Mirëqenia e kafshëve

Problemi i mirëqenies së kafshëve është trajtuar për herë të parë në legjislacionin e vitit 1974. Kërkesat ligjore në këtë fushë janë njohur veçanërisht në një protokoll shtesë që i është bashkëlidhur Traktatit të Amsterdamit në vitin 1997. ”Protokolli për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve” vendos rregullat për punën e BE-së në këtë fushë. Zyrtarisht, protokolli njeh që kafshët janë qenie me ndjenja dhe i detyron institucionet Europiane t”i marrin plotësisht në konsideratë kërkesat ligjore për mirëqenien e kafshëve gjatë hartimit d... Read More

Masat Anti-damping (Anti-dumping)

Vendosen atëherë kur një kompani eksporton në BE me çmime më të ulëta se vlera normale e produktit (kostoja e produkti apo çmimi i brendshëm), duke rritur mundësinë e zgjerimit në tregun europian dhe duke nxjerrë jashtë konkurrencës firmat e brendshme prodhuese.  Kur evidentohen raste ‘dumpingu’, ose nga ankimimet e prodhuesve të Komunitetit apo nga vetë iniciativa e Komisionit Europian, ky i fundit hap një procedurë hetimi anti-dumping për një periudhë jo më shumë se 15 muaj.  Mekanizimi i ‘anti-dumping’ ushtrohet vetëm kur vërtetohet dëmi dhe lidhja shkakësore dhe shoqërohet me vendosjen e një tak... Read More

Masat shtrënguese (Austerity)

Me masa shtrënguese i referohemi veprimeve zyrtare të marra nga qeveria, gjatë një periudhe kohe për shkak të kushteve të pafavorshme ekonomike, me qëllim reduktimin e deficitit të saj buxhetor duke përdorur një kombinim të shkurtimit të shpenzimeve e rritje të taksave. Masa shtrënguese të ndryshme janë shpallur që nga recesioni global në 2008 dhe kriza e eurozonës në 2009.Janë përgjithësisht të papëlqyeshme, sepse ato kanë tendencën për të ulur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve dhe përfitimeve të siguruara nga qeveria. Gjatë krizës së borxhit europian, shumë vende filluan programet shtrë... Read More

Marrëveshja e Gjelbër (Green Deal)

Komisioni i ri Europian po punon shumë për realizimin e premtimeve të dhëna, si dhe po tregon qartë se është shumë ambicioz për të ardhmen. Kjo gjë vihet re në prezantimin e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane, një paketë kjo e parashikuar deri në vitin 2050, e cila do ti lejojë qytetarët dhe bizneset të përfitojnë nga tranzicioni i gjelbër. Plani fillestar i kësaj marrëveshje parashikon masa të rëndësishme, të cilat fillojnë që nga ndërprerja e disa emisioneve jo-ekologjike, deri te investimet në kërkime dhe inovacione në ndihmë të mjedisit. Kjo strategji e re mendohet të jetë e suksesshme pas... Read More

Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Ekonomisë dhe Tregtisë (Comprehensive Economic and Trade Agreement)

Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Ekonomisë dhe Tregtisë (CETA) është një traktat i negociuar midis BE-së dhe Kanadasë. Kjo marrëveshje pritet t’i ofrojë firmave të BE-së më shumë mundësi të mira biznesi në Kanada dhe gjithashtu të ofrojë mbështetje për vendet e punës në Europë. Ajo do të mbështesë plotësisht standardet europiane në fusha të tilla si siguria e ushqimit dhe të drejtat e punëtorëve. Çfarë pritet të sjellë CETA për BE-në? - do të eliminojë të gjitha detyrimet në mallrat industriale, duke i kursyer eksportuesve europianë pothuajse 600 milio... Read More

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk