe karakteristikat e veçanta të tyre

Larmishmëria e gjuhëve europiane dhe karakteristikat e veçanta të tyre


- Greqishtja: një udhëtim ndër shekuj.
Fjalë të tilla si logjika, ideja, teoria, politika dhe demokracia janë fjalë me prejardhje nga greqishtja. Mund të argumentohet gjithashtu se edhe kuptimi i tyre u krijua përmes kësaj gjuhe. Këto fjalë, dhe shumë më tepër si ato, u kaluan si një pishtar nga një brez në tjetrin, duke ndihmuar mendimin njerëzor qe të evoluojë. Greqishtja përdoret ende, së bashku me Latinishten, për të krijuar terma të rinj shkencorë ose teknologjikë sa herë që lind nevoja.


- Frëngjishtja: Një gjuhë me mospërputhje
Frëngjishtja e përdorur në Francë has shumë mospërputhje gjuhësore me frëngjishten e përdorur nga folësit në Belgjikë, Luksemburg, Zvicër, Kebek , në vendet Oqeanisë, Liban dhe vendet e Afrikës së Veriut.


- Portugalishtja dhe trashëgimia Arabe

Arabët erdhën nga Afrika e Veriut në Gadishullin Iberik në vitin 711, dhe gjuha e tyre pati një ndikim të madh në fjalorin Portugez. Shumë fjalë me origjinë arabe fillojnë me pjesëzën al. Për shembull, emri i rajonit Algarve do të thotë perëndim në arabisht. Ka shembuj dhe studime të ndryshme që tregojnë shembuj të ndikimit të gjuhës arabe në atë portugeze.


- Sllovenishtja: dy për çmimin e njërës
Sllovenishtja, ose gjuha sllovene, ka rreth 2.2 milion folës vendas dhe jo më pak se 37 dialekte, të cilat ndryshojnë mjaft nga njëra-tjetra. Sllovenishtja, është një nga gjuhët e rralla në botë që ka ruajtur përveç njëjësit dhe shumësit edhe numrin gramatikor dysh, pra duke përdorur një formë të veçantë në rastet kur duhet të emërtojnë vetëm 2 objekte ose 2 njerëz.


- Bullgarishtja: jo si gjuhët e tjera sllave
Gjuha bullgare ka pësuar shumë ndryshime në faza të ndryshme të historisë së saj. Gjatë këtyre ndryshimeve humbi pothuaj plotësisht ndikimin e gjuhës sllave, por ruajti vetëm sistemin e pasur të foljeve.


- Italishtja: si muzikë për veshët e tu.
Gjuha italiane ka eksportuar fjalë të panumërta në gjuhë të tjera europiane, kryesisht në fushat e gastronomisë, muzikës, modës dhe arkitekturës. Kryeveprat muzikore të Monteverdi, Puccini, Rossini dhe Verdi kanë dhënë një kontribut veçanërisht domethënës për shumë terma botërorë muzikore.


- Polonishtja: një gjuhë e dashur
Fraza më e vjetër e shkruar në polonisht daton nga 1270 dhe shpreh dashamirësi: - "Dita, ut ia pobrusa, a ti poziwai " ("Më lejoni të bëj bluarjen, dhe ju pushoni"). Prandaj, mos u habisni me termat e shumtë të dashurisë që kjo gjuhë ka.


- Rumanishtja: pak nga gjithçka
Si të gjitha gjuhët Romane, Rumanishtja bazohet në Latinisht. Por gjithashtu ajo ka ndikime nga shumë gjuhë të tjera, duke përfshirë gjermanishten, hungarishten, greqishten, rusishten, turqishten, bullgarishten, ukrainishten, serbo-kroatishten, frëngjishten, italishten dhe, së fundmi, anglishten. Ajo ka tre gjini dhe që një emër të jetë asnjanës, forma e fjalës në njëjës duhet të jetë mashkullore dhe forma në shumës të jetë femërore.


- Finlandishtja: gjuha e çuditshme
Tradicionalisht, finlandishtja ka kontribuar shumë pak në gjuhët e tjera europiane. Sidoqoftë, ajo ka arritur të eksportojë në Europë fjalë të tilla si sisu (një gjendje shpirtërore që kombinon vendosmërinë dhe këmbënguljen), sauna, salmiakki (pije alkoolike e kripur), rapakivi (një lloj shkëmbi graniti), aapa ( i butë) dhe pulkka (pulkë, një duhan i vogël). Kur ti hasni këto fjalë mos harroni që janë të prejardhura nga gjuha finlandeze.


- Gjermanishtja: e lehtë si të bësh një byrek !
Që gjermanishtja është një gjuhë e vështirë tashmë është një mit i kaluar. Dhe këtë e vërteton vazhdimësia e rritjes së folësve të kësaj gjuhe.


Një gjuhë e huaj është një vizion ndryshe për jetën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që Europa ka një pasuri të larmishme gjuhësore dhe të përfitojmë sa më shumë prej saj. Të jesh plurilinguist ka benefite të shumta si në aspektin social, individual dhe në atë ekonomik, pasi në një Europë me diversitet do të ishim më të bashkuar nëse në do të fillonim të kuptonim njëri tjetrin sado pak . Dhe ky është edhe një nga shumë mesazhet e ditës europiane të gjuhëve.

Qendra Europiane për Gjuhët Moderne, shtator 2019

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk