Përdorimi i inteligjencës artificiale në sistemet gjyqësore

Përdorimi i inteligjencës artificiale në sistemet gjyqësore

Qëndrimi i CEPEJ është se aplikimi i inteligjencës artificiale në fushën e drejtësisë duhet të zbatohet në mënyrë të përgjegjshme, në përputhje me të drejtat themelore të njeriut të garantuara, në veçanti me Konventën Europiane mbi të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe Konventën e Këshillit të Europës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për CEPEJ, është thelbësore të sigurohet që AI të mbetet një mjet në shërbim të interesit të përgjithshëm dhe se përdorimi i saj respekton të drejtat individuale. Parimet kryesore që duhet të respektohen në fushën e AI janë:

• Parimi i respektimit të të drejtave themelore: sigurimi se zbatimi i mjeteve dhe shërbimeve të inteligjencës artificiale është në përputhje me të drejtat themelore;
• Parimi i mosdiskriminimit: veçanërisht parandalimi i çdo diskriminimi ndaj individëve ose grupeve të individëve;
• Parimi i cilësisë dhe sigurisë: në lidhje me përpunimin e vendimeve gjyqësore dhe të dhënave, duke përdorur burime të certifikuara dhe të dhëna të paprekshme, në një ambient të sigurt teknologjik;
• Parimi i transparencës, paanshmërisë dhe drejtësisë: duke i bërë metodat e përpunimit të të dhënave të kuptueshme, duke autorizuar auditimet e jashtme;
• Parimi ”përdoruesi e ka nën kontroll”: duke siguruar që përdoruesit janë aktorë të informuar dhe nën kontrollin e zgjedhjeve të tyre.

Duhet të bëhet e qartë se termi i Inteligjencës Artificiale (AI) vazhdon diskutohet nga ekspertët, pasi ai mbart shumë paqartësi. Në lidhje me sistemin e drejtësisë, janë hartuar programe kompjuterike për përdorim nga ana ligjore, për gjyqtarët, prokurorët si dhe për avokatët që ata të parashikojnë rezultatin e procesit gjyqësor. Teorikisht, AI gjithashtu mund të ndihmojë gjyqtarët në vendimmarrjen e tyre, pasi programe të tilla japin një paraqitje grafike të probabilitetit të suksesit për çdo rezultat të një mosmarrëveshje bazuar në kriteret e dhëna nga përdoruesi (specifike për çdo lloj mosmarrëveshjeje).

Ky përpunim i informacionit duhet të kuptohet në bazë të tre koncepteve të mëposhtme:

1. AI nuk është një objekt i vetëm dhe homogjen: është në të vërtetë një përmbledhje e shkencave dhe teknikave (matematika, statistikat dhe shkenca kompjuterike).
2. Motorët AI nuk prodhojnë inteligjencë në vetvete, por punojnë duke përdorur një qasje induktive: pra në bazë të informacionit të vendosur paraprakisht ai nxjerr rezultate të caktuara. Veçanërisht për drejtësinë parashikuese, motori ndërton lidhje mes grupeve të ndryshme në vendimet gjyqësore.
3. Besueshmëria e modelit (ose funksionit) e ndërtuar fuqimisht varet nga cilësia dhe nga të dhënat e përdorura dhe zgjedhja e teknikës së përdorimit.

Në Francë me iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë, dy gjykatat e apelit në Rennes dhe Douai ranë dakord të testojnë softuer-ët parashikues (AI) për drejtësinë në ankesat e ndryshme gjyqësore në pranverë të vitit 2017. Qëllimi i i softuerit ishte të krijojë një mjet vendim-marrës për të reduktuar ndryshueshmërinë e vendimeve gjyqësore të marra në çështje thuajse të njëjta, në emrin e parimit të barazisë së qytetarëve para ligjit. Rezultatet e para që dolën nga ky eksperiment nuk ishin të kënaqshme. Arsyetimi i softuerit çoi në rezultate të paarsyeshme ose të papërshtatshme për shkak të konfuzionit midis termave juridik të përdorur. AI e pati të vështirë të bënte punën e gjyqtarëve në këtë rast. Përdorimi i AI është një mundësi për të gjithë profesionistët ligjorë. Për aplikacione të tilla duhet të caktohen konsultime me profesionistë ligjorë përpara se të futen për përdorim në një shkallë të konsiderueshme.

Po çfarë është Inteligjenca Artificiale (AI)? Inteligjenca artificiale (AI) është degë e gjerë e shkencës kompjuterike që ka të bëjë me ndërtimin e makinave të zgjuara të afta për kryerjen e detyrave që zakonisht kërkojnë inteligjencën njerëzore. AI është një shkencë ndërdisiplinore me qasje të shumëfishta, por përparimet në të mësuarit në makinë dhe të mësuarit e thellë po krijojnë një ndryshim paradigme në pothuajse çdo sektor të industrisë së teknologjisë. Termi inteligjencës artificiale filloi të përdoret në vitin 1956, por AI është bërë më popullore sot falë rritjes së vëllimeve të të dhënave, algoritmave të avancuara dhe përmirësimeve në fuqinë informatike dhe në ruajtjen e tyre. Hulumtimet e hershme të AI në vitet 1950 eksploruan tema si zgjidhja e problemeve dhe metodat simbolike. Në vitet 1960, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes mori interes për këtë lloj pune dhe filloi të trajnonte kompjuterët për të imituar arsyetimin themelor njerëzor. Për shembull, Agjencia për Mbrojtjen e Avancuar të Mbrojtjes (DARPA) përfundoi projektet e hartës së rrugëve në vitet 1970. Dhe DARPA prodhoi asistentë personalë inteligjentë në vitin 2003, shumë kohë përpara se të krijohej Siri, Alexa ose Cortana, emra kaq të famshëm në ditët e sotme.

Kjo punë e hershme hapi rrugën për automatizimin dhe arsyetimin formal që ne shohim në kompjuterë sot, duke përfshirë sistemet e mbështetjes së vendimeve dhe sistemet e kërkimit të zgjuar që mund të dizajnohen për të plotësuar dhe përmirësuar aftësitë njerëzore. Ndërsa filmat e Hollivudit dhe romanet e shkencës përshkruajnë AI si robotë të ngjashëm me njeriun që marrin përsipër botën, evolucioni i tanishëm i teknologjive të AI nuk është aq i frikshëm - apo aq i zgjuar. Në vend të kësaj, IA ka evoluar për të dhënë shumë përfitime specifike në çdo industri, me qëllimin kryesor të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë njerëzore.

                                                                                                       CEPEJ dhe stafi i EuroSpeak, janar 2019

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk